Unioni i Gazetarëve: Dhuna policore mbi gazetarët dhe qytetarët që mbrojnë Teatrin, e turpshme

17 Maj 2020, 10:01Sociale TEMA

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shëmbjen e Teatrit Kombëtar, duke dënuar dhunën ndaj gazetarëve, artistëve dhe qytetarëve.

“Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.

(TemA)

12 komente në “Unioni i Gazetarëve: Dhuna policore mbi gazetarët dhe qytetarët që mbrojnë Teatrin, e turpshme”

  1. ben says:

    Po pse cduhet te bente policia,meqe ishte ky robi i medias?

  2. shqiptari says:

    KUSH ESHTE UNIONI I GAZETAREVE ?

    PO PAÇAURET SI MERO I PERFAQESON ?

    A MERR MASA NDAJ ATYRE QE PERDHOSIN EMRITN E NDERUAR TE GAZETARIT KUR SILLEN SI CUBA E ZAGARE TE PUSHTETIT ?

  3. ppa says:

    Unioni i Cipes dhe kazanit- me e pakta beni nje sondazh se sa perqind e opinionit jane me ju apo me zbatimin e planit te qeverise.

  4. Gazetar te kapur says:

    Ky ha buk nga parat e politikës

  5. H says:

    Shkoni more palaço , magafonë të mafjes, korrupsionit, dhe vjedhjes. Gazetarë që lehni në favor të kujt ju paguan më shumë.

  6. ?? says:

    Opozitë idiote!

  7. Haka Tekizoti says:

    Unioni i gazetarëve duhet të sqarojë publikun se çfarë e ndiejnë veten gazetarët: profesionistë që informojnë publikun për atë që ndodh apo cuba që mund të matin forcat fizike e të përleshen me policinë në krye të detyrës. Nëse gazetari është në krye të detyrës, po polici kundër të cilit bën cubin a nuk është në krye të detyrës? Gazetari ka detyrë të parashtrojë problemet apo t’i zgjidhë ato forcërisht. Disa gazetarë ndihen perëndi dhe kjo në sytë e publikut i zvogëlon deri në përmasat e qenieve negative.

  8. Sherifi says:

    Simbas ketyre te unionit i bie qe qytetaret, gazetaret dhe opzitaret, te mos preken me dore cfaredo qe te bein, vetem policet te dhunohen.

  9. vlore says:

    Cipa ata nuk vane si gazetare por si protestues .Gazetari vete me shenjen dalluese e jo me grushte e shkelme kunder policise KAZAN

  10. Kta nuk jan aspak gazetare por thjeshte ushkar te bandes se Krimit Politike ne Shqiperi
    qe per 30-vjet i kane sherbyer shkaterrimit te shtetit dhe shoqerise Shqiptare .
    Ti rrahesh kto shkerdhata eshte perkedhelje

  11. likefloriri says:

    Kush eshte unioni (po shqip si e ka emrin) i gazetareve, perse nuk ve nje emer ne fund te shkrimit. Gazetare palaco, plehra. Gazetare si ato te tv-ve te likes e sales, qe po vazhdojne te fryjne aktin korrekt te policise dhe vendimin e sakte te bashkise tirane. Keta akte jane ligje dhe kush del kunder ligjit ndeshkohet, qofte edhe like hajduti me mona baxhellen.

  12. Lili says:

    Cim Peka plus ata kater pseudo artiste Jane terroriste.Ju te Unionit pse se ngriter zerin e protestes kur teatri u mire peng nga kater terroriste qe vazhdojne te marrin rrogen e Shtetit si artiste? Kujt ia kemi borxh Edhe keto tre vjet te terrorit psikologjik qe ushtruan Budinat,Licajt vrases,rrugace e hajdute? Sì si dolet perkrah asnjehere progredito por vetem beni shantazh Pasi keni mbi krye ne mediat tuaja tradhtaret e Atdheut si Ilir vrases Metà,Lulzim idiot Basha,Baxhella e Leshelise.Si nuk ju vjen turp qe gjithmone mbroni ceshtje antishqiprare? Zaten ti A. Cipi s,je shqiptar,as Cim Peka,as te tjere qe punojne kunder perparimit nen rrogoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje