Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, bëri me dije se nga sot, datë 11 maj 2020, në përputhje me planin e masave lehtësuese, do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj informoi se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.
“E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19
në këtë fazë!”- siguroi Cakaj.
Për më tepër, Cakaj shpjegoi se puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.
“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.
Ehh mor Edi Rama ça spektaklesh ke bërë ti me politikën..
Se ku i gjen këta buzë qumështa ti qe i trampolon…
Se , si dhe qysh bëhet një njeri ministër i jashtëm nga shkolla..
Thua se jemi ne vitet 1800 dhe ky ishte i pari i fshatit, i vetmi qe dinte te shkruante emrin e vetë..
Prandaj them që keta jane copë inventari Nr-…
Të tillë të duhen ty t’ju japësh urdhra dhe ti bësh si çera nëpër telefona…
Dhe tani te duket vetja i pazëvendësueshëm, i pa arritshëm dhe i gjithë dituri nga çdo fushë..
Dhe një kope që te vijnë nga mbrapa..
Rroftë mbreti..
Dhe që të gjithë sapo te shohin atë që vjen i rradhës me vrap poshte mbreri i vjetër e rrofte i riu..
…Sepse duhej ti mbyllte ky te gjitha keto sherbimw..
Nje zot e di..