Nga Carlo Bollino
Çifti i shpifësve Sali-Jamarbër Berisha ka rifilluar fushatën qesharake kundër meje dhe televizionit tim, pa e vrarë fare mendjen se tashmë, një gjykatë për herë të parë në Shqipëri, e ka damkosur ligjërisht Sali Berishën si shpifës pas një gjyqi me mua. Prej 28 vitesh kjo familje më përndjek me shpifje të të gjitha llojeve, një urrejtje me bazë raciste dhe ksenofobe sepse ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-lideri i opozitës dhe tani edhe ish-doktori nuk e ka gëlltitur kurrë faktin që një i huaj të ushtronte profesionin e gazetarit dhe më pas të botuesit në vendin e tij. I rritur me kulturën e mbyllur të fisit, të cilit edhe përmasa e katundit i duket një kërcënim, Berisha ka besuar gjithmonë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga përmasat ndërkombëtare të informacionit, është kërcënimi dhe sharjet duke u përpjekur të cënojë besueshmërinë time.
Nuk i mjaftoi të më dëbonte nga Shqipëria në 1995 duke tentuar me policinë e Agim Shehut dhe Shik-un e Gazidedes të më shpronësonte nga gazeta që drejtoja; nuk i mjaftoi të urdhëronte bankën e tij që të blinte me çdo çmim televizionin e krijuar prej meje, pas 21 janarit 2011; nuk i mjafton asnjëherë që më quan prej vitesh fashisht, komunist, mafioz, trafikant, spiun dhe për të gjitha këto është damkosur si shpifës zyrtar. Unë jam ende këtu, ndërsa plaku “ish-gjithçka” këmbëngul me urrejtjen e tij shekullore edhe pse tani i ka mbetur në krah vetëm një grup i vogël urrejtësish dixhitalë bashkë me atë, Jamarbër Berishën që i është ngjitur pantallonave të vjehrrit me shpresën se një ditë do të kthehet në pushtet e të rinisë bastisjen miliardere që bashkë me gruan e tij, Argitën, ka bërë i paprekur për 10 vite rresht. Tashmë kjo është një histori familjare, si ajo e familjes mafioze Soprano.
Këtë herë Saliu dhe Jamarbëri më sulmojnë sepse (si çdo media tjetër ka bërë shumë më parë se unë), po përpiqem të ndërtoj më në fund një redaksi për televizionin tim. Duke mos mundur të tregojnë të vërtetën, më sulmojnë ashtu siç kultura e tyre ua imponon, duke përdorur shpifje. Dje u mbushën 8 vite që nga hapja e Report TV dhe cilido ka frekuentuar televizionin tim e di mirë se prej tetë vitesh punojmë në një bodrum të marrë me qera nga një privat.
Berisha financon me fonde misterioze televizione që vetëm pas 6 muajsh lavdërohen se kanë investuar 1 milion euro dhe kanë studio luksoze që unë edhe pas 8 vitesh, as nuk i ëndërroj. Berisha frekuenton çdo ditë televizione të ndërtuara mbi toka publike dhe shpesh të financuara me kapitale të dyshimta që shpalosin luks dhe rroga marramendëse, e pavarësisht kësaj për të skandali jam unë. Ai shtiret të mbrojë gazetarët e sulmuar nga qeveria, por vetë është i pari të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më keq. Vetëm se të më sulmojë mua, tashmë nuk skandalizon askënd, as “sindikatat” e tij që heshtin prej 28 vitesh edhe tashti. Ja pra racizmi dhe ksenofobi.
Saliu dhe Jamarbëri nuk meritojnë as edhe një përgjigje sepse racistëve nuk iu përgjigjet, injorohen. Nëse sot përgjigjem e bëj vetëm për transparencë dhe respekt ndaj atyre personave (përfshi edhe shumë zgjedhës të opozitës), të cilët thjeshtë nuk dinë se si qëndron e vërteta dhe mund të besojnë shpifjet e dy shpifësve të vjetër.
Nisemi nga faktet. Katër vite më parë, duke kërkuar nëpër magazina shtetërore materiale të vjetra dhe të braktisura për të ekspozuar si dëshmi e kohës se kaluar në muzeun Bunk’Art, zbulova ish-repartin e Orave: një strukturë e rrënuar e administruar nga Bashkia e Tiranës, në gjendje të braktisur. Që atëherë nisi odiseja ime për të marrë me qira nga Shteti ato mjedise të papërdorura: një procedurë kryesisht ligjiore e rregulluar që nga koha e Sali Berishës, e ndjekur nga qindra shqiptarë, investitorë, artizanë dhe pronaër mediash, duke perfshirë edhe mbesën e gruas së Sali Berishës.
Një betejë me burokracinë e zhvilluar prej disa vitesh me kërkesa, verifikime, mijëra dokumente, një konkurs publik (ku ishim dy konkurrentë, tjetri nuk fitoi thjeshte se kishte gabuar totalisht dokumentacionin) dhe pastaj projekte dhe ëndrra që kishin vetëm një qëllim: trasformimin e asaj godine të viteve ’60 me tulla të kuqe, në redaksinë time të re, dhe në të njëjtën kohë t’i japë jetë zonës pas ndërtimit të shtatë pallateve monstra të ndërtuar aty afër nga Jamarbri që e kanë transformuar si një lagje konviktesh.
Kur pas vitesh dukej se kalvari burokratik ishte drejt fundit, termeti i 16 shtatorit vuri në diskutim çdo gjë, pasi godina u dëmtua dhe pjesërisht u shemb duke filluar nga tavani. Rindërtimi që unë kisha menduar nuk mund të bëhej më. Duhej rrëzuar e gjitha dhe rindërtuar nga e para. Jo një pallat, siç shkruajnë dy shpifësit në profilet e tyre, por një redaksi me studio televizive: asgjë më shumë! Kështu nis një odise e dytë pasi edhe pse godina është e papërdorshme nga tërmeti, për ta shembur duhet një akte konstatimi, akt ekspertimi, nje komision publik, deri një VKM. Rifillon mbledhja e dokumentave, letrave, dhe mijëra burokracive që ende nuk janë mbyllur.
Le të shohim tani se çfarë pretendon çifti Sali-Jamarbër. Po e nis me shpifjet e postimeve të tyre të fundit, të shkruara nga Saliu e të kopjuara nga Jamarbëri si një nxënës i zellshëm.
1) ”Vjedh token e pronarëve autoktonë tiranas”
NUK ESHTE E VERTETE. Sipërfaqja që kam marrë me qera nga shteti për 20 vite ka qenë gjithmonë pronë shtetërore. Pra nuk ka pasur asnjëherë ish-pronarë që ta kenë pretenduar si tokë. I vetmi rrip prej 300 metrash katrorë tokë private afër zonës që unë kam marrë me qera është ajo që Jamarbëri bashkë me 44 trashëgimtarë ka marrë si kthim nga shteti me ndërhyrjen e vjehrrit. Dhe një copëz tjetër toke jashtë ndërtesës që është kompensuar nga shteti në vitin 2011.
2) I fal edhe tokën (që ka qenë private) edhe objektet e ndërtuara me taksa publike Bollinos. Tani pasi ia ka falur tokën dhe objektin, Rama nxjerr edhe vendim per t’i shembur objektet që ia ka dhene me qera.
NUK ESHTE E VERTETE. Unë nuk jam bërë pronar as i tokës dhe as i ndërtesës. Unë e kam marrë me qera: sipas një nisme të ndërmarrë nga vetë Berisha, kam mundësinë të paguaj 1 euro qera, por në këmbim kam detyrimin të investoj një shumë të konsiderueshme në strukturë dhe të punësoj një numër të konsiderueshëm personash shtesë. Sipas kontratës së bërë, pas 20 vitesh duhet t’i dhuroj Shtetit gjithë investimin tim. Nëse verifikohen disa kushte (edhe këto të parashikuara nga një ligj i bërë nga Berisha) jo më parë se 5 vite mund të përpiqem ta privatizoj, por në këtë rast duhet t’i paguaj shtetit vlerën e tokës, sipas kostos normale, dhe vlerën e godinës që kam marrë me qera, që tërmeti e ka shkatërruar pjesërisht dhe tani për ta rindërtuar kam marrë urdhërin ta prish plotësisht. Pra asnjë dhuratë.
3) ” I vjedh gjimnazin Njësisë Bashkiake Nr. 7 me mbi 50,000 banorë”
NUK ESHTE E VERTETE. Nëse në 2012 plani urbanistik i bërë nga Lulzim Basha parashikonte në atë zonë si dhe në zonat e tjera të kryeqytetit realizimin e godinave shkollore, deri në vitin 2013 kur Berisha ishte në pushtet dhe deri në vitin 2014 kur Lulzim Basha ishte ende kryebashkiak, nuk u ndërtua asnjë shkollë në kryeqytet. Edhe atë shkollë hipotetike as Berisha dhe as Basha nuk kanë bërë kurrë qoftë as edhe një projekt dhe nuk kanë përgatitur asnjë dokument për ta ndërtuar me të vërtetë. Zero. Në vitin 2014, kur Erjon Velija u bë kryebashkiak, anulloi të gjithë planin urbanistik të Bashës dhe në planin e ri rindahet edhe prania e shkollave të reja. Në atë toka nuk është parashikuar asnjë shkollë. Unë e kam parë uzina dhe kam nisur idenë për bërjen e redaksisë aty një vit pasi ishte bërë dhe përcaktuar plani i ri për Tiranën. Pra unë nuk kam “vjedhur” dhe as fshirë asnjë shkollë!
4) ”Shkel ligjin e kthimit të pronave që detyron shtetin të mos japë toka të treteve deri në përfundim të procesit të kthim-kompensimit të pronave”;
NUK ESHTE E VERTETE. Siç e thashë është lehtësisht e verifikueshme nga i gjithë dokumentacioni që nuk ka asnjë proces për kthimin apo kompensimin e pronave mbi atë tokë. Ajo që duhej të ishte kthyer është kthyer që në kohën e Berishës, përfshi dhe familjarët e tij.
Shpifja është arma që Sali Berisha e ka mësuar në librat e marksizëm leninizmit, të vetmet që ka mësuar me përkushtim gjatë gjithë jetës. Habit fakti se dhëndrri i tij e ndjek në të njëjtën rrugë, duke injoruar jo vetëm logjikën, por edhe ligjet e bëra prej vetë atyre. As edhe një juriste në familje nuk i ndihmon që të shmangin gafat. Për fat të keq, familja Berisha ka pasur gjithnjë një konflikt të madh me ligjet, pasi ata ndjehen gjithmonë sipër çdo gjëje. Mbi drejtësinë, mbi të vërtetën, mbi Shtetin. Quajnë mafiozë të tjerët, por familja e vërtetë Soprano, janë tamam ata, sidomos kur verifikon pafundësinë e rasteve të korrupsionit, pronave, aferave, ndërtimeve, tokave të zaptuara që nga Gerdec, Tirana, Gjiri i Lalzit, Porto Romano e Shqipëria mbarë. Por kjo është një tjetër histori investigimi gazetaresk dhe i drejtësisë së re shqiptare. Përballjet e familjes Berisha me ligjin nuk kanë filluar ende.
(Në foto: Godina e marrë me qera)
Z gazetar mos e vrisni fare mendjen .Saliu kafsh lindi dhe ashtu do vdes.Eshte fatkejsi per kombin ton .Besoj dhe shpresoj te jet fatkejsia e fundit per shqiperin .Sali shpellari ben pjes ne grupin e fatkejsive.Na ra ne ne pjes e do ta heqim.
MOOOOS ! SA KEQ PO ME VJEN !
PO TI ORE GAZETAR HALEJE, SA KADAVRA KE NE DOLLAP ?
PO S’KE FAJ ! E HEDH VALLEN SIPAS VENDIT, E KE KUPTUAR MIRE SE VETEM KETU MUND TE BESH TALLAVERE O DALLAVEREXHI E TE HIQESH SI HERO ! PA PROVOJE NJE HERE T’I BESH NE ITALI KETO PO E SHEH KU PERFUNDON !
SALIUN NUK E DUA PO ESHTE BURRE DHE JO HALE SI PUNA JOTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O Karlo i ziu. Kete te ka dhene Edi mo? Qenka keputur ne bythe mizerja. Ty do te bjere kurrizi ta rregullosh kete qe as stalle sbehet. Sala kishte lezet i kishte mediat po u fali Kinostudion mbretin e kultures shqiptare. Veri dinamitin mik dhe futjua ne bythe te dyve Sales dhe Edit
hahaha o Carlo pse nuk ja jep Saliut kete godinen? Ti merr Gjirin e Lalzit dhe Argita me qerosin dhe Saliun ti kalojne pushimet aty hahahahahaha
Je qytetar Carlo. Nuk del dot nga natyra qe ke e te shpjegosh ate qe kafshet e Saliut nuk e kuptojne dot ne 10 breza
Haaaa carlo qytetar ? ?
Pyete njehere o kola sa tendera ka marre nga rama duke i puthur bythen e pastaj shihe sa qytetar eshte.
Ose me mire akoma pyete njehere sa gjoba ka vene lart e poshte dhe pastaj hajde shkruaj ketu…
Fito-po zorote nga i di keto gjera? Mos i ke mbajtur gje kandilin Rames e Bollanos, apo ke qene sekseri i tyre.
Ne se nuk ke fakte, me mire mbylle halen dhe mos llap kot.
O z Bollino Saliu bashke me familjen e ti mafjoze e grabiqare nuk urren veq ty si huaj a po si italjan po Saliu me familjen e ti urren gjith shqiptaret pa dadhim fe e krahine njelloj si te ishte serb a po turk muti saliu nje her ne 97 nisi njerzit per te vrare ne vlore pak me vone vrave gjysmen e tropojes ne vend lindjen e ti pra kjo tregon se saliu veret ku do si ne jug ashtu edhe ne veri une jame vet malsore i veriut por Saliu nuk nje kanune bese fe tradite kulture ase rrespekt bashke me familjen e ti te perdale si keshtu mos u merzit fare per ta se ne i njohimi se ku mmm,????? jane
Z.Bolino,ju e keni paditur edhe më parë Berishen;perse nuk e padisni edhe tani,kur kunder personit tuaj dhe Kryeministrit behet nje
akuze kaq e rëndë?Publikimi çeshtjes ne fjale ju komprometon,sepse jepni varianti subjektiv,padia ju nxin ose ju nxjerre faqebardhe.
“Botuesi Karlo Bolino falë një VKM-je qeveritare, me numër 368 dhe datë 6.5.2020, ai ka marrë nga Edi Rama një truall privat të parashikuar për gjimnaz. Objekteve të ndërtuara mbi të, qeveria u ka prishur kontratën. Në këtë mënyrë, italiani Bolino u merr pronarëve autoktonas në Tiranë pronën si të ishte e vetja. Kurse njësia bashkiake 7 nuk do ketë një gjimnaz për mbi 50 mijë banorë, sepse pronën e ka marrë Bolino. Skandali është edhe më i thellë se përveç tokës që ka qenë private, vidhen edhe objektet. Për më tepër, vendimi shkel ligji e pronave që detyron shtetin të mos japë toka te të tretët deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”.
Ke te drejte, or zotni. Fati jot i keq eshte, sherri me nje maskara burre, te cilit nuk ja del dot e gjithe shqiperia. I ka gjithe te kqiat, hajdut, kriminel, genjeshtar, pamoral. Dhe si familje, ashtu eshte.
zoteri gazetar ,dhe kur komenton ke qejf ta degjosh,plot kulture,jo si keta rrugacet deputete dhe gazetare tane,me vjen keq qe ul nivelin tend te emisioni asaj injorantes Vasili
Berishajt, soje sorollop, janë rracë e keqe dhe si rracë e egër janë rezistent.
Por siç e shini , koha po ja dobëson genin.
I ka rënë influenca tek militantët e vet , se në popull, urrejtje ka kultivuar .
Ti mos u mërzit mor vëlla, se ai me mërzinë e tjetrit ushqehet.
Leri ZIGUR QARRIN Salës , se ai ja tregon qefin .??
ta them une pse eshte racist dhe ksenofob i paster. Te ishte Frangaj apo Irfani kete gerdallen ja fuste aty ku thote edhe nje tjeter Edi Rames kjo nuk diskutohet. Asnje nga boset e mediave nuk ka bere nje redaksi nisurt ne keto kushte. Ju kujtoj se Berisha i dha pa pike turpi Irfan hasanbelliut konviktin historik te Gjuheve te huaja te cilin ja konfirmoi edhe Rama e ku sot aty eshte Universiteti privat i Drejtesise se Fanes. Te gjithe mediat e tjera shqiptare jane strehuar ne godinen e ish Kinostudios, nje Monument Kulture. E keni degjuar ndonjehere Salihun dhe dhendrrin e tij kerrme te ulerase per keta? Eshte e qarte qe edhe mbesa e gruas se tije Lirije, Elvana Hana ka preferuar Kinsotudion te strehoje televizionin e saj te dobet Scan. Tani Berisha ju sulmon juve. E para sepse jeni pa komplekse dhe ja keni numuruar gjithmone. e dyta se eshte racist dhe njeri qe ka alergji nga te huajt. Nje malesor i pabese dhe injorant, pavaresisht detyrave shteterore qe ka mbrojtur. ai e sheh boten nga vrimat e kulles. Ndersa sa per Edi Ramen mendoj se edhe ai ka treguar se nuk ju respekton dhe se ju konsideron nje te huaj qe ju trajton ndryshe dhe jo si ta barabarte me mediat e tjera. Une ju uroj te gjeni forcen dhe durimin te beni nje gje te bukur per ate komunitet dhe per gazetaret tuaj te nderuar
Bolino mos e vrit mendjen per ca plera shif punen tende ti je shume i besushem se je i huaj nuk ke bythe ti te besh si bejne shqiptaret ske asnje mundesi pervec te shkosh pas regullit kaq mjafton Bolino ketu lidhjet jane bere qe kur u formua partia demokratike kryesoret e kesaj partie e bene carcaf shqiperine keshtu per ty nuk mbetet gje mos e vrit mendjen
Jam e sigurte qe do te besh nje redaksi te bukur dhe profesionale. Ashtu si te News 24 ne Shkoze ku nga ca germadha te Autotraktoreve i dhe jete zones aty, edhe kete zone te mjeruar do ta besh qytetare. Shembulli juaj si profesionist eshte teresisht i ndryshem nga mediat e tjera qe investojne me miliona. Ju nuk keni nevoje per lluks sepse keni ide
Zoti Bollino nuk duhet te behet merak qe te sjegoje shpifjet e Berishovicit. Ate nuk e besojne me as te vetet qe i rrijne perqark per te perfituar ndonje kocke, se sa per popullin ka kohe qe ja ka hequr vizen.
SALI DHE NUK JAMARBER POR HAJDUT, ZAPTUAN SHQIPERINE DHE NE PO I VUAJME KETO PASOJA. KETA HAJDUTE, BANDITE, ZAGAR, SHKERRDHATA DO TA PESOJNE NJE DITE… SHUME SHPEJT DHE JO NGA POLITIKA SE ATA NJE FYTYRE KANE TE GJITHE HAJDUTE..POR NGA NJE DREJTESI E NDARE NGA KRIMI DHE KORRUPSIONI.. SE KUR NUK E DI POR SHPEJT BESOJ
Perderisa drejtesia nuk ka bere akoma punen mbi keta qe vrane e mbyten njerez, keta do te vazhdojne me shantazhe sepse e tille eshte jeta dhe familja e tyre. Ata rrojne me hije te vraresh, shtrojne dreka e darka per te kujtuar dhe mburrur se sa vrau njeri dhe se si vodhi tjetri. Baza e ketyre vrasesve eshte lalzi, me histori vrasjesh me makabre. Te jesh i bindur se sekretari i pergjitheshem i bandave kriminale, eshte Ilir Meta, perderisa ai pasurit e vena ne menyren me korruptuese i perdor per njerez kamikaz, duke shfrytezuar fukarallikun e ketyre njerezve.
Pershendetje Z. Bollino!
Keta te dy, me ne krye Sali Berishen, kane 30 vjet qe terrorizojne, masakrojne, vrasin, vjedhin dhe perndjekin shqiptaret dhe te gjithe njerezit e ndershem, prandaj mos u merzit, bej durim se nuk e kane te gjate!
Jemi me ty Bolino!
Shkrim per propaganden e shpifur.
Turp
Shume turp.
Ky shkrim eshte botuar edhe perpara 2 muajve.
Dhe tani letra higjenike me mbishkrimin tema kur nuk ka se çfare te shkruaje per arritjet e qeverise i kthehet propagandes me besimin per te denigruar opoziten.
Sa më shume i meshoni propagandes qeveritare aq me shume kjo mazhoranece denigrohet.
Vazhdoni se jeni ne drejtimin e duhur.
O popull po ju vjen keq per kete palo italianin?Po ky po te ishte gazetar i mire punonte ne vendin e tij por ky palo gazetar i lepihet Edi Rames qe kur ishte kryetar bashkie. Ky ka marre ne perdorim Bunker 1 dhe 2 dhe merr me shume se 2 milion euro ne vit ndersa ju mezi nxirrni &undin e muajit me buke,vazhdoni mbrojeni se ne po te ishim tamam njerez nuk do ishim keto qe jemi. Ne jemi gati ta luftojme njeri tjetrin dhe ti lepihemi te huajit. Fuch you
Ti me siguri je dhondrri
Cimi-qe nuk eshte dhondri Bollinos, kjo s’do mend e kalem, por duhet te jete nga gomeret e Berishes qe mesuan se fundi shkrim e kendim dhe duan ta praktikojne duke shkruar brockulla ke TEMA.
Ok me te gjitha Carlo.
Vetem nje gje calon shume ne shkrimin tend
Familja Berisha o ngjason me familjen mafioze Soprano ose me komunistet, se me te dyja eshte e pamundur. Vetem nen Musolinin mafia italiane nuk pati jete, po ashtu, vetem ne regjimin komunist ne Shqiperi nuk pati teren per aktivitet mafia.
Nuk mund te jete edhe komunist edhe mafioz.
Dikush te me thote :
Perse ky toke me qera ne Tirane e jo qindar e qindar te interesuar per nje fat te tille?
Perse duhet ky te marre koncesion mbi Bunk-Art e jo qindar artiste e menaxhere arti, apo biznesmene shqiptare,
Perse ky ne 20 vjet eshte pro cdo gjeje te Rames? Si munt te kuptohet nje gazetar “One Way ” shkrime?!
Nuk e dini ceshte Lece?! Qyteti ku c’do bisnes paguan krimin per mbrojtje?!
Ndoshta sepse ky italian ka ide dhe eshte njeri punetor? Bunkarti eshte nje ide e bukur. Mjaft me zilite e sufllaqexhinjve
Gazetar “punetor” gjithnje gjate 20 viteve ne krah te Rames?
Gazetari nderohet kur pergjithsisht eshte ne opozite me pushtetin..
Krasta, Bushati,Lubonja…kane qene fyt me fyt me Berishen(ne pushtet) dhe jane fyt me fyt me Ramen(ne pushtet).
Ky eshte integriteti I nje gazetari:Raporti me pushtetin..
Bunk Art , u be nga Qeverria dhe ju koncesionua Bollinos. Kaq , mjafton t’a perkufizosh ne konflikt interesio kete mafioa.
Po mjaft o njerez merreni me thashethem se na cate trapin. Ku e di ti more zoteri se c’paskan bere Rama me Bollanon? Apo i ke mbajtur gje kandilin? Boll folet me kopetenca sikur te kishit qene juve sekseret e aferave te tyre imagjinare. Me mire merruni me punet tuaja dhe mjaft shpifet per te tjeret. Ne se jeni te pa suksesshem ne jete, nuk eshte faji as i Rames dhe ca me pak i zotit Bollino.
Me vjen ndot nga individe qe harxhojne kohen e tyre duke hedhur balte mbi te tjeret me supozime pa baze. Ne se keni prova, dorezojini ato ne prokurori, ne te kunderten mbylleni halen.
Ne anene e logjikes ore budalla. Vetem ne anen e keiminel Berishes dhe vrasesve e hajduteve te tij nuk mund te jete as njeriu dhe as shqiptari. Kupton shqip apo e do serbisht si larot qe permende?
Ti je tipiku i berishanit truthare, racist e injorant. Bravo
Qytetaret kane lezet kur ju degjojne. iu qetesohet shirti. Kur flasin gazetaret dhe politikane si Saliu apo ndonje tjeter na ze takokardia.
Si nuk u lodh ai qen Salihu te shaje ty e te mroje cdo pseudogazetar nga me te shpifurit qe shohim neper televizione. Kaq mjafton te kuptosh se pse te sulmon karlo
Une Bollinon nuk e shikoj si te huaj. Eshte nje gazetar dhe nje nga te paktet njerez ne sferen mediatike qe di te flase si njeri, me qetesi dhe me llogjike.
Per mua Bollino eshte me shqiptar se Berisha qe vetem e ka bere me turp imazhin (me te drejte ) te malsorit shqiptar qe eshte i urte dhe fjalepak!
SUPER CARLO BOLLINO !!! GAZETAR FENOMENAL dhe BRILANT , dhe NJERI SHEMBULLOR !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për CARLO BOLLINON !! NEVERI dhe URREJTJE për PD KRRIMIN dhe NARCO-KOKAINËN NDËRKOMBËTARE të SHQUP !!!!
Faleminderi Z Bollino per kontributin si gazetar dhe kontributin ne showerine tone.
Me ben pershtypje gjuha prej rrugaci e dhendrrit te Berishes. Si e harroi ky palaco qe Karlo me Gazeten Shqiptare i shpetoi Luanin nga burgu i Berishes. Si harrove o majmun qe vjerri jot e akuzoi per trafik dokumetash arkivi dhe Gazeta e italianit vertetoi qe i coi fotokopjet ne France per te bere liber. Duket qe je pa karakter se pas kesaj u martove me trutharen e Berishes
Respekte Carlo! Populli te mbeshtet dhe te vlereson.
Doktor vdekjes dhe familjes tij te shthuruar, hajdute dhe kriminele po i vjen fundi .
Miliardat nuk do ti hyjne me ne pune.Ato jane te popullit dhe do ti shkojne popullit.
Burgu po e pret kete familje jaq te urryer kriminale.
Mos humb kohen tende te vyer me keta felliqesirTik Taku po afron.
Po ata shqiptarë nëpër botë që punojnë edhe si gazetarë, pse nuk trajtohen si disa komentues këtu e trajtojnë bolinon?
S’ju vjen turp? Pse ky racizëm ndaj një njeriu që kontribon me punën e tij dhe taksat që paguan për një Shqipëri më të mirë?
Ju zotëri ,duhet ta merrnit parasysh se po shkonit në një vend të botës së tretë.
Te lumte Karlo qe je be ne kahun e shqiperis e shqipetareve,Mos u ndje keq se shqipetaret nuk e lene mikun ne balte,ne dote mbeshtesim duke ndjekur e blere Gazetarin tende kjo eshte pergjigja qe etmerron krijesen me te keqe politike te familjes me te eger me te shitur e me hajdute qe kapare ne 110 vjet Shqiperia.Karlo na kan lene te varfer ne shqipetareve qe tu ngjitemi pas kesaj klase te ndyer se na kan lidhur buken e gojes, shto qe ne cdo shoqeri ka prepicitatin e vet,keta jane ndjeksit gjithe nje e me pak te Berishes.shpresojm dhe me ndimen e Zotit do ja dalim qe dhe ju te jeni krenare per miqt qe na ka ndare vetem nje rrip uji,ne shqipetaret e vertet gezohemi qe fqiji yne qe nga roma e lashte ederi me sote perball tyte ne hartat qe ata ikan aq te vjetra ne shohim gadishullin tone Ilirik ejo Bollkanik qe Sala edo mundesisht pa Shqiperin. Dhe pse keshtu ky vend do behet dhe pse do kalojn breza por do behet,urime Karlo Bolino.
Respekte dhe Mbeshtetje per Z.Bollino.Gjithmone Objektiv -Shembull i Gazetarit Real Profesionist i Pakorruptueshem.Ka shume faj kjo Mazhorance Aktuale qe nuk po shpejton Reformen Per Drejtesi ,qe te gjithe te Korruptuarit si Sali Krimineli dhe Oborri i Tij,Like Bajga dhe pasuesit e tij hajdute e te tjere ,e te Tjere….
Misioni i Berishës për të qënë njeriu më i urryer nga shqiptarët i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.Kjo monstër vdes me vendosjen e shtetit ligjor.Historia duhet të shkruaj një biblotek me libra për bëmat e keqeverisjes së tij. Pse jo,të konsiderohet si vampiri i demokracisë shqiptare!
respekt Bolino te degjoj gjithmone me vemendje Fjala jote ka llogjike te larte dhe mendim te avancuar por qellove qe erdhe ne vend qe komandohet nga njerez te gabuar
Caro Carlo Bollino sei un uomo onesta e sincero. Perciò contrastare contro Berisha devi essere mafioso, una cosa che lei non può essere. Perciò lascia stare ad abbaiare. Con massimo rispetto
Da Bergamo
Bravo Theodhori-ci hai veramente impressionato con la tua conoscenza della lingua italiana. Ti ricordo che signor Bollino parla e scrive perfetamente la lingua Albanese. Po keshtu, ju kujtoj se ky eshte nje forum shqiptaresh ku flitet e shkruhet shqip.
Vellezerit e motrat shqiptare qe lexojne dy fjalite e mija te para te me falin per perdorimin e gjuhes italiane ne komentin tim per zotin Tahiraj ketu me siper. Desha ti kujtoj Theodhoriut se Bollino flet dhe shkruan shume mire gjuhen tone. Ja shkruajta ne italisht se mbase i ziu Theodhori ka harruar shqipen.
Qendro z.Bolino, maskarenjte ate pune kane, juvej iu befte pena top. shqipret e ndershem i keni me vete!
I nderuar Karlo Bolino, me vjen keq vetem se gazetaria shqiptare ne vend qe te ndiqte shembullin tuaj u turr si e marrosur pas shembujve te Frangajt e te Kokedhimes e akoma me keq te trafikantit Ndroqi. Gazetaret e uritur e te babezitur kerkonin kocken gjithmone e me te madhe derisa edhe nje monster si Cim Peka u be alternative dhe nje burim rroge per fshataret e zbritur nga malet me endrren per tu bere milionere si Fevziu. Duro dhe pak vella se e drejta vonon, por nuk harron. Me nderime M. Shtembari