Dyshimi në shifrat zyrtare: A “po lejohen” rusët të vdesin nga koronavirusi?

14 Maj 2020, 22:30Bota TEMA

Pyetjet e shumta janë ngritur përsëri në lidhje me nivelin jashtëzakonisht të ulët të vdekjeve nga koronavirus në Rusi – 2,305 viktima për 252,000 të infektuar, raporton BBC.

Zyrtarët shëndetësorë nga Moska thonë se statistikat zyrtare nuk përfshijnë pjesën më të madhe të pacientëve që janë të infektuar me Covid-19, sepse ata kishin sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

Shën Peterburgu regjistron një rritje të pashpjegueshme të vdekjeve nga pneumonia – 5,5 herë më shumë se zakonisht dhe 10 herë më shumë sesa numri zyrtar i vdekjeve nga Covid-19.

Portali i pavarur “Medusa” shkruan se statistikat kontrollohen rreptësisht dhe se “rusët nuk lejohen të vdesin nga koronavirusi”.

Shumë e kanë të vështirë të besojnë në saktësinë e numrave zyrtarë. Punëtorët e mjekësisë kanë një listë të kolegëve që ata thonë se kanë vdekur nga efektet e virusit të koronës.

Edhe priftërinjtë ortodoksë kanë lëshuar listën e tyre “sepse statistikat zyrtare janë jo të plota”.

Financial Times shkroi se numri i vdekjeve në Rusi nga koronavirus mund të jetë 70% më i lartë se shifra zyrtare, por zyrtarët në Moskë i refuzuan raportet e tilla si “të rreme”.

1 komente në “Dyshimi në shifrat zyrtare: A “po lejohen” rusët të vdesin nga koronavirusi?”

  1. Shkodran i Terun says:

    Sjellje tipike e sistemeve diktatoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje