Shembja e teatrit, Fatos Lubonja: Këta po bëjnë pastrimin e parave të pista, kemi të bëjmë me injorancën e diktatorëve

17 Maj 2020, 17:43Politika TEMA

Fatos Lubonja ka reaguar ashapër pas protestave që kundërshtonin shembjen e Teatrit Kombëtar, ditën e sotme.

Në një intervistë për News 24, Lubonja tha se pas këtij aksioni i shembjes së Teatrit Kombëtar është pushteti i mafies që vë gjurmën e pushtetit të vet dhe kësaj i duhet bërë një proces.

Lubnja theksoi se Tirana e së nesërmes do të jetë simbol i pushtetit të mafies.

“Po prishin gjithçka me stilin e diktatorëve. Kështu kemi injorancën e diktatorëve që bashkohet me gjithë këtë etje për para të mafies.

Kjo Tiranë do të ngelet nesër si simboli i pushtetit të mafies në Shqipëri. Siç ishte Enveri që vendosi muzeumin e pallatit kombëtar që ishte simbolika e tij.

Është pushteti i mafies që vë gjurmën e pushtetit të vet dhe kësaj i duhet bërë një proces”, tha Lubonja.

Më pas analisti ka rikthyer vëmendjen tek stadiumi , parku i liqenit dhe parku i shtatë xhuxhave.

“Krimi ndaj stadiumit është aty. I regjistruar edhe në dokumente. Ishte monument kulture dhe u prish. Ka ligje që thonë që tek një monument kulture ti nuk mund të ndërtosh.

Vetëm këta që mund të gënjejnë edhe të vdekmit mund ta thonë këtë që thonë këta. Këta kanë shkelur çdo parim urbanistik atje dhe ajo është një shëmtirë urbanistike.

Kanë propagandën. Këndi i lodrave. Ajo që ka ndodhur te parku është një urbanizim i një zonë që duhet të ruhet. Tirana mezi i ka zonat që të hysh dhe të ndjehesh në natyrë. Aty donin të bënin edhe lokal. Po të shohësh vendet ku këta duan të mbështeten ata i ruajnë si sytë e ballit zonat e tyre. As asfalt nuk vënë, por e lënë dhe nëpër lulishte.

Ata spostuan parkun e xhuxhëve për të ndërtuar një gradaçelë mafioze.

Pastrimin e parave të pista që bëjnë këta unë e quaj zhvillim tumoral. Shqipëria nuk ka nevojë për këto ndërtime. Ne kemi më shumë sipërfaqe për banorë supermarkete sesa Gjermania. Ky është trusti i parave të pista që gjeneron pushtet për Ramën dhe Veliajn”, deklaroi Lubonja.

10 komente në “Shembja e teatrit, Fatos Lubonja: Këta po bëjnë pastrimin e parave të pista, kemi të bëjmë me injorancën e diktatorëve”

  1. ish demokrat says:

    prap e nxorret kete bythqirin handikap?

  2. Shqiptari says:

    Shikon te ulur ne rruge vetem politikane , ish opozitare dhe militante partish.
    Nuk shikon asnje artist, asnje aktor te njohur , veç disa te panjohurve qe as dreqi nuk i njeh
    Gjynah qe edhe kete rradhe protesta u shfrytezua dhe u perdor nga disa hajdut politikane

  3. KËRKOJENI DHE GJEJENI, NDRYSHE TIMONI TEK I MADHI ! says:

    O LUBONJA ! NUK JA NGRIFNI DOT POPULLI OR JO!
    JU DUHET NJË BIGGGGGH -BIGGGG KACO, PO QË S’E KA ASNJËRI NGA JU .

  4. h says:

    Ha mut mas gardhit ti.
    O qorri bibës.

  5. Neri says:

    Doli ky i marrosuri.Si nuk mori pjese pjese ne mbrojtje te teatrit ky me Andi Bushatin apo u shkojne pordhet gerrr.

  6. Ka fillu edhe Fatazia e Shpjes t’ju leri .
    maskarada juaj , perball ktij vendi ,
    eshte teper se e pafytyre !

  7. Ka fillu edhe Fantazia e Shpifjes t’ju leri .
    maskarada juaj , perball ktij vendi ,
    eshte teper se e pafytyre !

  8. anila says:

    KY eshte personi me i neveritshem, qe rri i strukur dhe vetem flet brockulla. Nuk ka punuar kurre dhe nuk ka vene firmen

    ne asnje bordero, vetem ka marre lek nen dore. Nuk i ka thene asnjehere Punes: mirmengjes

  9. intelektuali says:

    jeni injorante partiake!!!!! lubonja eshte intelektual dhe ka te drejte te thote hapur fjalen e tij. ka te drejte pjeserisht, ose me mire qe kerkon edhe disa plotesime ne ate qe thote, por reagimet tuaja, edhe nese do te kishin ndonje te drejte, me menyren e banalitetin qe i thoni, humbisni te drejten qe te keni vend ne media. niveli i tille ne shqiperi ben qe te kete qeveri si ajo e Sales, Rames etc. po te kishte shqiptari nivelin e ndergjegjesimin e Lubonjes, shqiperia do te ishte si Zvicra etc
    pervec me siper, rama ka bere gabim, si per momentin qe zgjodhi, si per menyren si veproi, ,,,
    teatri i shte sh i renuar, por duhej rinovuar e konservuar per te sherbyer si arkive me relike, foto, kostume, nje monitor ku vizitoret mund te shihnin fragmente nga filmat, historiku, si u ndertua, intervista nga aktoret qe jane ende, te ruhej fasada etc etc, dhe pastaj te procedohej me godinen e re ne vazhdim. ka specialiste, se une nuk merrem me kete pune.

  10. Pensionisti says:

    Po le nje pergjigje per kete mender fatosi!
    Ky eshte bere si nje nga ato shtrigat, qe shikon fatin dhe vendos ”vulen” e idiotit, siç e shikojme edhe ketu per te disaten here ne kete foto, qe ne pamje te pare eshte nje handicap. Sa here qe e nxirrni kete monster, ky mbetet i njejti: pa asnje vlere, duke konkuruar me rakipiresin yll, adihshaqirin krasten, (b)andit pushati, sonilla mecon, artyr xhei e Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje