Pedagogia shqiptare në Harvard jep lajmin e mirë: Vaksina kundër COVID-19 jep efekt pozitiv

16 Maj 2020, 21:38Sociale TEMA
Pedagogia shqiptare në Harvard jep lajmin e mirë: Vaksina kundër

Pedagogia shqiptare në Harvard, Detina Zalli, ka komunikuar një lajm shpresëdhënës, në një kohë kur e gjithë bota po lufton me pandeminë COVID-19.

Zalli, në një reagim në Facebook shkruan se grupi i shkencëtarëve të Oxfordit kanë konstatuar se vaksina e tyre kundër pandemisë ka dhënë efekt pozitiv tek majmunët rezus të infektuar me SARS-CoV-2, të cilët janë 93% identik me njeriun.

Reagimi i Detina Zallit:

Lajme të mira nga Grupi i Oxfordit

• Vaksina e grupit të Oxfordit funksionon në majmunë rezus që janë 93% identik gjenetikisht me njerëzit.

• Kafshëve të cilave iu ishte dhënë vaksina, dhe më pas ishin të ekspozuara me SARS-CoV-2, kishin më pak virus në mushkëritë dhe rrugët e tyre ajrore. Kjo është krahasuar me grupin e kontrollit të majmunëve të cilit nuk iu dha vaksina.

• Provat klinike u zhvilluan në SH.B.A., duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Detina Zalli është prej gjashtë vitesh shkencëtare në fushën e Biologjisë Molekulare. Në vitin 2014 u pranua në Universitetin e Harvardit, duke u bërë postdoktorante dhe pedagoge e këtij institucioni arsimor prestigjioz.

Edhe motra binjake e Detinës ka ndjekur fushën e shkencës. Argita Zalli është shkencëtare në fushën e Imunologjisë dhe operon në Londër.

8 komente në “Pedagogia shqiptare në Harvard jep lajmin e mirë: Vaksina kundër COVID-19 jep efekt pozitiv”

  1. Mo says:

    Eshte tmerr se si keto kafshe vuajn nga eksprimentet qe jerzit bejn me to. Ne keto labore ska as etike as moral. Keta shkenctar nuk jan me njerz qe i takojn nje shoqerie normale

    1. abc says:

      Lere shkaben dhe na trego pa cicat.

  2. Detina aktualisht ështē në Londër e angazhuar.Ka qënë në Harvard pērkohësisht,ndoshta një vit akademik.Natyrisht të dyja motrat janë nē nivele të larta akademike,ndaj ju të gazetës duhet të jeni pak më shumë korrekt nē prezantimin e tyre.Faleminderit Dr Zalli,për kohën e çmuar që na fal.Pothuaj ç’do ditē na informojnë të dyja,për pandeminë.Urime dhe bekime nga ç,’do shqiptar.

    1. aldi says:

      fol per veten tate daku jo ne emer te gjithve
      une sbekoj rob qe si njoh

  3. cuk says:

    Ish dashnorja e njeshokut tum nga chicago

  4. Pavllo says:

    Cuk….mos te ka genjy shoqi…ka pas motren tane per dashnore.Pyte njiher se ta ka bo me hile shoqi

  5. Lulka says:

    O cuk sa gje e madge ish dashnorja e shoku per tu habit o katunar

  6. Liri says:

    QEKA BO DHE HARVARDI SI KRISTALI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje