Kompleksi i Partizanit, investimi që i ka "kyçur" gojën FSHF-së dhe jo vetëm...

11 Maj 2020, 17:18Sport TEMA

“Air Albania”, stadiumi i Kukësit si dhe “Shtëpia e Futbollit”, ishin disa nga arritjet që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u krenua sot në Asmablenë fars që zhvillon çdo vit.

Themi fars, sepse çdo vendim është i paracaktuar dhe votohet me “duar në allçi” nga ana e pjesmarrësëve, të cilët nuk kanë guxim të kundërshtojnë për asgjë.

Kjo u vërtetua dhe në një moment gjatë votimit ku zyrtari i FSHF-së në mënyre të turpshme dhe skandaloze tha “futja kot” që nënkuptonte rezultatin e votimit.

Vetëm në një Federatë dhe futboll si ky i yni, ky skandal me zë dhe figurë kalon me të qeshur, duke treguar degradimin se si merret vendimet në atë Institucion.

Por, le të kthehemi tek çeshtja e investimeve ku Armand Duka me krenari tregoi, edhe pse pa mbështetjen kryesore të qeverisë dhe UEFA-s, asgjë nuk do ishte kryer, pasi ai në gjithë këto vite në krye të Federatës e la stadiumin kombëtar deri në pikën e fundit të degradimit, duke mos kryer asnjë investim dhe kur këmbana e alarmit mbërriti nga UEFA, u zgjua se nuk duhet të të vjel veç para, por dhe duhet të investojë.

Ndërsa, “Shtëpia e Futbollit”, siç e quan ai, po e ndërton në një vend ku për të pasur zyra luksoze që habiti dhe vetë presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin gjatë inspektimit të punimeve, ka shkatërruar kompleksin dhe klubin Dinamo, që sot dergjet në Kategorinë e Parë dhe paguan për tu stërvitur.

Por, një investim madhor që u ka errur sytë, është ai që po e kryen ekipi kampion i Shqipërisë.

Bëhet fjalë për kompleksin sportiv që klubi i Partizanit po bën në periferi të Tiranës, ku përveç stadiumit moderen, do ndërtohen dhe fusha stërvitore bashkë me hotelin ku do të akomodohet ekipi i parë dhe ato zinxhire.

Për këtë investim, vetëm një Federatë si kjo në vendin tonë nuk ka dhënë asnjë ndihmë (jo se tek Partizani ua kanë nevojën) dhe ndihet e trishtuar pse ky klub që vite më parë e shkatërruan dhe e rrëzuan në kategori inferiore, po ringrihet sërish fal investimeve të presidentit Gaz Demi.

Partizani po ndërton një kompleks pa mbështetjen e askujt, as të FSHF-së, as të qeverisë, dhe as të Bashkisë, duke treguar një shembull se veprat bëhen me fjalë dhe jo me propagandë.

Edhe qeveria dhe bashkia nuk kanë dhënë asnjë kontribut për këtë investim, ndryshe nga si kanë vepruar me klube të tjera.

Investimi i Partizanit dhe veçanarisht i presidentit Demi, i cili përveçse po ngre lart imazhin e futbollit shqiptar, po i jep një zhvillim të madh dhe asaj zone në perferi të Tiranës.

Shumë shpejt ai investim do të jetë gati, ku do të shfaqet modeli i suksesit i një klubi që investon për të lartësuar imazhim e futbollit shqiptar, përballë disa Institucioneve që se kanë bërë këtë për 30 vite. (TemA)

26 komente në “Kompleksi i Partizanit, investimi që i ka “kyçur” gojën FSHF-së dhe jo vetëm…”

  1. Fshf mafia says:

    Bravo Gaz Demit

    1. tironsi i kuq says:

      Kush eshte ky ndyresire gazetar, qe gjoja duke vleresuar investimin e Partizanit, ne fakt kerkon qe te krijoje kontradikta artificiale midis KF Partizanit dhe Federates!? Kush mut gazetar eshte ky, qe nuk vendos as emrin!? Perse duhet ti “djege” Federates kur ndertohet nje stadium i ri!? C’jane keto idiotizma? Ku ta gjente komuniteti sportiv qe edhe te tjere te ndertonin stadiume e komplekse, si i madhi Gaz Demi!? Po kush ta beje, Refik Halil pjatalaresi keta hajdute te Bashkise, qe vetem i futi nje te lyer stadiumit Dinamo dhe i keputi dhe nje emer tralala, e asgje tjeter.
      Pastaj c’lidhje ka ketu investimi i Partizanit me Asamblene e FSHF-se!? Asnje lidhje nuk kane keto dy ceshtje. Ku ne te se jemes se gazetarit shef ndonje lidhje ky!? Ky eshte nje provokacion i ketij bastardi per te krijuar konflikt dhe asgje tjeter!
      Perse ky gazetaruc kerkon qe dikush te votoje kunder, kur nuk ka asnje arsye perse te votohet kunder!? Kur edhe vete KF Partizani voton “pro”, sepse s’ka arsye perse te mos votoje pro, kur ceshtjet qe jane per t’u votuar jane plotesisht te pranueshme dhe normale per te gjitha klubet, ky gazetaruc fut spica kot me kot. Mos duhet qe te votohet “kunder” ashtu per qejf, per pordhe te ketyre llapaqeneve gazetare, qe jane raca me e shpifur ne shoqerine e sotme shqiptare! Nuk kishte asnje vendim te votuar sot ne Asamble, qe te diskutoheshin diferenca apo interesa te kunderta nga anetaret dhe klubet. Ishin gjera rutine te cilat ishin ne njejtin koncept per te gjitha klubet, nuk kishte asnje arsye qe dikush te mund te votonte kunder, sepse nuk do zgjidhnin midis nje varianti dhe nje tjetri. Ishin gjera te mirepranuara dhe te mirekuptuara nga te gjithe. Kush germon per te gjetur ndonje idiotizem, eshte thjesht maskara dhe provokator, qe vetem i prish pune komunitetit te futbollit.

      1. Shqiptari Ilirise says:

        Ky mendet gazetar e ka emrin Fation Baze.
        Dhe nuk është hera e parë që ky shpirt katran shan,përçmon e shp7f ndaj FSH-së dhe aritjeve yë klubrve të tjera.
        Racë m…i thuaj!

    2. K. F says:

      Falendero Erjon Braçen dhe Finon per kete jo Gaz Demin ata çamin e zi se vitin tjeter Erjoni ka ne plan ta mbjelle me molle Lozhani.

  2. Demi i Kuq says:

    Qeveria u dhuroi token,qe ka qene pjese e repartit ushtarak.

    1. atdhetari says:

      U DHURI TOKEN SEPSE KUR EDI ISHTE KYETAR BASHKIE, SALIU KYEMINISTER ME MANIPULIME E ZBRITI ,,KS PARTIZANI” NE KATEGORI TE DYTE. SI TILLE KY KLUB NUK KISHTE TE DREJTE TE ZOTERONTE KOMLEX STERVITJE. SE KU ISHTE KLUBI PARTIZANI TE GJITHE E DINE. ISHTE NE FUSHEN E AVIACIONI. PO KUJT I PERKISTE KJO TOKE? AJO KA QENE TOKE BUJQESORE PARA VITIT 1936, VIT KUR E BLEU ITALIA FASHISTE DHE NDERTOI FUSHEN E AVIACIONIT. PRONARET TIRANAS MOREN PARATE. PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE, ITALIA HUMBESE E HUMBI EDHE KETE PRONE E CILA SI VEND FITUES E RIMORI. PAS VITIT 1944 KJO TOKE NUK I TAKONTE ME ,,PRONEREVE TIRANAS” KU BENTE PJES DHE FAMILJA E KRUSHKUT TE SALIUT ZOTI MALLTEZI. POR ATA ME GJYQ BASHKE ME MBI 20 FAMILJE TE TJERA E ,,FITUAN TE DREJTEN” PRONESISE”, PACKA SE KJO ISHTE PRONE SHTETERORE. KOPLEKSI ,,PARTIZANI” KISHTE KATER FUSHA STERVITJE PER GRUP MOSHA TE NDRYSHME. AI ISHTE NJE VEND IDEAL PE RSTERVITJEN E RINIS SE TIRANES SEPSE ISHTE SHUME NE MES TE QYTETIT. NE KETE FUSHE , DHENDRI I SALIUT ME SHOKE KANE NDERTUR NJE KOMPLEKS PALLATESH (17 GJITHSEJ) BESOJ SE NJE DITE KUR TE VENDOSET SHTETI LIGJOR PRONARET DO T’A PAGUAJNE TOKEN, POR C’E DO FUSHA IKU.

  3. Partizani says:

    Bravo gazeta tema per kete shkrim real,,z flm presidentit Demi

  4. Gradishta says:

    Duka i krimit sikurse e ka quajtur doktor vdekja ,klanin duka së është e vertetë që nuk e ka ndimuar partizanin për këtë referojuni statistikave,në epokën duka
    partizani është ekipi që është dënuar më shumë se çdo ekip nga marionetat e dukës në komisionin e disiplinës.
    partizani është ekipi që gjyqëtarët me porosi të dukës kanë plotsuar plani e kartonve të kuq e të verdhë apo dhe të penalltive kundër partizanit
    Duka i krimit bashkpunon me krimin dhe jo me ata që investojnë e punojnë për
    futbollin e pastër e cilësor,synimi i tij është inkriminimi i futbollit ,që ai të mund të vjedhë sa më shumë.

  5. Na myten says:

    C’e pyt mo! Po e ndertojne me të virgjerit e Shqipnis.

  6. nino says:

    SA TE JETE NE KRYE TE FSHF DUKA I DROGES ME PLERAT QE KA MBLEDHUR KEQ E ME KEQ DO TE SHKOI FUTBOLLI. AJO ESHTE VATER HAJDUTERIE DHE KORRUPSIONI I FORTIFIKUAR DHE MBESHTETUR NGA ZAGARET QE E PERKRAHIN.

  7. Ladi says:

    Po ku i gjeti leket Gaz Demi?????????

  8. Ladi says:

    Ku i gjeti leket Gaz Demi?????????

  9. Rezi says:

    Bravo Escobar-it te Partizanit! Cfare aktiviteti ka ky zoteria qe nderton “pa ndihmen” e askujt? A ja beni pyetje vetes? Do t’ju mbije droga ne cdo cep dhe do t’ju mbulojne vrasjet, me keq sec ju kane mbuluar, zoti ju ruajt!

    1. tironsi i kuq says:

      Zoti Gaz Demi merret me ndertime, ka nje firme ndertimi shume te fuqishme. Ne kete kohe, firma e tij eshte e angazhuar ne ndertimin e Rruges se Arbrit!
      (duke patur vete firme ndertimi, kostot per punimet e stadiumit jane nga me minimalet)

      1. Ilir says:

        Tenderin per Rrugen e Arberit ja paska dhene kjo qeveri… e poshter! Edhe hapesirat e tokat e lejet per ndertimin e kompleksit ja paska dhene qeveria e poshter, bashkija…!!! Ky gazetari qenka shume I informuar! Mjere ky vend e mjere ky popull me keto nivele… Mjerane.

      2. Na myten says:

        O tirons i lodh që ke perfundu me të kuqt kaq koqe je sa te mendosh se Gaz Demi mund te ndertoje rrugë?!
        I shkreti ti!

  10. mond says:

    suksesin e shikoni ne endra se ne fushe …deri tani nuk kini gje, prandaj Tema mos ja mbushni mendjen kot se kujtojne vertet se kane suksese,ky ishte vit i deshtuar ne cdo drejtim, vitet qe vijne te shohim cdo ndritin.

  11. Ca thu says:

    Po pronat e dinamos jane bo pallate per plak. Prona qe i kane kalu bashkise para 4 vjetesh. Ne kundershtim te plote me ligjin qe citonte do perdoren vetem per aktivitete sportive. Ah ci futeni bythes me llap ju te temes.

  12. Petrit says:

    Falenderojme nga zemra z. Gaz Demi dhe te gjithe presidentet e tjere qe e rikthyen Partizanin t dhe nuk lejuan te zhdukej.
    Tani eshte pergjegjesi edhe e jona tifozeve qe te kontribuojme per ta forcuar dhe ndihmuar me ato pak mundesi qe kemi. Psh mund te bejme abonime vjetore qe ky stadium te mos mbetet asnjehere bosh duke kontribuar sado pak. Faleminderit Gazi nga zemra

  13. Juventus says:

    O popull kur do ti hapni syte,nuk e pyesni veten qe si ka mundesi qe eshte vellai i Edi Rames drejtor i Partizanit dhe ne saje te ketij ekipi lulezoi dhe pa mbeshtetjen e qeverise. Gaz Demi nusen e ka nga Tetova,a mund te kete lidhje kjo gje qe dhe firma qe fitoi tenderin e ushqimeve ne minisrtine e mbrojtjes me vlere 1.5 milion euro eshte perseri nga Tetova? Do ta shikoni shume shpejt se kush do e marri licencen per te kultivuar kanabis ,jo per gje por ka eksperiencen e duhur per kultivim dhe trafikim droge.Me vjen keq vetem per tifozat e partizanit se e mbeshtesin me gjithe zemer ekipin pa asnje mbeshtetje nga drejtuesit e Partizanit. Quo Vadis?

  14. Drogaxhinjte says:

    Si ka mundesi qe nje njeri qe ka dal 20 vjet nga koperativa te ngrej nje kompleks sporiv ketu ka jo 1pikpyetje po dhjetra ?????

  15. Dinamoviti says:

    Sa per Gaz Demin qe ka 30 vjet qe elakoni per keq.Ti hani… shikoni punen jo gunen.Me legena hajdute e parazite si Duka futbolli brenda Shqiperise,mut do mbete .Shembulli me tipik eshte ekipi dhe klubi “Dinamo”

  16. ggeku says:

    kam idene qe qeveria i ka dhuruar token ku po behet ndertimi. kontrollojeni edhe njehere shkrimin.

  17. Jari B says:

    Ne qafe time se perfundon ndonjehere kompleksi Partizani sa te jete Gaz Çami, shoferi i druve ne kohe te Xhaxhi, po ky Çami dhe nje pallat qe beri ju ça nga termeti, Gazi eshte kokrra e mashtruesit, nje hajdut ordiner qe shet ndeshje.

  18. Dashamiresi i futbollit says:

    Gaz Demit, bravo I qofte, por nuk keni pse I ktheheni gazetarit per artikullin e shkruar; sepse kunder kesaj federate eshte mire te shkruash perdite dhe nuk mjafton. Se eshte pikerishte kjo udheheqie federate , qe fundosi emblemat e futbollit shqipetar. Partizanin dhe Dinamon i shpuri deri ne kategorine e dyte dhe smjaftoi vetem kjo , por u mori gjithe pronat, partizanit kompleksin e saja ne Laprake dhe Dinamos , stadiumin dhe kompleksin sportiv , qe se fundi aty Do kapardiset Duka ne gjithe duket e vegjel te federates. Dhe Skuadra Dinamo , fale kujdesit te kesaj federate lufton per te zene kategorine e dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje