Çlirim Peka mbron Bashën: Ulërasin se shembi Teatrin, ata që nuk i futi në listë më 2017. (Çimi akuzonte Lulin se i kërkoi 100 mijë euro për vëllain kandidat)

17 Maj 2020, 15:41Politika TEMA

Çlirim Peka ka akuzuar të gjithë ata që thonë se Lulzim Basha e shembi Teatrin, duke thënë se ulërasin vetëm ata që nuk i futi në listë në vitin 2017.

“Te neveritshem sa Veliaj, po me duken keta qe po ulerasin sot se teatrin e shembi Basha vetem pse nuk i futi ne liste ne 2017.

Neveri. Opozita nuk ruan godina e as histori, opozita ruan demokraci.

Po, kete nuk e beri dot kjo opozite. Por ju u idhnake te lige, thoni nje fjale per Ramen.

E megjithate teatrin e shembi Rama o te mjere!”, shkruan sot Çimi në rrjetin social.

Ndërkohë që një postim i tillë i Çlirimit na kujton një reagim të paszgjedhjeve të vitit 2017, kur ishte i acaruar me Lul Bashën pasi nuk i futi të vellain, Avenir Pekën në listën e kandidatëve.

“E takova Lulin kur u kthye nga Kamza dhe fola për Aven (Avenir Peka vëllai i Çimit), i thashë çdo bësh, do e vesh apo jo në listë.

Çimi –më tha Luli, -duhen lekë për këtë punë minimalisht nja 100 mijë euro, ka Avja ndonjë biznesmen nga pas apo hiç?

Këtu e mbylla bisedën, ai po shiste mandatet bashkë me kunatin dhe familjen, po bënin pazare, dhe e bënë edhe me mua”, rrëfehet atëherë Çim Peka për listën e 2017-ës. Tre vite kanë kaluar, por ka dy qëndrime të ndryshme Çimi.

5 komente në “Çlirim Peka mbron Bashën: Ulërasin se shembi Teatrin, ata që nuk i futi në listë më 2017. (Çimi akuzonte Lulin se i kërkoi 100 mijë euro për vëllain kandidat)”

  1. LULJA says:

    100 mije euro qenka shume madhe ne pd deputetlleku more shoke

    1. Mona Cizmja. says:

      Kjo nuk asht gja hiq.Ne Shkoder Lir Floriri me Mona Çizmen per te kandiduar i treti ne liste kerkonin 300 mije €. Dhe nuk asht fake por e vertete.

  2. Martin says:

    Po ti per 100 000 euro e le oa bere deputet?? Dhe me fajde ti merje do i kishe bere 1 milon minimumi tani

  3. Agim says:

    Kto fytyra jan haq te ndyr qe q… njeritjetri jeni shekrdhata.

  4. saliu says:

    pse ju duken shume??
    250 ero mori Bamiri per cdo gjygjtare ne gjykaten kushtetuse
    ky rrezik flet me para xhepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje