Sot do festonte ditëlindjen, ndërron jetë në mënyrë të papritur ish- kreu i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj

11 Maj 2020, 10:44Sociale TEMA

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare akademiku Gudar Beqiraj.

Ai ka ndërruar jetë në ditën e tij të lindjes.

“Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Akademia e Shkencave.

Reagimi i Akademisë së Shkencave

Kryesia e Akademisë së Shkencave njofton me hidhërim të thellë se akademiku Gudar Beqiraj ndërroi jetë nga një sëmundje e papritur.

Gudar Beqiraj ishte një nga anëtarët e Asamblesë me më shumë gjurmë në jetën institucionale të Akademisë së Shkencave.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë tonë të Shkencave, për bashkësinë e studiuesve të fushave ku ai veproi, për miqtë e shumë në universitete brenda dhe jashtë vendit, për qytetarët e shumtë me të cilët e patën lidhur interesat e tij të fuqishme dhe ndjenjat e fisme njerëzore.

Gudar Beqiri ishte njeriu i kërkimit dhe i pasioneve, i punës dhe drejtimit shkencor, i përgjegjësive administrative dhe vullnetarizmit olimpik, i ekspertizës në fushën e informatikës aplikative brenda dhe jashtë vendit.

Akademik Gudar Beqiraj i takon atij brezi që mori formimin bazik në Universitetin e Tiranës dhe u formua e specializua jashtë vendit. I diplomuar në fushën e matematikës, ai plotësoi kualifikimin në fushën e gjeostatikës në Qendrën e njohur të kësaj fushe në Fontainbleau (Francë), duke thelluar njohjen në fushën e krijuar me tezën e doktoratës ”Transformimi Fourier dhe aplikimet e tij”.

Ai është ndër të parët specialistë shqiptarë të formuar në metodat e informatikës së aplikuar në fushën e gjeofizikës (Universiteti Paris VI, Francë), duke vijuar më tej me formimin përmes punës në Universitetin “La Sapienza” (Romë) dhe me drejtimin e projektit informatik katërvjeçar për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të kadastrës italiane.

Gudar Beqiri ka përfaqësuar dijen vendëse në fushën e informatikës aplikative qysh në vitet 1980, si pjesëmarrës në veprimtari të rëndësishme shkencore ndërkombëtare, si Kongresi III Botëror i Gjeostatistikës (Avignon, 1987); në simpoziumin ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në gjeologji-miniera (1989, Çeki); në simpoziumin “Codota” (Leeds, 1990)); në simpoziumin ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në gjeologji-miniera (me një vlerësim me medalje argjendi të paraqitjes shkencore, Çeki, 1991).

Që prej tri dekadash akademik Gudar Beqiraj është i përfshirë në ekspertizë dhe oponencë shkencore ndërkombëtare nga institucione jashtë vendit. Vlerësues i jashtëm në programe doktorate në Francë, specialist i ftuar për vlerësimin e projekt-propozimeve në kuadrin e programit “Copernicus” të Komisionit Europian, drejtues në projektet e Komisionit Europian “Seeren”, “Seeren2”, “Isotea”, “Seefire”, “See-grid”, “See-grid2”, “See-grid-sci”, “Ict-web-proms”.

Gudar Beqiraj ka veprimtari universitare të pandërprerë që prej më shumë se katër dekadash, si pedagog i matematikës dhe i informatikës. Ai është autor i shumë artikujve dhe botimeve në shqip e në gjuhë të huaj në fushat ku ushtron veprimtarinë kërkimore-shkencore. Në karrierën e akademikut Gudar Beqiraj numërohen detyra të rëndësishme, që prej atyre të drejtimit shkencor (si dekan) deri tek drejtimi institucional (si drejtor i Institutit të Matematikës Llogaritëse INIMA). Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga Asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit.

Përveç veprimtarisë shkencore, universitare dhe administrative, Gudar Beqiraj është një personalitet në fushën e sportit të peshëngritjes, si sportist dhe arbitër (duke përfshirë arbitrimin në kategorinë e parë ndërkombëtare), si president i federatës kombëtare të këtij sporti dhe zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar, si kryesues i delegacioneve shqiptare në lojërat olimpike, kampionatet botërore, lojërat mesdhetare dhe kampionatet europiane e ballkanike. Për këtë veprimtari ai është nderuar me diploma nderi nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, si dhe me “Urdhrin Olimpik” kombëtar.

Së fundi kryente detyrën e Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i njeriut, kolegut, mikut dhe akademikut Beqiraj.

Kush ishte Gudar Beqiraj:

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë. Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali.

Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Kontributi i tij shkencor përfshin: Pjesëmarrjen në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë (1987). Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për mbrojtje doktorature në Fontainebleau, Francë (1988). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Pribram, Çekosllovaki (1989). Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK (1990).

Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekoslovaki (1991). Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. (2002-2007). Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit (2007).

Është realizues i algoritmeve dhe programeve të ndryshme në gjuhët e programimit: Algol, Paskal, Fortran, të aplikuara në fusha të ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqësia, nafta, mjekësia, etj.

Përvoja e tij profesionale është shumë e gjatë dhe e pasur. Në vitet 1971-2003 ka qënë matematikan në INIMA dhe në 1993 Drejtor i INIMA. Në vitet 2007-2009 Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë së Informacionit në UPT dhe në 2009-2013 Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 2017-2018 Drejtor i Shkollës së Doktoratës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe në 2018 e në vazhdim Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Ka një përvojë 45 vjeçare si pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Përveç kontributeve në fushën shkencore, ka kontribute edhe në aktivitete e fusha shoqërore.

Në 1982 Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje. 1992-2000 President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 1996-2000 Zëvendës President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. 1993-vazhdim Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania. 2004-vazhdim Anëtar i Bordit të Fondacionit Ndërkombëtar “Sue Ryder Care”.

2003-vazhdim president i Hospisit të parë në Shqipëri për të sëmurët terminal të diagnostikuar me kancer. 2008 Çmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranës,

2016 Medalje e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

24 komente në “Sot do festonte ditëlindjen, ndërron jetë në mënyrë të papritur ish- kreu i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj”

  1. Miranda says:

    U prehte ne paqe ish pedagogu im i informatikes.

  2. Gaqi says:

    Me prit Gudi se shpejt po vij te KCK dhe aty.

    1. Kristo says:

      Humbje e madhe per INIMA… Arriti kulmin e zhvillimit nen drejtimin e Gudarit. U prehte ne paqe!

  3. Black Jack says:

    Corona Corona coronavirus. That’s it no coment

    1. Dean says:

      Pse,ti mendon se vetëm virusi Korona vret sot?! Asnjë sëmundje tjetër?!

  4. Arben says:

    Lajm i shumë i trishtë! Respekt dhe mirnjohje profesor Gudari ! I pa harruar qoftë kujtimi i tij!
    Ngushëllime te sinqerta familjes

  5. Liri says:

    I paharruar Z. Gudar!

  6. roza says:

    I pa harruar do te mbetet…. Perse ikin njerez kaq te mire…..

  7. Agim Hoxha says:

    I prehte ne paqe ?
    Artikulli shume profesional Po nuk thuhej ku ku kishte lindur.

  8. "BOHOTINA" says:

    Nje personalitet e kam vleresuar. Nuk e kam njohur apo takuar ndonje here. Vetem nga mendimet kur e kam degjuar ne intervista…

  9. DinPak says:

    Kam patur rastin ta njoh dhe te punoj me Gudarin qysh nga vitet ’80, kur ishte ne Qendren Llogaritese te matematikes, Tirane. Nje matematikan i zoti dhe njeri shume pozitiv. Te bente pershtypje aftesia komunikuese dhe shoqerore e tij qe nuk krahasohej me te tjeret. Largimi i tij i papritur ka lene nje boshllek trondites jo vetem ne familje por edhe ne rrethin e tij shoqeror.
    Ngushellime per te gjithe ata qe e kane njohur Gudarin!

  10. Shen Kozmai says:

    I shkreti Gudar! Une e kam ditur se ishte vetem peshngrites, ai na paska qene edhe Akademik. U prehte ne paqe!

  11. Nik says:

    I ndjeri Gudar u prehte ne paqe, ngushellime familjes.

  12. Henry says:

    U prehte ne paqe .

    Njeri i mire dhe njeri i shkences. Do kujtohet per mire.

  13. Eri says:

    Ti shen Kozmai duket qe ke qene i interesuar vetem per sportin.Gjithashtu Prof.Gudari ka shkruajtur dhe tekstin e kenges kushtuar Aleksander Kondo.Prof.Gudari ka qene dhe nje matematikan i zoti dhe drejtues i zoti i INIMA.

  14. K. M. Tusi says:

    Kam punuar me të ndjerin Gudar për shumë vite. Organizator i zoti, me lidhje e aftësi komunikimi të mira. Njeri pozitiv që dinte të manovronte brenda kufizimeve, kërkesve dhe mundësive të kohës. Nuk ja hante qeni shkopin.
    Humbje e madhe për familjen dhe të njohurit.
    Ju preftë shpirti në paqe!

  15. K. M. Tusi says:

    Kam punuar me të ndjerin, prof. Gudarin, për shumë vite. Organizator i zoti, me lidhje e aftësi komunikimi të mira. Njeri pozitiv që dinte të manovronte brenda kufizimeve, kërkesve dhe mundësive të kohës. Nuk ja hante qeni shkopin.
    Humbje e madhe për familjen dhe të njohurit.
    Ju preftë shpirti në paqe!

  16. I. Storiani says:

    Njerezit e medhenj ikin nga kjo bote ne diten e datelindjes. Jetojne vite te plota.

  17. Platon says:

    Ngushellime familjes per njeriun e tyre te shtrenjte! Humbje e madhe! Personalitet i shquar i kultures dhe i shkences shqiptare.
    U prehte ne paqe shpirti i tij fisnik!

  18. Ana says:

    Prof. Gudari ka qene ne rradhe te pare nje njeri me zemer te madhe. Pak gjen si ai tek shkencat e natures apo INIMA. Njeri me bon sense. Kam kujtimet me te mira per te si profesor dhe drejtues . RIP

  19. I perndjekuri says:

    Kish shkence Shqiperia?
    Ku e paska bere universitetin ky e qenka bo shkencetar?
    Ne kohen e komunizmit?

    Na cuditet?
    Ku kish shkence atehere?
    Vetem qenie te skllaveruara te tjetersuara, roboter, gjys spiuna e gjysma tjeter kriminele hetuesa sigurimsa polica.

    Universitet, cfare matematike U Bote atehere, gjithe injorante. Matematike vetem per te ble presht me tallon.

    Eliten intelektuale e kish exekutu Enveri. Per cfare flisnin Ju o njerez.

    INIMA cfare ISH kjo? U krijua ne 1985 prapa kryeministrise po ish qender e perpunimit te te dhenave, dosjet e pergjimeve te sigurimit, spiunash, e te perkedhelurish te bllokut, ose hafije sigurimi.

    U krijua nga Enveri sa qe gjalle qe te manipulonte e pergjonte popullin per te ruajtur kolltukun e vet.

    Deri tani na mytet per komunizmi qe e la Shqiperine Pa e ntelektuale dhe 600 vjet mbrapa, qe e ktheu prape ne kohen e Skenderbeut.

    Tani Po marrim vesh qe ky gudari na qenka shkenctare, qe ne Shqiperi U Bote e boka shkence, qe paska universitet te inauguruar ne 1957 ne kohen e sketeres komuniste dhe bile te inauguruar nga diktatori tiran gjakpires enver Hoxha, bile U bente dhe informatike ne Shqiperi ne ate kohe.

    Ua cfare b…lepiresa.

    Na cuditet o njerez.

    O kish shkence ne kohen e Enverit o skish. Dhe nese skish ky gudari qe nje hic e Ju te tjeret Po ashtu.

    Vetem skllaven e hafije ishit qe spiunonit dynjane dhe vetem me nje Kulture e nivel te mjerueshm intelektual.

    E na mbushni mendjen qe ishit e jeni shkencetaret. Elita intelektuale U shfarosi deri me 1950.

    Nese nuk keni qene ne Spac apo Burrel apo kampin e tepelenes apo te internum keni qene sigurumsa e bllokmen.

    Gje tjeter skish ne Shqiperi.

  20. I perndjekuri says:

    Kish shkence Shqiperia?
    Ku e paska bere universitetin ky e qenka bo shkencetar?
    Ne kohen e komunizmit?

    Na cuditet?
    Ku kish shkence atehere?
    Vetem qenie te skllaveruara te tjetersuara, roboter, gjys spiuna e gjysma tjeter kriminele hetuesa sigurimsa polica.

    Universitet, cfare matematike U Bote atehere, gjithe injorante. Matematike vetem per te ble presht me tallon.

    Eliten intelektuale e kish exekutu Enveri. Per cfare flisnin Ju o njerez.

    INIMA cfare ISH kjo? U krijua ne 1985 prapa kryeministrise po ish qender e perpunimit te te dhenave, dosjet e pergjimeve te sigurimit, spiunash, e te perkedhelurish te bllokut, ose hafije sigurimi.

    U krijua nga Enveri sa qe gjalle qe te manipulonte e pergjonte popullin per te ruajtur kolltukun e vet.

    Deri tani na mytet per komunizmi qe e la Shqiperine Pa e ntelektuale dhe 600 vjet mbrapa, qe e ktheu prape ne kohen e Skenderbeut.

    Tani Po marrim vesh qe ky gudari na qenka shkenctare, qe ne Shqiperi U Bote e boka shkence, qe paska universitet te inauguruar ne 1957 ne kohen e sketeres komuniste dhe bile te inauguruar nga diktatori tiran gjakpires enver Hoxha, bile U bente dhe informatike ne Shqiperi ne ate kohe.

    Ua cfare b…lepiresa.

    Na cuditet o njerez.

    O kish shkence ne kohen e Enverit o skish. Dhe nese skish ky gudari qe nje hic e Ju te tjeret Po ashtu.

    “Personalitet i shquar i kultures e shkences Shqiptare” what the f…
    Ku e gjetet shkencen e kulturen mo Plankton?

    Vetem skllaven e hafije ishit qe spiunonit dynjane dhe vetem me nje Kulture e nivel te mjerueshm intelektual.

    E na mbushni mendjen qe ishit e jeni shkencetaret. Elita intelektuale U shfarosi deri me 1950.

    Nese nuk keni qene ne Spac apo Burrel apo kampin e tepelenes apo te internum keni qene sigurumsa e bllokmen.

    Gje tjeter skish ne Shqiperi.

    Mbas nje prapambetje 50 vjecare smund te behet fjale per shkence e kulture ne Shqiperi. Pervec asaj sic e dime me te miret kane ikur jashte.

    Aty Kane mbetur medioker dhe farefisni e mediokerve

    1. K. M. Tusi says:

      @I perndjekuri:
      Paske pjerdhur nga mente! INIMA pergjonte?! Hahahahahaaa!
      Shko vizitohu o i mjere e piji ilacet qe do te te jape doktori.

    2. fushebardha says:

      Shpejt te komodina , nga krahu i majte i ke ilacet e tua , nga e djathta jane te tjera [ jane ato qe te kane ngel qe nga koha e sigurimit ] dhe duket se i ke ngaterruar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje