Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë: Përplasja e Enverit me Tuk Jakovën e Bedri Spahiun për foton e Spiro Kolekës në shtëpinë e Partisë

14 Maj 2020, 08:43Dossier TEMA
Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë:

Nga Dashnor Kaloçi

Dëshmitë e rralla të kolonel Mustafa Qilimit, ish-nënkryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës, lidhur me konfliktet që lindën pas asaj ngjarjeje në mes Enverit dhe Tukut e Bedriut, pasi ata të dy e akuzuan rëndë “Komandantin” në mbledhjet e Byrosë dhe Pleniumit, si dhe hakmarrja e Enverit më pas ndaj dy ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë, ku me porosi të tij, Haki Toska i tha Aranit Çelës që ata duheshin dënuar me vdekje. Si u bë e mundur që t’u falej jeta atyre, pasi mosaprovimit të atij urdhëri nga vetë Mustafa Qilimi dhe kolegu i tij, Loni Dimoshi, dy nënkryetarët e Gjykatës së Lartë, gjë e cila e detyroi Enverin të “zbutej” pak dhe të porosiste Aranit Çelën, që t’i dënonin  Tukun me 25 vjet dhe Bedriun me 20.Pas pjesës të para të intervistës ku ish nënkryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Mustafa Qilimi, dëshmoi mbi intrigat e organeve të Sigurimit të Shtetit, Hetuesisë dhe Prokurorisë, të cilat zbatonin urdhëzimet e porositë e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht vetë Enver Hoxhës lidhur me proçesin e bujshëm për dënimin dhe pushkatimin e gjeneral-major Dali Ndreut dhe bashkëshortes së tij, ish-anëtare e Byrosë Politike, Liri Gegës, gjë e cila provokoi edhe protestën e Nikita Hrushovit që akuzoi Enverin se kishte pushkatuar Lirinë edhe pse ajo ishte shtatëzanë, në pjesën e dytë të kësaj interviste, sipas dëshmive të z. Qilimi do njihemi me një faqje tjetër të errët të Enver Hoxhës, atë që lidhet me burgosjen dhe eliminimin që Hoxha i’u bëri, dy nga bashkëpuntorëve më të ngushtë të tij, gjeneral-major Bedri Spahiut, ish-anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Prokuror i Përgjithshëm i Republikës dhe Ministër i Arsimit e Kulturës, si dhe gjeneral-leitnant, Tuk Jakovës, ish-themelues i Partisë Komuniste, anëtar i Byrosë Politike, sekretar Organizativ i PKSH-së, President i Sindikatave të Shqipërisë dhe zv/kryeministëri qeverisë së drejtuar nga Enver Hoxha.

Zoti Qilimi, gjatë asaj periudhe 10 vjeçare që keni qënë në Gjykatën e Lartë, a ka pasur ndonjë rast tjetër që është ndërhyrë nga Komiteti Qendror i PPSH, ose personalisht nga Enver Hoxha, për dënimin e ndonjë funksionari të lartë partiak apo shtetëror?

Përveç rastit të Dali Ndreut dhe Liri Gegës, përgjatë një dekade që unë kam shërbyer në atë gjykatë, ka pasur dhe një rast tjetër ku kemi pasur presione dhe ndërhyrje nga Komitetit Qendror dhe vetë Enver Hoxha, për të dënuar dy nga bashkëpuntorët më të afërt të tij në Parti dhe qeveri. Këta ishin, gjeneral-leitnat Tuk Jakova, dhe gjeneral-major Bedri Spahiu, të cilët deri në atë kohë kishin mbajtur funksione të larta, si: Sekretarë të Komitetit Qëndror, Zv Kryeministër, dhe Ministra. Përveç këtyre posteve, Tuku dhe Bedriu, kishin dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Luftë, dhe Tuk Jakova, ishte i pari person që mbas luftës iu dha titulli “Hero i Popullit”.

Ku e ka zanafillën prishja e marrdhënieve të Enverit me Tukun dhe Bedriun?

Nuk e di me saktësi se kur ka filluar prishja e marrdhënieve të Enverit me Tukun dhe Bedriun, por acarimi i hapur mes tyre ka filluar aty nga viti 1956, pas Konferencës së Tiranës, kur Tuk Jakova, bëri nëj vizitë në shtëpinë ku ishte themeluar Partia. Gjatë kësaj vizite së bashku me të ishin dhe Abdyl Këllezi dhe, gjeneral-major Hito Çako. Kur vizituan dhomën muze, ku ishte mbajtur mbledhja themeluese e 8 Nëntorit 1941, karriket ku ishin ulur dikur të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhjeje, ishin hequr, dhe në muret e asaj dhome ishin vënë fotografitë e antarëve të Byrosë Politike të asaj kohe. Tuk Jakova si njeri i drejtë dhe shumë i ndershëm që ishte, u indinjua nga ai veprim që ishte bërë, duke e quajtur atë fallsifikim dhe mashtrim historik. Ai iu drejtua Abdylit dhe Hitos duke iu thënë: “Çfarë do në këtë dhomë të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, portreti i Spiro Kolekës, kur ai në këtë kohë ka qënë antar i Grupit të Zjarrit në Korçë”?!

Nga kjo pakënaqësi e Tukut që e shprehu në sy të Këllezit dhe Çakos, vajti fjala lart tek Enver Hoxha?

Jo, ata ishin shokë të afërt të Tukut, dhe nuk u ndjenë asnjëherë për këtë problem, që Tuku do ta vazhdonte vetë. Sapo u kthye në vilën e tij pas asaj vizite që bëri tek Shtëpia e Partisë, ai mori në telefon Bedri Spahiun që asokohe ishte Ministër i Arsimit, dhe ai i’u ankua Bedriut për problemin e heqjes së emrave të mbledhjes themeluese të PKSH-së. Bedriu e sqaroi Tukun se ai nuk dinte gjë për këtë problem, pasi prej disa kohësh, muzetë nuk ishin më në varësinë e Ministrisë së Arsimit. Ato kishin kaluar në kompetencën e Drejtorisë së Propagandës në Komitetin Qendror të PPSH-së, ku drejtoreshë ishte Nexhmije Hoxha. Por Bedriu i sugjeroi Tukut se atë problem mund ta ngrinte në mbledhjen e Byrosë, ku Tuku ishte vetë antar.

E ngriti Tuku atë problem në Byronë Politike?

Tuku, e ngriti atë problem në mbledhjen më të afërt të Byrosë Politike. Gjatë diskutimit të tij në këtë mbledhje, ai kishte shkruar disa pika në një paketë cigaresh, për ato që do diskutonte. Përveç problemit të heqjes së emrave të pjesmarrësve të mbledhjes themeluese të PKSH-së, Tuk Jakova shkoi më larg duke akzuuar vetë Enver Hoxhën, për disa probleme me shumë rëndësi që deri atëherë nuk kishte guxuar njeri që t’i bënte publike në ndonjë mbledhje byroje.

Konkretisht, për çfarë e akuzoi Tuku, Enver Hoxhën?

Tuku, në fillim të diskutimit të tij, pasi shtroi problemin e heqjes së emrave, i’u drejtua Enverit me një lumë akuzash duke i thënë: “Ti Enver Hoxha, nuk je zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së, në 8 Nëntor 1941, por këtë gjë e ke sajuar ti, për të ngritur kultin tënd. Në Parti, ne kemi pasur kult individi dhe ende kemi, por e kemi kaluar shpejt atë vetëm me një qarkore”. Po kështu pas këtyre akuzave Tuku i propozoi Enverit dhe Byrosë Politike, që ata duhet të ndaleshin dhe të diskutonin rishikimin e marrdhënieve me jugosllavët, sipas premtimeve që i kishin dhënë Hrushovit.

Si reagoi Enver Hoxha pas akuzave që i bëri Tuku, dhe cilat ishin premtimet që i kishin bërë Hrushovit?

Pas akzuave që i’u bënë Enverit në mbeldhjen e Byrosë, ai i’u drejtua Tukut, duke thënë se ato probleme ai duhet t’i ngrinte në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qendror dhe për to duhet të përgatitej tamam dhe jo t’i mbante në një paketë cigaresh, sepse ishte jo serioze, dhe për këto problem të gjykonte dhe të vendoste Partia. Propozimi i Enverit u mbështet nga Byroja Politike, e cila vendosi që ato probleme të shtroheshin në Komitetin Qendror. Kurse përsa i përket problemit të premtimeve që ata i kishin dhënë Hrushovit, konsistonte në rishikimin e marrdhënieve me Jugosllavinë. Pas vdekjes së Stalinit, Hrushovi ndoqi një politikë liberale ndaj saj, (Jugosllavisë) dhe i kërkoi Enverit po të njëjtën gjë dhe ai premtoi që këtë gjë do ta shtronte në Byronë Politike dhe Komitetin Qëndror.

A e ngriti Enveri këtë problem në Byronë Politike

Enveri nuk e ngriti asnjëherë në Byronë Politike këtë problem, pra atë të rishikimit të marrdhënieve me Jugosllavinë, sipas porosisë së Hrushovit. Lidhur me këtë gjë Tuku i shkroi një letër të gjatë Hrushovit të cilën, ia dërgoi me anë të ambasadorit sovjetik në Tiranë. Por siç duket, letrën origjinale, ambasadori rus, i’a dërgoi Enver Hoxhës.

Këtë letër, Tuku e shkruajti pas vizitës që bëri në Shtëpinë e Partisë, apo përpara saj?

Jo, letra që Tuku i bëri Hrushovit, është shumë kohë më pas vizitës që ai bëri tek Shtëpia e Partisë. Pas asaj letre që Tuku, deshi t’i dërgonte Hrushovit, por që përfundoi tek Enver Hoxha, ai tentoi përsëri që t’i çonte një letër atij. Letra e dytë bënte fjalë për politikat që ndiqte Enver Hoxha dhe ajo, u bë shkak që marrdhëniet e tyre të acaroheshin dhe të përfundonin me ato akuza që Tuku ia adresoi në Byronë Politike. Pra Tuku ishte i mbushur kur I’a adresoi Enverit ato akuza në Byronë Politike.

A i ngriti Tuku në Komitetin Qendror akuzat ndaj Enver Hoxhës?

Pas mbledhjes së Byrosë, Tuku i ngriti ato probleme e akuza edhe në Pleniumin e Komitetit Qendror të PPSH-së. Pas fjalëve të tij, u ngritën disa antarë të Komitetit Qendror dhe i dolën në mbrojtje Enverit, duke folur kundër Tukut.

Kush ishin ata?

I pari që u ngrit kundër tij ishte Pirro Kondi. Në pushimin e drekës së këtij Pleniumi, disa nga antarët e Byrosë Politike shkuan dhe i shtrënguan dorën Tukut. Njëri prej tyre ishte vetë Minsitri i Brëndshëm, Kadri Hazbiu, i cili i tha: “Kurajo shoku Tuk, Partia është me ty”. Po atë ditë kur antarët e Byrosë Politike po shkonin në pushimin e drekës, Bedri Spahiu, hypi në makinën e Manush Myftiut dhe i tha atij për ato probleme që Tuku i ngriti. Manushi kishte dijeni për këto probleme shumë më përpara dhe i tregoi për punën e telefonatës që i kishte bërë Tuku në lidhje me heqjen e emrave në Shtëpinë e Partisë. Pasi Bedriu zbriti nga makina, Manushi shkoi drejt e tek Enver Hoxha dhe i’a tregoi të gjitha ato që i kishte thënë ai.

Ç’ndodhi me rifillimin e mbledhjes…?

Kur rifilloi përsëri mbledhja e Pleniumit pas pushimit të drekës, Enver Hoxha u ngrit dhe pyeti: nëse Tuk Jakova i kishte biseduar me ndonjë antar të Komitetit Qendror ato probleme, dhe a kishte njeri dijeni për ato gjëra. Pas kësaj fjale të Enverit, Bedri Spahiu që kishte dijeni, nuk foli fare. Atëherë, Enveri i’u drejtua Bedriut duke i thënë: “Po ti Bedri Spahiu, a ke biseduar gjë me shokun Tuk për këto probleme”? Akoma pa marrë përgjigje nga Bedriu, Enveri filloi të kritikonte atë, duke i thënë se pse nuk e kishte njoftuar Partinë për këto probleme?!

Si i’u përgjigj Bedriu?

Atëherë Bedriu i’u çua Enverit, duke i thënë: “Ti Enver, po gjen rastin për të më kritikuar mua, ato nuk janë fjalët e mia por fjalët e Tukut, dhe unë nuk i’u heq asnjë presje atyre. Ti je një autoritar, dhe është e vërtetë që ti nuk je zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm në 1941-in. Ti ke ushqyer vetë kultin e individit dhe dhe nuk je gjë tjetër veçse një gjarpër i rrezikshëm”. Pas fjalëve të Bedriut, Enveri, u përpoq që ta zbuste disi gjëndjen dhe në pushimin e mbledhjes, i’u afrua Bedri Spahiut duke i futur krahun dhe i tha: “Bedri mos harro kurrë fjalët e Koçi Xoxes që na akuzonte, kur thoshte dyshja Spahiu-Hoxha”. Enveri donte ta zbuste Bedriun pas atyre akuzave që ai i bëri në atë mbledhje, por Bedriu nuk u tërhoq.

Nga i dini ju këto gjëra, pra rreth atij debate që u bë në Byronë Politike?

Të gjitha këto dolën në gjyqin ndaj tyre.

Si rrodhën më pas ngjarjet me Tukun dhe Bedriun?

Mbas asaj mbledhjeje, Tuku me Bedriun u përjashtuan të dy nga Komiteti Qendror i PPSH-së, si dhe u shkarkuan nga të gjitha funksionet që kishin. Tukun fillimisht e dërguan në Berat, si përgjegjës në një zdrukthtari, kurse Bedriun në Elbasan, në një ndërmarrje grumbullimi. Më pare, ata të dy i kishin përjashtuar edhe nga Partia. Aty në Elbasan u organizua dhe gracka e tyre për t’i arrestuar. Tukun nga Berati e dërguan për t’u funrnizuar me dërrasa në Elbasan. Aty i thanë se ato do t’i merrte të nesërmen, pasi nuk i kishin gati. Tuku atë natë shkoi për të fjetur tek shtëpia e Bedriut së bashku me familjen dhe aty i arrestuan si “Grup Armiqësor”.

Ju morët pjesë në gjyqin e tyre?

Po, në gjykimin e tyre në prillin e vitit 1957, u ngarkua Aranit Çela që ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë, unë si nënkryetar, dhe Loni Dimoshi.

A ju dhanë porosi apo udhëzime nga “lart” për dënimin e tyre?

Para gjyqit Aranitin e thirrën në Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe Haki Toska i tha: “Dënojini me vdekje Tukun dhe Bedriun, pasi ne nuk do t’i pushkatojmë, pasi do t’i fali Partia”.

Araniti ua tha juve këto porosi?

Po na i tregoi, sepse edhe ne duhet të ishim në të njëjtin qëndrim me të dhe kur na i tha Araniti fjalët e Hakiut, unë dhe Loni, ngulëm këmbë që nuk kishte fakte për t’i dënuar ata me vdekje. “E hëngrëm njiherë atë gjë me Lirinë dhe Daliun”, i thamë ne Aranitit.

Si i’u përgjigj Araniti?

Pas fjalëve tona, Araniti që ishte dhe vetë i lëkundur, shkoi përsëri në Komitetin Qendror tek Haki Toska dhe i tha: “Unë e zbatoj porosinë e Partisë për dënimin e Tukut dhe Bedriut, por kam kundër dy antarët e tjerë”. Hakiu nuk dinte ç’të thoshte dhe së bashku me Aranitin, shkuan në Durrës ku Enveri ishte me pushime. Siç na tregonte Araniti, Enveri i priti në takim ata të dy ata dhe ftoi edhe Mehmetin, Hysniun, e Beqirin. Edhe vetë Enveri ishte i lëkundur dhe pranoi propozimet tona për të mos i dënuar ata të dy me vdekje, pasi nuk kishte fakte. Enveri i tha Aranitit: “Mirë, mirë, mos i dënoni me vdekje, por Bedriun meqë nuk ka bërë autokritikë, dënojeni më shumë”. Dhe me kaq u mbyll ai takim disa minutësh dhe Araniti erdhi urgjent në Tiranë.

Ju e zbatuat porosinë e Enverit për dënimin e tyre?

Po patjetër që e zbatuam, pasi nuk kishim rrugë tjetër. Sipas porosisë, Tukun e dënuam me 20 vjet burg, ndërsa Bedriun me 25 vjet.

Po gjatë proçesit gjyqësor, a i qëndruan ata akuzave që kishin bërë për Enver Hoxhën?

Bedri Spahiu i qëndroi të gjitha atyre që kishte thënë për Enverin, dhe kur ju kërkua fjala e fundit në gjyq, ai tha: “Ky gjyq ëshët formal, se dënimin tonë e ka dhënë Enver Hoxha”. Po kështu, burrërisht qëndroi në gjyq edhe Tuku, i cili njihej për respektin që gëzonte, sidomos pas përpjekjes së armatosur që bëri me bandën e armatosur në Milot, që i doli përpara makinës së tij për ta vrarë. Dhe pas atij dënimi dihet tashmë historia e tyre: Bedriu e vuajti të gjithë dënimin, ndërsa Tuku vdiq në burg në 26 gusht të vitit 1959, në rrethana shumë të dyshimta.

A ka pasur ndonëj rast tjetër kur Komiteti Qëndror dhe vetë Enver Hoxha kanë ndërhyrë për të dënuar ndonjë me vdekje?

Gjatë atyre dhjetë vjetëve që kam qënë në Gjykatën e Lartë, unë nuk di që të ketë pasur ndonëj rast tjetër. Por këto dy raste, ku kam qenë vetë prezent dhe të gjitha këto gjëra që u kam deklaruar publikisht juve si gazetar, u’a them me përgjegjësi morale dhe ligjore, pasi ato janë një njollë e rëndë në historinë e Gjykatës së Lartë shqiptare.

Po juve perosnalisht ju kanë thirrur në Komitetin Qëndror për t’ju porositur që të dënoni ndonjë njeri?

Jo vetëm mua, por mesa di unë përveç këtyre dy rasteve, asnjë koleg tjetër për aq kohë sa kam qënë unë nuk është thirrur në Komitetin Qendror për porosi të tilla.

Po ju personalisht, a keni pasur probleme me regjimin komunist?

Jo vetëm që kam pasur, por jam arrestuar dhe në procesin hetimor më janë bërë akuza shumë më të rënda se këto që ne i bëmë, Dali Ndreut, Liri Gegës, Tukut e Bedri Spahiut, sipas porosive udhëzimeve që na vinin nga Enver Hoxha, kam kaluar tmerre, pasi…/Memorie.al

11 komente në “Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë: Përplasja e Enverit me Tuk Jakovën e Bedri Spahiun për foton e Spiro Kolekës në shtëpinë e Partisë”

  1. beni says:

    Keta ishin ca Islamiste te thekur, me ne krye Enver Hoxhen qe e mbanin veten per komuniste!

  2. Emigranti says:

    I kish Bo udb pilaf sic doli tashti pas 90.

    Gjithe “intelektualet” e tropojes, kukesit, peshkopise, sleeper, i mbajti i ruajti, i shtyu e motivoi te ngriheshn e te “luftonin” per Partine dhe te zinin vende kyce dhe e Pate s cndodhi pas viteve 1991. Sala, hajdari, mehmet elezi mustafai, mul noka gazidede, gjitha banda e veriut ( dhe biberaj) hidhen ne veprim dhe shkateruar cfare munden dhe e lane Shqiperine e popullin te xhveshur e Pa mbrojtje, e vodhen.

    Pse ju duket cudi per ndodhi Para 70 vjetesh Kur tani qe i perjetoni cdo dite, si dhe kete burim Desinformationin malinj Si kaloci dhe mendoni se nuk Jane ne sherbim te serbit apo grekut per cdo te keqe qe i bejne vendit te tyre.

    Merruni me Enverin.

    Ka 30 vjet Shqiperia keq e me keq. Ah me falni turistet e huaj , oligarket dhe BE, Pale serbi und greku, e pelqejne shume keshtu sic eshte e sic U be.
    Bravo.
    “Lum” Ju qe jeni aty dhe e shikoni zonje. Se ne në emigracioni se kemi kete fat.

    Dikush zuri ne goje bedri spahiun.

    Njerez te vegjel meskin e hakmarres, qe shume Here shfrytezuan postin per tu hakmar per inate personale . Lau m… Me sh…
    Dhe ato krime qe ka bere vete Si Prokuror ushtarake që qe, ja veshi Enverit ne fund.
    Si i thatuku tanzhduk m Enverin se do naarre me qafe.

    Pi Pse Enveri cdo bente? Te priste qe bedriu hakmarres e quku ta zhduknin?
    Po keni gjetur ndonje Dokument me nenshkrimin e tij apo urdherun e Enverit per keto denime exeuttime?
    Apo qamilu, kaloqi uran, beqiri i xhepit, bedriui Tukur, daliu e kush dreqi e di cili mut tjeter, i thane e dine qe personalisht Enveri e beri kete e dha urdher e tha kete e ate, keta e dinin se kur e da Here pirdhte e dhiste Enveri.
    O kaloq Po Si sgjete ndonje nga ish shoqeruesit APO sekretaret APO bodyguardet APO guzhunjerre kamarieret pastruese qe kishin n können ntakti tere jeten dhe dite me Enverin Pi gjen keta qamilet.
    Qe ne siguri ka ngrene lügen e corbes dhe tani shpif Si beqiri i xonit te xhepes qe i kerkonte gjakun e Qemalit me 6 Maj 1942 ke dyqani Flora ne mes mixhilisit ne karabinienieret e spiunat neper kembe.

    Hahaha sa kam qesh.

    Shko intervisto at lindita milotin se e ka pas komshi e te TA tregoj “Si shikonte e Jema me Enverin, Si detyronte linditen se e kish Bo prosti e ja Shit Enverit e sigurimit”.

    Hahaha cfare tregimesh.
    Thir kadarene te ta shkruaj Roman.
    Hahaha

    Pas vdekjes, posi posi te gjithe Mund te genjejne e tregojne cfare te duan.

    Gezoni komentues te nderuar. Gjygjin ja beri pushti Enver. Pirdhte Enveri per daliun nga qe kukesi apo tropojet

    Perderisa i del ne mbrojtje rusi e jugosllavi duke u marre me mitren e lirise se daliut beni hesap ish apo sish ne sherbim te serbit rusit.

    Pas denimit te lirise, rusi pretendoi qe liria qe me barrë, Po kjo nuk e ndaloj qeverine e Tiranes (kaloqja thote Enverin) TA exekutonte.

    Arkivat thone qe liria kish bere operacion me pare se kish Probleme dhe kish hequr mitren, organi kryesor sic e dine te gjithe, qe eshte teper i nevojshem qe nje femer te mbese me bare e te jete ne gjendje te rrisi femijen ne barkun e saj.

    Pra mitra e lirise problem serbo-rus.

    Mitra Problem, Mitra.

    Pyesin kaloqen nese e ka kete dokument te arkivit.

    @Ai qe i ka i ka numru krimet e pafund te qenit Enverit dhe per vete ka mbijetu megjithe ata mijra te vrare, megjithese cope e injorantit qe Ju rendon Kot burimeve te planetit Tone, mos lesho nëma se ti bien familjes e robve te shtepise ku ti kesh

    Tani ju ka ardh koha te jeni “zoter” te vendit tuaj.
    Tregojeni me vepra:-)

  3. the american says:

    nje tufe spiunesh qe punonin per llogari te yu… & kunder interesave kombetare.

  4. zefi says:

    E kqeqja me me madhe ishte Tuku i tha:” duhet nje bust per Mugoshen dhe popovocin qe krijuan pksh” po Pilo Peristeri cfare do aty ne muze ,kur dihet qe PILO ka qen nje kokerr gomari,roje asgje tjeter.Por Tukut i hengri bytha aty ku nuk mbahet qe Hoxha i fshiu te tere ata qe mendonin dhe jo ta thonin qe “enveri nuk u zgjodh sekretar i pare”.Per kete kolltuk Hoxha u prish me jugosallavet ,ruset,kinezet gjithmone kishte frike se do ta vrisnin,
    Bedriut iu duk vehtja i fuqishem kur ai e dinte mire se si punonte Partia,aq me teper Myftiu e mbante vendin me spiunlliqe asgje tjeter.
    Tuku dhe Bedriu ishin te nje kopeje,askush nuk e ka kuptuar pase i hengri bytha ketyre te dyve.

  5. Haris says:

    Thelbi i denimit per shprehjen e lire te te vertetes historike qwndron por, si M. Qilimi ashtu dhe Kaloci kane lajthitje historike.
    E para denimi partiak perjashtimi ka ndodhur ne 1955 dhe jo 1956. Tuku nuk ka qene gjenerallejtnant dhe hero eshte bere ne 1949 dhe jo menjehere pas clirimit. Nga byroja ishte perjashtuar ne 1951. Per sa i perket jugosllaveve Tuku ka folur vetem per krijimin e pksh nga Miladini dhe Dushani. Ka dashur te theksohen meritat e M. Popovicit. Interesant reagimi K. Hazbiut! S duket si Kadriu. Mos e ka perdorur dikush Tukun pas shpine pervllogari te jugosllaveve? Vetem Qilimi e ka thene per Kadriun. asnje tjeter jo! Te jete i vertete?!
    Gjithesesi te denohen heronj te luftes vetem se thone te verteten! Me vdekje ky me vdekje ai. Tamam si mafiozet! Aq me teper shoket e tyre. Vetem pushteti personal ka rendesi! Jeta e tjetri t si jeta e pules pati thene S. Maleshova

  6. Dani says:

    Ben o debil kujt i thua islamik ti o injorant , ti jeton ne kte bot apo rri i pjerdhur ne ashash ter diten e perendis , komunistet ishin atesit prandaj i mbyllen kisha e xhamia , i rrujten mjekren priftit dhe hoxhes dhe i çuan ne pun ne uzin ose ne koperativ si te ter SHQIPTARET , nese egziston harmonia fetare ne SHQIPERI sot kjo i dedikohet Enver Hoxhes dhe PPSHs , qe dy breza i kthyen ateist dhe u martuan myslyman katolik e ikrishter se bashku , pra ishte hera e par ne historin e kti populli kur ne ishim thjesht Shqiptar dhe identifikoheshim jo nga feja por nga nacionaliteti nga qeni SHQIPTAR , dhe kur pinim raki nuk pyesnim kurr njeri tjetrin kujt feje i perket ti , se nuk na interesonte fare ajo gje ne at koh , prandaj sot ti shet pordh dhe ben harakiri ne komente me shum te tjer ben di modern , se feja per ju esht gje e re , se nese nuk do kishin mbyllur fen ne kohen e PPSHs ne vitin 1967 ti dhe shoket e tu o islamik 24 karat do isht vrar per islamin per isisin do ishit harruar , prandaj thuaj falimderit atyre qe akuzon per islamik qe te ben njeri ty dhe tet at e tet tem qe ishin te lir nga kultet e besimit , pyet nese nuk e ke jetuar at koh , ose ndrro barin se e ke me cilsi te dobet.

    1. beni says:

      Si e do islamistin, ti shkruaj ne Bälle or debil !
      Duke e filluan nga xoxe ,tuku,maqo Como Todi lubonja fadil pacrami njeress qe mereshinn me Kulturen ky ateisti i bythes i eleminoj??
      Ne vitet 70 ky ateisti Ju CAU minifindet vajzave te reja,filloj ti bente’ te rinjte si Kinezet,Kur Islamiste ne Iran rezuan mbretin shah,nje njeri shum i civilizuar,ky ateisti islamik shqiptar e pergezoj jatullah komentin dhe filloj reprezaljen NDAj njerzve te Kulturen,me burgim!
      Clidhje ka minifundet e vajzave me komunizmin,apo Moda e veshjeve ekstravagante!!!!??????apo me ateizmin???
      Friken ja kish aq shum krishterimit,sa axhutantin asnjeher nuk U vendos nje i krishtere,por vetem mysliman sulo gradecin Bile myslimane nga krahina e tij nga ai vinte!!!
      Vendimet i merte me shum nga e shoqja nexhi,ish dashnore e popovicit me Pare,prandaj nuk i deshte me jugosllavet !

      1. moni says:

        Beno nuk i paske marre antidepresivet sot. Avash o burre, mos harro te pish ilacet se flet kodra pas bregut pastaj ?

  7. KOZi... says:

    Ore kini qene ne Parti juve qe komentoni ! Tuk Jakova e Bedri Spahiu agjente !?? Ore sic kemi lexuar ne rast se do beheshin ndryshime ne Shqiperi sic ndodhi ne gjith lindjen pas vdekjes se Stalinit Enver Hoxha nuk do ishte me Sekretar i Partisw. Dhe ndryshimet jane bere nga brenda partive komuniste jo nga jashte. Dhe Tuk Jakova e Bedri Spahiu ishin personat me te mundshem per te qene me Hrushovin . Kaq mjafton u perplassen dy rrymat dhe fitoi njera ! Mbase me mire te fitonin keto me Hrushovin. Do ishim perseri ne grup me shtetet e lindjes. Qytetari shqiptar do kishte mundesi si tjeret te shetiste ne Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, Cekosllovaki, Gjermani Lindore, Jam i sigurte qe nuk do arrinim tek tollonat e vitit 1990 dhe pas 1990 si tjeret ne lindje do vazhdonim…….

  8. Haris says:

    Thelbi i denimit per shprehjen e lire te te vertetes historike qwndron por, si M. Qilimi ashtu dhe Kaloci kane lajthitje historike.
    E para, denimi partiak, perjashtimi ka ndodhur ne 1955 dhe jo 1956. Tuku nuk ka qene gjenerallejtnant dhe hero eshte bere ne 1949 dhe jo menjehere pas clirimit. Nga byroja ishte perjashtuar ne 1951. Per sa i perket jugosllaveve Tuku ka folur vetem per krijimin e pksh nga Miladini dhe Dushani. Ka dashur te theksohen meritat e M. Popovicit. Interesant reagimi K. Hazbiut! S duket si Kadriu. Mos e ka perdorur dikush Tukun pas shpine per llogari te jugosllaveve? Vetem Qilimi e ka thene per Kadriun. asnje tjeter jo! Te jete i vertete?!
    Gjithesesi te denohen heronj te luftes vetem se thone te verteten! Me vdekje ky me vdekje ai. Tamam si mafiozet! Aq me teper shoket e tyre. Vetem pushteti personal ka rendesi! Jeta e tjetri t si jeta e pules pati thene S. Maleshova

  9. Haris says:

    Tuku dhe Bedriu ishin idealiste por nuk kishin ndonje lidhje me Hrushovin apo me sovjetiket. Ishin njerez te terhequr te vetmuar dhe pa ambicie. Tukun me gjase kane dashur ta perdorin jugosllavet pa e ditur ky vete. Me sovjetiket shkonin e bisedonin M. Shehu me L. Belishoven, ata kishin perkrahjen e tyre. Pushteti , edhe ai komunist i marre me dhune, pervec saj kishte brenda edhe dredhite politike edhe karizmen. Tuku, nje themelues i pksh, ishte menjanuar nja 3-4 here qe nga Lufta dhe nuk ishte rikthyer fuqishem si M. Shehu te cilin , dhe jo vetem ne ate lloj regjimi, nuk e hante dot. Le te kujtojme cfare i shkruante E. Hoxhes F. Noli per Tukun ne 1947 se ishte injorant dhe mosbesues per te qene diplomat. Personazhe te tille do te respektohen si viktima te pafajshme te diktatures personale te Enverit por ne dimensionin qe i kane percaktuar vetes jo me glorifikime te paqena. Sot te gjithe thonw i lumte Tukut qe tha se pksh e kane krijuar jugosllavet se ashtu ishte, por e thene atehere ishte nje gomarllek dhe Tuku e pranoi vete qe ishte i tille, jo thjesht prej presionit. Edhe sot po te thuash se je drejt e drejt, pa qene njefare kopili ne zgjuaresi dhe pa dhene shenjat e nje te forti, te nxjerrin anash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje