Regjizori Altin Basha tregon arsyet pse është pro shembjes së Teatrit, i rikujton PD-së Piramidën

14 Maj 2020, 22:12Kulturë TEMA

Regjisori, Altin Basha në një intervistë për ‘Ilva Now’, është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar, që do të jetë i pari, pasi ai që ekziston sot është emëruar i tillë, por nuk ka qenë parashikuar që të funksionojë si teatër.

Idenë e ndërtimit të teatrit me para të buxhetit të shtetit, sipas regjisorit të njohur është ideja më e mirë e mundshme.

“Ideja për ta ndërtuar me para publike është ideja më ë e mirë e mundshme, duhet të ketë entuziazëm pasi do t’u shërbejë qytetarëve. Ai teatër e ka humbur funksionalitetin e tij 20 vjet pasi është ndërtuar.

Nuk ka qenë i projektuar për teatër, është adoptuar për teatër. Aktualisht nuk mund të quhet një teatër, e ka humbur krejtësisht funksionalitetin”, u shpreh z. Basha.

Sipas tij pjesa dërrmuese e artistëve e mbështesin idenë e ndërtimit të një teatri të ri, ndërsa solli në kujtesë dhe rastet kur vende të tjera kanë shembur teatrin kombëtar.

“Po u jap dy shembuj, Hungaria e ka shembur tre herë teatrin kombëtar. Njëherë e ka shembur për të ndërtuar hyrjen e metrosë së Budapestit. Suedia e ka shembur, ka pasur një teatër prej druri.

Nuk shoh ndonjë gjë dramatike në shembjen e asaj ndërtesë dhe ndërtimin e një teatri. Do të ishte dramatike nëse aty nuk do të ndërtohej teatër. Për sa kohë marrim më shumë salla dhe teknologji”, deklaroi regjisori.

Z. Basha duke folur për projektin e Teatrit të ri Kombëtar tha se do të jenë tri salla me një kapacitet prej 1 mijë spektatorë, ndërsa vetëm investimi në teknologji do të arrijë në 10 milionë euro.

“Ka tri salla të mbyllura, një sallë të hapur një ka kapacitet 650, një 350 dhe 150 dhe do të përdoret një teknologji nga më të përparuarat në rajon. Është marrë për model teatri kombëtar bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Ka një kosto shumë të madhe, 10 milionë euro vetëm në teknologji. Do të jetë një teatër jo vetëm në parametra ndërkombëtarë por një teatër jashtëzakonisht funksional. Jemi në prag të një zhvillimi shumë të rëndësishëm kulturor në këtë vend. Produkti do të jetë teatri i ri i Shqipërisë”, tha ai.

Regjisori thotë se ka një acarim artificial për këtë çështje nga ndërhyrja e politikës, duke thënë se po ndikojnë disa militantë dhe funksionarë të opozitës.

Ai kujtoi se, PD gjatë kohës kur ishte në pushtet, nuk investoi për rikonstruksionin e teatrit, por shndërroi Piramidën në teatër.

“Pjesa politike është padyshim pjesa ku nuk do të doja të hyja sepse nëse do të duhet të futem në pjesën politike do të doja t’i kujtoja të gjithë atyre që kundërshtojnë teatrin, kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mundësi që ti shpenzojnë ato para që kanë shpenzuar tek Piramida dhe mund t’i shpenzonin për rikonstruksionin e Teatrit, por ndërtuan një teatër që nuk funksionoi asnjë ditë, e nxorrën nga lista e mbrojtjes së monumenteve të kulturës.”, përfundoi z. Basha.

8 komente në “Regjizori Altin Basha tregon arsyet pse është pro shembjes së Teatrit, i rikujton PD-së Piramidën”

  1. Na myten says:

    Po ai Globus qe na dhe si shembull shembull para 2 vjetesh per te rikontruktuar Teatrin Kombetar ku shkoi?!
    Apo kalove ylberin dhe u gdhive me corape lara-lara?! Ky i Budapestit eshte me i mire se ai i Londres me demek?! .
    Te fala
    https://gazetaimpakt.com/teatri-kombetar-altin-basha-perballe-veliajt-thoni-se-po-kurseni-para-por-po-i-dhuroni-privatit-toke-publike/

  2. Arbert says:

    U fute edhe ti ke armiqte e populli, prit denim in tani.
    Ta rregullon Budina me Licajn tani. Ku merr vesh nga teatri ti! Per teatrin vetem Noka me koqen e fariut marrin vesh, se jane me te fortet e pd-se,perfaqesojne kulturen shqiptare.

  3. tropoia says:

    bobo doli ky bythmadhi flet me byth se mendjen sa 1 kokerr gruri e ka

  4. Te Kavajës says:

    Po njerëzit akoma nje shfaqe ne Jave duan te shohin nuk e kuptoj sa drite shkurtër Jane?
    Ore a e dini cdo te thotë Theater? Si mund te quhesh aktor kur nuk do nje godinë Theatri te modernizuar artistikisht teknikisht nuk mund t’a besoj??

  5. Ton says:

    Shqiperia la gjithsej 100 ndertesa para vitit 45….pra a kemi histori? Hungaria ka miliona ndertesa.Ktu o Tince behet fjale per histori….ku jane vitet ne arkitekture ne Tirane…asgjekundi…I bie qe Tirana u krijua ne 49….sepse ska histori ndertesash ………cfare do I tregoja turiste….bunkerin,piramiden pra cdo gje mbas 70…..pastaj ceshtja ekonomike..kemi para ne kte moment krize?

  6. Teuta says:

    Une nuk e kuptoi qendrimin kundra per ndertimin e teatrit te ri nga disa qe kane mbaruar shkollen per aktor, pavarsishte se e quajne veten artiste. Nuk e kuptoj qe ndrimin e eketure aktoreve te rinje,te cilet nuk kane dale asnjehere ,apo kane dale shume pak ne ate skene. Si mund te preferojne nje karikatine me ato llozha si grashde bagetishe, me ate skene ku besoj se hapja e mbyllja e perdes te behet ende me nje punetor. Si ka mundesi qe keta gjoja aktor, po me vjen keq per Edmond Budinen ,i cili i di mire kushtet e asaj skene te vihet ne mbrojtje te saj. Nuk e kuptoj ku jane vlerat artistike te asaj godine prej pupuliti . Aty nga viti 2005 kam biseduar me kryeinxhinjerin ,apo inxhinjer elektrik, i cili ka punuar vite te tera ne ate teater. Fliste dhe ende dukej i tmerruar nga gjendja mizerable e asaj ndertese dhe sidomos e asaj skene. Pasi mbaronte shfaqa, -tregonte – fiknim prozhektoret e dritat. PO nuk largoheshim pa kaluar ora ,sepse kishim frike mos kishte ndodhur ndonje djegje . Ajo ndertese duhet zhdukur nje ore e me pare. Sa per ate qe nuk e rrezoi termeti, mos u cudisni. Shtepite me mure kallami e cati druri , me shtylla ne dhe , vetem dinamiti mund t’i shkaterroi ,pasi edhe termeti 10-15 balle nuk i luan as topi… Edhe ajo ndertese ,s’eshte me mure kallami ,por me pupulite. Catia eshte me derrasa mbertyer me gozhde ,gje qe jep elasticitet nga levizja e gozhdeve. POr le te arsyetojme? Po sikur te ishte rezuarnga termeti, si do ruheshin vlerat artistike ? Cila ka me shume vlera artistike ,ajo ndertese ,apo prishja e muzeumit te entografise , sih tek “Shqiperia sot ? Pse u prish ,apo p[se kishte shkuar aty Enver Hoxha. Valle mos eshte me artist Neritan LIcaj pianeci nga i madhi Naim Frasheri ,apo regjizori Mihallaq Luarasi qe i kerkuan Manush Myftiut prishjen e asaj godine dhe ndertimin e nje teatri te ri ? Te thote Sali Berishe e Lulzim Basha ,pse ne vitin 2002 ne mos gabofsha nuk e futen teatrin ne objekte kulture as te kategorise se dyte ? Ajo ka vetem nje “vlere” Nga kapanon mushkash te fashizmit Italian, u kthue ne salle kercimi per ushtaret, apo kinema …. vetem kete vlere ka. Se si nje stalle kuajesh u kthye ne salle shfaqesh. Turp per ata aktor qe ngujohen aty. Pse nuk marin per baze thenien e aktores me te njohur se Neritan Pianeci , RAJMONDA BULKUT” : ” Nuk dua t’ia di s’e c’ndertohet , Une dua salle moderrne” C’pune kini ju aktoret se ndertohen kulla, pallate apo ku di une. JU sugjeroni qe i riu te kete sa me shume ambjente . Per vlerat historike per punen kolosale e aktoreve te medhenj para viteve 1990, ka forma tetjera muzeale.

    1. Na myten says:

      Teuta ajo qe nuk kupton ti eshte se s’ka njeri kunder nje teatri te ri. Jane kunder prishjes se Teatrit te Pare. Por s’ke faj se prestidigjitatoret e timonierit, qeni i sulmit dhe mediat me Meron mes tyre ta bejne priftin me barre jo më të ndryshojne menyren tende te te kuptuarit te gjese.

  7. Joni says:

    O artiste koti! Sa merreni me mbrojtjen e asaj karakatine te amortizuar, merruni me propozime konkrete per projektin e ri. Ky teater nuk duhet te jete ne forme Boksi, kutije, por te ruaj ate forme te brendshme te salles ne forme rrethore dhe me llozha. Merruni me thelbesoren dhe mjaft u bete vegla te atyre, qe kurre nuk bene shtet, por bënë vetem zullume, rremuje e rrëmete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje