"Zgjedhorja", Gjiknuri: Opozita kishte tendencë të fshinte gjithçka që është arritur. S’ka rifillim loje, por vazhdim aty ku e lamë

11 Maj 2020, 12:49Politika TEMA

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka ritheksuar sot pas mbeldhjes online të Këshillit Politik, se do të bëhet gjithcka për të mbërritur në një konsensus mes palëve, por nënvizoi se puna do të vijojë aty ku ishte lënë në mes, sipas axhendës së dakordësuar.

“Ka një cështje që nuk është diskutuar ajo e sistemit, kërkuam që ekspertë të bëjnë një ekspoze lidhur me pyetjet qe jane ende pa pergjigje, kurse opozita u kërkuar të bëhet pasqyrë e punës së bërë deri tani. Theksoj se nuk kemi te bëjmë me rifillim loje por vazhdim të asaj aty ku e lamë, nuk kthejmë axhendën, opozita jashtëparlamentare ka pasur detyrim të paraqeste propozime për disa cështje, ka axhendë dhe metodologi të dakordësuar. 

Rame dakord qe brenda majit kjo punë duhet mbyllur, të vazhdojmë aty ku e lamë dhe të gjejmë konsensus. Per ceshtje qe nuk ka konsensus, barra i mbetet ekspertizës se ODIHR. Por ne nuk mund të hapim cështje të reja, ka mbetur edhe propozimi i opozites për KQZ se nuk janë shprehur për formulimin e KQZ pastaj mbeten këshillat e arbitrit qe eshte ODIHR”- tha Gjiknuri.

Sipas tij, për gjëra që nuk biem dakord i drejtohemi ODIHR që të na adresojë për konsensus. Pyetur per voten e emigranteve, Gjiknuri theksoi se “per te është gjetur zgjidhje optimale, duke qene se do jetë në distancë dhe mund të kërkojë kohe dhe elemente teknike që nuk i parashikojmë në detaje, ia kemi deleguar KQZ, se si mund të ushtrohet kjo votë”.

Per pikat qe jane ende ne debat, sipas tij, ka ngelur vetëm cështja e KQZ. “Opozita ta sjelle  dhe të vazhdojmë diskutimet, nuk i- kthehemi gjerave nga e para, ka një tendencë nga opozita për të fshirë cfare është arritur, por nuk dua ta paragjykoj, se ramë dakord të vazhdojë aty ku e lamë”- tha ai. Sipas tij, nese nuk ka konsensu, “nuk di cfare te them pastaj”.

1 komente në ““Zgjedhorja”, Gjiknuri: Opozita kishte tendencë të fshinte gjithçka që është arritur. S’ka rifillim loje, por vazhdim aty ku e lamë”

  1. Kali i Trojës says:

    Trim i xha Jahos (Edit).
    Të përfitojmë nga koha që na dha djali (Bylykbashi)
    Abedin, mbaj shënim (Petriti).
    O kasolle, ku na mblodhe…reforma zgjedhore..
    Seriali më i ri nga IL SA-ED (enjoy o popull).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje