“E ke mendjen vetëm te paratë, jo te hallet e futbollistëve”, Agustin Kola sulmon ashpër Andi Lilën: Ku i çove lekët e tërmetit?

11 Maj 2020, 19:51Sport TEMA

Agustin Kola ka shpërthyer ndaj Andi Lilës, kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve të Pavarur Shqiptarë. Një nga ikonat e klubit bardheblu i bën thirrje lojtarit të Tiranës, njëkohësisht edhe në rolin e presidentit të Sindikatës, që mos të ketë mendjen vetëm tek paratë.

Madje Kola e thotë hapur që të anëtarësohesh në atë që ka krijuar Lila duhen 250 mijë lekë të vjetra. Ish-futbollisti s’kursehet aspak, përkundrazi në kanalin e tij në Facebook shkruan:

“Dy fjalë për ish futbollistin, tashmë sindikalist, Andi Lila

I dashur Andi, jam gëzuar shumë kur mësova muaj më parë nismën tënde për krijimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Besoja shumë që do të ngrije zërin mbi shumë problematika të mëdha që mungojnë te ta, që nga kushtet e stërvitshmërisë e deri te ana financiare.

Më vjen shumë keq të të them se nga dita e parë e deri më sot, i vetmi shqetësim i joti kanë qënë dhe mbeten paratë. Kështu filloi dhe rruga sindikaliste, si ato sindikalistë që kanë 30 vite që kujdesen vetëm për PARE. Aktiviteti jot i parë më la një shije të hidhur. Pasi more stadiumin pa paguar asnjë kacidhe dhe le jashtë skuadre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, premtove që do të ndihmoje të dëmtuarit nga tërmeti. Kë ndihmove? Premtove transparencë dhe nuk dimë akoma sa lek mblodhe, sa shpenzove, kë ndihmove. E ke nisur keq i dashur Andi.

Puna jote e parë me zemër sindikalisti tregoi fare mirë se ti nuk e paske në plan ti ndihmosh futbollistët. Po prisja mos kisha gabuar në nuhatje dhe doja të të jepja kohë tmë thoje që kam nuhatur keq, por e vërtetova pak ditë më parë. Një miku im më tha se një lojtar i Kategorisë së Parë për tu antarsuar te Sindikata jote duhet të paguajë 250 mijë lek. Unë i dashur Andi mendoj se jo çdo gjë është lek, lek, dhe vetëm lek. Problemet e futbollistëve dhe përfaqësimi i tyre duhet bërë edhe pa paguar lek për tu bërë antar nderi në Sindikata që punojnë për lekë.

Bëhu i besueshëm i dashuri Andi dhe besoj se në atë moment do të të marrin seriozisht. Agustin Kola ka qënë gjithmonë i drejteperdrejtë dhe nuk është përdor nga njeri”, ka përfunduar ai.

7 komente në ““E ke mendjen vetëm te paratë, jo te hallet e futbollistëve”, Agustin Kola sulmon ashpër Andi Lilën: Ku i çove lekët e tërmetit?”

  1. mondi says:

    Andi eshte nje injorant qe nuk ia ka idene punes qe ka marre persiper ose dhe qe ia kane ngecur, nje injorant manipulohet kollaj.As mos prisni gje nga ai.

  2. 6 mars 1991 says:

    Mos i jepni me pi kur nuk ja bane.
    Kola….Kola… Kola…
    Ne Shqiperi kam njofte vetem nje Bledar Kola.
    E kam fjalen si Futbollist.
    ky kush ashte?
    Kush e njeh?

  3. Rrumpalla says:

    Ky mund të ketë të drejtë, por ky është trim në të shprehur sepse është trap i madh, për të mos thënë atë llafin tjetër.

  4. Tani says:

    Ka qen njishi ke Tirona e viteve 80

  5. Viktori says:

    O rrumpalla ky ka qenë një ndër futbollistët që e mbante në gojë gjithë Shqipëria dhe po t’a duash kishte me shumë popullaritet sesa E.Hoxha në ato vite dhe çfarë po flet nuk po më duket kotë megjithatë sa për ty dhe për atë A.Lilen një futbollist amator për mua po ju shkruaj për disa legjenda të futbollit shqiptarë të viteve 70-90 .
    Luftëtari Braho Seiti Kalluci Flamurtari I gjithë ekipi Arapi.Taho Çipi Iliadhi Petro e Vasil Ruci Gjondedaj Ferko Zijai Ziu Bubeqi S.Kushta.Apollonia Tegu Tole Kokuri Majaci Lushnja Çobani Berati Kokalari Mile Arbëri Kovaçi Kadena Kavaja D.Bajaziti Shtini Durrësi Leshteni H.Ballgjini B Hodaj Partizani Musta S Berisha N.Ocelli Lame Millo F.Rragami A Fagu Janku Zguro Shehu Tomori Dinamo Targaj Stafa Stojku Dautaj Marko Pernaska Zëri Ballgjini Demollari Tirana pothuajse i gjithë ekipi Lekbello Liti Baci Omuri Josa Muca Kola Minga Dizdari T.Dibra Lezha B.Kola Vllaznia Dedja Zmijani Vata Arra Vukatana Bizi Hafizi Zhega Skënderbeu J.Kaci Xhambazi Elbasani Lleshi Dalipi Duro Deliu Daiu ndoshta kjo fundit i Kavajës dhe Gogunja një futbollist i shkëlqyer i Shkëndijës të Tiranës Zhupa dhe më i miri i të gjitha kohëve Janë Pano Demollari por të gjithë këta lojtarë mund të luanin në kampionatet më të mirë të Evropës.Lila mbaj shënim këto emra mëso historikun e futbollit shqiptar.

  6. Viktori says:

    Harrova Paçrami i Vllaznisë dhe Koto Zile i Flamurtarit një futbollist i jashtëzakonshëm më duket Muçi i Tiranës është i kompletuar por po të punoj fortë mund të kapë majat e futbollit europian ose e them pa ekzagjerim atij botëror por duhet të punoj fortë dhe shpejt se vitet ikin nuk e kuptoj pse Tirana e mbante në stol.Gjithmone për Muçi në derbin e fundit bëri një gol të shkëlqyer dhe qëndroj ashtu pa luajtur me atë gol duhet të bridhte gjithë fushën e ti përshëndeste të gjithë duke treguar dhe gëzimin e tij që ka uri të shënoj gol janë instikte që tregojnë se sa lartë do shkosh dhe se sa uri ke prandaj nëqoftëse nuk e ka duhet t’a përkrah e ti tregojë emocionet e tij e ti ndajë me tifozët me shokët ekipit Ronaldo edhe kur shënon gol koti bën atë urlon etij sepse gëzon kur shënon dhe prandaj shënon shume

  7. Viktori says:

    Kavaja D.Bajaziti Shtini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje