Gjermania parashikon një rihapje të kufijve në mes të qershorit

13 Maj 2020, 12:40Bota TEMA

Gjermania parashikon heqjen, në mes të muajit qershor, të kufizimeve të qarkullimit, të vendosura në kufijtë e saj për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Brendshëm,Horst Seehofer.

“Gjermania, si dhe fqinjët e saj francez, austriak dhe zviceran kanë objektiv të qartë për një rikthim të qarkullimit të lirë në Europë duke nisur nga mesi i muajit qershor”, deklaroi Horst Seehofer në një konferencë shtypi duke njoftuar përveç të tjerave një lehtësim të kontrolleve në fuqi duke nisur nga 16 maji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje