Veliaj i nxjerr dokumentet Metës, Berishës dhe Bashës: Në 2007 e latë Teatrin jashtë listës së Monumenteve të Kulturës si godine pa vlerë, boll me lot krokodili

13 Maj 2020, 08:28Politika TEMA
Veliaj i nxjerr dokumentet Metës, Berishës dhe Bashës: Në

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i është përgjigjur me dokumente Presidentit Meta dhe opozitës lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Open”, Veliaj ka publikuar fakte se si qeveria e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes në vitin 2007, e ka lënë godinën e Teatrit Kombëtar jashtë listës së Monumenteve të Kulturës. Për më tepër, bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Institui i Monumenteve te Kultures i dërgon Ministrisë së Kulturës të qeverise “Berisha” listën e objekteve monumente të Kulturës, ndërsa Teatrin Kombetar e cilëson si një ndërtesë pa asnjë vlerë, duke mos e përfshirë në këtë listë.

“Duke qenë se z. Meta ka qenë në qeveri dhe koalicion me z. Berisha, dhe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, ka qenë ministër në ate qeveri, shikoni vendimin e vitit 2007 për institucionet që janë monument kulture në Tiranë: janë 108 institucione. Qeveria e Berishës dhe Bashës ne 2007, kësaj qeverie i bashkohet edhe Ilir Meta me pas, kishte 4 vjet që mund shpallte Teatrin monument kulture, por s’e bene. Janë 108 ndërtesa në aksin kryesor të Tiranës dhe në asnjë vend nuk është Teatri Kombëtar. E dini pse? TK nuk është në asnjë vend sepse siç thoshte qeveria e Sali Berishës dhe Lul Bashës në 2007, po ua citoj vendimin: “Bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Këshillit Shkencor, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve listën e objekteve monumente të Kulturës, në qendrën historike të Tiranës, pra këto 108 institucione që ju përmenda, vërehet se në pikën 70 të listës, bashkëlidhur, objekti Teatri Kombëtar përmendet si ndërtesë pa vlera, duke mos u përfshirë në urdhron 122, 5/03/2007”. Në këtë urdhër të qeverisë Berisha dhe Basha, pra. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar gjithnjë se kjo është nje axhendë politike, si këndi i lojrave, pazari, sheshi e bulevardi. Ne kete liste kane futur gjithçka për mbrojtje, dhe jo TK”, theksoi Veliaj.

Sipas këtij dokumenti, në listën e gjatë me 108 godina, janë përfshirë si monumente kulture edhe klinika mjekësore, ndërsa një godinë si teatri për kryeministrin Berisha, zv/ kryeministrin Ilir Meta si dhe për Ministrin e asaj kohe Lulzim Basha, nuk meritonte të ishte në listën e monumenteve të kulturës pasi nuk ka asnjë vlerë.

“Sigurisht, janë futur gjithë godinat kryesore, mungon teatri, por shih çfarë është futur. Është futur, “ish pastërtia”, nje banesë, tip apartament, pra është futur një apartament tek bulevardi Zogu i Parë, është futur laboratori i Kriminalistikës, është futur banka Arabe, pra godina, klinika mjekësore qeveritare pas Presidencës, një pallat normal banimi; është futur banesa kolektive 5 katëshe, po tek ajo rrugë. Pra, qeveria e Lul Bashës dhe Berishës, së cilës më vonë iu bashkua Ilir Meta si aleat, ka botuar listën me 108 ndërtesa të mbrojtura dhe kanë harruar Teatrin? Ja memoja që ata kanë bërë vetë: teatrin e kanë cilesuar një godinë pa vlera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i kërkoi presidentit Meta që të lërë lotët e krokodilit, bashkë me Berishën dhe Bashën me të cilët kanë qenë në koalicion, pasi asnjë qytetar nuk i beson më.
“Institucioni i pare qe mund ta shpalle nje ndertese monument kulture eshte Ministria e Kulturës, por ministria e koalicionit Meta, Basha, Berisha ne vitin 2007 ka shpallur monument kulture ish-partinë dhe ndërtesa private, kurse Teatrin Kombetar jo. Institucioni i dytë ndërkombëtar që mund ta shpalli monument kulture është UNESCO; por as UNESCO, as Ministria e Kulturës e atyre aktorëve që janë në këshillin kombëtar të Partisë Demokratike, kur e kishin partinë e tyre në pushtet nuk e bënë kurrë këtë gjë. Është shumë e vështirë që unë dhe 1 milion qytetarë të Tiranës të besojmë që krejt papritur sapo ikën nga pushteti zbuluan se Teatri Kombetar paska vlerë më shumë se “Pastërtia” apo Instituti i Kriminalistikës, këtë nuk ka buf që ta hajë. Përgjigja ime për Ilir Metën është: ke qene në qeveri me Lulin dhe me Saliun, lotët e krokodilit për monumente kulture që vete nuk i shpalle kurrë, por i deklaruat të pavlera, nuk i ha më asnjeri.”, tha Veliaj.

11 komente në “Veliaj i nxjerr dokumentet Metës, Berishës dhe Bashës: Në 2007 e latë Teatrin jashtë listës së Monumenteve të Kulturës si godine pa vlerë, boll me lot krokodili”

  1. Al says:

    Bej dhe 40 kulla…Tirana sot ska identitet…vetem pallate kominizmi dhe kulla idiote dhe te shemtuara…..

  2. Populli says:

    Sa here flet Velia, te verteta gjithmon,
    s’ka askush dyshim dhe nuk e beson,
    ka dhene prova ky Eri pra per vertetesi,
    qe kur deklaroi se ka shitur fiq qe femi,
    po dhe kur tha me plot goje ky i nderuar,
    se foshnjen e Griseldes ja kane abortuar,
    asaj gruas Artur Roshit te Kavajes krenare,
    qe per dreq…nuk na ishte shtatezene fare!
    ndaj dhe ate shprehje te vjeter ne na kujton,
    “e ben dhe priftin me Barre” ky Lali Eri i jon!

  3. specialisti says:

    Po z.Veliaj, kjo eshte lista. Teatri nuk eshte aty.
    Po te bej nje pyetje.
    Pse disa nga objektet qe jane ne liste, nuk ekzistojne me ?
    Ne qoftese jane monoment kulture, pse jane prishur e po ndertohen pallate ?
    Kush i miraton ato ?
    Loje listash

  4. Piro says:

    Ke te drejte, gjithecka eshte politike. Te vjen keq per emra arkitektesh qe firmosin monument kulture kliniken pas presidences. Po kuptohet pse e kane bere. Politika eshte futur thelle te njerzit, dhe vendi vjen rrotull disa personave politike.

  5. Fieri says:

    U ë tullumbacia!.

  6. Fieri says:

    U ça tullumbacia!.

  7. Lalka Erjonka says:

    Sa punon ky dreq…!?
    Thua se ky nuk po e prish teatrin për përfitime të klanit të tij..
    Dakord gjë e vjeter, amortizuar, jashtë funksionit..
    Por ky po na bon si i ndershmi i dynjasë..
    Sa % perfiton ky nga ajo gjëja e re që duan të bëjnë ??

  8. kritiku says:

    Ka njeri ne bote ti kuptoje keta ish shtetare me keto vendime te djeshme dhe me kete te folme te soteme?! Duket se ky popull ka zgjedhur hajvanet per ta drejtuar dhe se nuk meriton respektin si njerez, vetem si qytetare pa mendje ne koke. Keta duhen mbyllur ne shtrunge dhe duhen çuar ne nje vend te mos duken me e te mos komunikojne; çfare flase dhe une! Pse ka njeri tu dale perpapa Sali berishes, Ilir Metes e kompani!

  9. Dora says:

    Hajduti Veliaj qe na faturon 15 mij lek cdo muaj te fatura ujit si taksa. Hajdut i ndyr mos i gzofsh ato qe na vjedh.

  10. Ai LALI ERI ka 1001 të Zeza për Tiranën, por nuk ka 1milion e 1001 të zezat e Lulush Bashës për Tiranën. Ndërsa dokumentar e nxjerra janë absolutisht të vërteta pasi i kanë dhe vetë “trimat e mbrojtjes së Teatrit ngrehinë” dhe Arkivi i Partisë MËMË tek ISH_SHQUP.

  11. Shenjestra says:

    Veliaj,nuk eshte as hajdut,as mashtrues,as genjeshtar,por thot te vertetat qe jane bere nga pushteti i korruptuar i kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha.Si Erijoni te jen te gjithe do isht shume perpara vendi.Ju kundershtaret vazhdoni te lehni si qent e koshave te plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje