Policët mbi 55 vjeç, jo më në operacione: Duhet të kryejnë 700 orë punë, ose u ndalet paga

15 Maj 2020, 22:00Kronika TEMA

Të gjithë punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë mbi 30 vite eksperiencë në punë, mund të largohen nga punët operacionale dhe të angazhohen me detyra më të lehta, me gjysmën e kohës dhe me gjysmën e pagës, deri në ditën e daljes në pension.

Kjo lëvizje është parashikuar në një projektligj të hartuar nga Ministria Brendshme. Janë 613 efektivë që mund te preken. Vendimi është me dëshirën e punonjësit të policisë, por mund të vendoset edhe nga eprori i tij.

Nëse ata që plotësojnë këtë kriter vendosin të qëndrojnë në detyre, do të duhet të kryejnë 700 orë punë në vit, në fushata sensibilizuese apo në marrëdhëniet e policisë me komunitetin.

Nëse nuk do t’i plotesojnë këto orë pune, u ndërpritet paga. Qëllimi i projektligjit është rinovimi i strukturës së policisë duke ulur moshën mesatare.

Aktualisht projektligji është në fazë diskutimi në komisionin e sigurisë dhe atë të financave. Mosha mesatare e policisë në vendin tonë është rreth 46 vjeç dhe synohet që brenda një periudhe tre vjeçare, ajo të zbresë në 44 vjeç.

4 komente në “Policët mbi 55 vjeç, jo më në operacione: Duhet të kryejnë 700 orë punë, ose u ndalet paga”

  1. ?????? says:

    Shume mire e kan hiqi te korruptuarit te qelbur edhe budalla me te neverit me i pare barkun ke fyti tu pi raki gjith diten

  2. tarrasi says:

    I pari qe duhet te dale ne pension eshte polici Edi Rama.
    ka kohe qe e ka mbushur kupën …!

  3. Ujku Plak says:

    Tani po qe do mbushen radhet e Policise me militante me keqe se PD ne 2005 qe nuk la idiot pa shkolle, hajdutet, mashtrusa etj pa i fute ne Polici. E moj Shqiperi te doli fati, njehere ta fute i shkurteri, edhe njeher ta fute i gjati

  4. Emigranti Athine says:

    Aman ndaloju dhe dicka tjeter policeve….,te mos mbajne duart ne xhepa,duken shume keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje