Robert De Niro kritikon Trump-in: Nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi

13 Maj 2020, 20:50Lifestyle TEMA

Më parë, e ka quajtur “idiot” dhe të “çmendur”, ndërsa tashmë ylli i Hollivudit Robert De Niro, ka reaguar sërish ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.

“Presidentit nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi”, ka thënë De Niro në një intervistë për BBC, ku e përshkroi situatën në Shtëpinë e Bardhë si “Shekspiriane”.

Aktori fitues i çmimit “Oskar”, tashmë në moshën 76-vjeçare, njihet si një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump, ndërsa tashmë e ka kritikuar atë për menaxhimin e pandemisë.

Trump, i cili do të kërkojë të rizgjidhet sërish në krye të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, është akuzuar shpesh se kundërshton këshilltarët e tij për pandeminë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën më shumë se 82 mijë persona, ndërsa më shumë se 1,4 milionë janë të infektuar.

3 komente në “Robert De Niro kritikon Trump-in: Nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi”

  1. Liri says:

    R.DE NIRO ESHTE NJE PALL KARI JASHTE SKENE QE TE HABIT ME INJORANCEN QE KA.ITALIANET E BRUKLINIT JA HODHEN FOTOT NE KOSH TE PLEHRAVE NE MENYRE DEMOSTRATIVE SA FILLOI TE MBRONTE TE MAJTET.DY HERE ME GRA ZEZAKE ESHTE MARTUAR PALLOSHI.

  2. Korcari says:

    De Niro eshte nje aktor shume i mire.Qe te uresh te majten duhet te jesh ultra i djathte ose shume i pasur.Te majtet e vertete jane per barazi sociale .Dhe te martohesh me nje grua me ngjyre eshte normale,jane ndjenjat dhe faktore te tjere dhe jo ngjyra e lekures ajo qe na bashkon ose ndan.Kurse ti je nje racist muti qe akoma ske paguar borxhin e bankes per shtepine qe urren te majtet,njerezit me ngjyre dhe kush e di cfare tjeter dhe i bie te jesh ti ai palloshi jo De Niro qe i ka milionat mal.

  3. Anna says:

    Anna

    Nuk e dija qe te martohesh me Afrikane ose Afrikan eshte budallalek. Po te kesh te besh me njerez si ty eshte cmeduri. Dukesh qe je mbeshtetes i TRAPIT….! Je xhelos ndaj afrikaneve te kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje