Obama akuzon administratën Trump për krizën: Nuk dinë se ç’bëjnë!

17 Maj 2020, 22:25Bota TEMA

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar mënyrën se si pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, po menaxhon krizën e koronës së vendit.

“Më shumë se gjithçka tjetër, kjo pandemi ka hequr plotësisht dhe përfundimisht perden mbi idenë se shumë njerëz që janë në zyrën publike e dinë se çfarë po bëjnë,” tha ai në një kritikë të rrallë publike për administratën aktuale.

Disa prej tyre as nuk pretendojnë ta dinë, theksoi ai.

Afrikano-amerikanët, prej nga vjen Obama, gjithashtu kanë një numër të lartë në mënyrë disproporcionale të vdekjeve dhe shtrimeve në spital në numrin e përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara.

“Ne e shohim këtë në ndikimin joproporcional të COVID-19 në komunitetet tona,” tha Obama.

2 komente në “Obama akuzon administratën Trump për krizën: Nuk dinë se ç’bëjnë!”

  1. Ajet Delaj says:

    “Ndikimin jopropocional COV19 ne komunitetet tona ” Cfare do te thote z Obama me kete e kuptoni ju?
    Realisht akoma nuk ka statistika zyrtare por vetem spekullime megjithate z Obama nuk thote se komuniteti i tje ha hamburger qe kur lind e deri sa te vdese duke shkuar ne 150 kile e natyrisht mbipesha vjen edhe me nje mori semundjesh keshtu qe edhe po te kete goditur COV19 Hamburger’s costumers nuk mendoj se ka ndonje cudi ketu.

  2. Beni says:

    IK MER LEGEN SE PO DISKRETITOHESH CDO DITE ME SPIUNLLIQET DHE PERGJIMET QE KE BERE KUNDRA TRUMPIT.DO MBAHESH MEND SI PRESIDENTI ME I KEQ NE HISTORI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje