Austria dërgon ndihma në Shqipëri për situatën e Covid-19: Mbi 3700 litra dezinfektues dhe 2000 pako me dorashka

13 Maj 2020, 14:56Bota TEMA

Bashkimi Evropian vijon të dërgojë ndihma për Shqipërinë për përballimin e situatës me Covid-19.

Së fundmi në vendin tonë ka mbërritur donacioni i radhës me pajisje mjekësore të dhuruara nga Austria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Në këtë paketë ndihme janë dhuruar plotë 2000 pako me dorashka si dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë ?? në luftën kundër #COVID19 arriti sot falë Austrisë ?? përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian ?? #EUcivpro:
?2000 pako me dorashka
?3740 litra dezinfektues mjekësor” shkruan Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

1 komente në “Austria dërgon ndihma në Shqipëri për situatën e Covid-19: Mbi 3700 litra dezinfektues dhe 2000 pako me dorashka”

  1. sem says:

    cohu enver nga varri, ku ka mberritur shteti shqiptar, as sapun nuk prodhon dot, cohu enver na shpeto nga keta barbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje