Covid-19 shtyn sërish seancën për Saimir Tahirin, GJKKO: Nuk është e ngutshme

13 Maj 2020, 09:10Politika TEMA

Seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Gjykata e Pocsaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) referuar aktit normativ tha se kjo nuk konsiderohet një seancë e ngutshme dhe do të zhvillohen vetëm ato që janë të tilla.

Theksojmë që seanca e radhës për Tahirin ishte planifikuar të mbahej sot me trupën gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

2 komente në “Covid-19 shtyn sërish seancën për Saimir Tahirin, GJKKO: Nuk është e ngutshme”

  1. Justicia says:

    Ehh çdo vejë si puna e gjyqeve të Bashës dhe Mediut kjo punë..
    Shikoni kur të mbyllet për punë afatesh…

  2. luani u.s.a. says:

    Gjykimi i Saimir Tahiri eshte bere si Telenovele Turke me kete ka mbaruar populli dhe ka falimentuar shteti si dhe Shqiperia te jete Proktetorat i OKB ne kohe zgjatje 20 vite?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje