Prodani: Nuk shoh arsye për të mos luajtur, mbyllja në tavolinë krijonte debate dhe konflikte

18 Maj 2020, 12:13Sport TEMA

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduart Prodrani shprehet se në Shqipër nuk sheh asnjë arsye pse futbolli të mos rikthehet, ndërsa thekson se një mbyllje e mundshme në tavolinë do të krijonte shumë debate dhe konflikte mbi verdiktet e kampionatit.

Në një intervistë për Ora Sport në RTV Ora, Prodrani tha se e ka marrë malli për futbollin e Partizanin.

“Situata është më komplekse në Shqipëri në vendet e tjera për rikthimin e futbollit. Kanë kontrata të me çmime të majme. Në Shqipëri nuk shoh ndonjë arsye pse të mos kthehemi për të luajtur. Është shumë më mirë se sa të mbylleshin në tavolinë. Do të krijonin debate dhe konflikte që nuk do t’i shërbenin askujt.

Nuk është dhënë verdikti final për rifillimin e futbollit. Vetë fakti që filloi Bundesliga është një shtysë për këtë gjë. Nuk shoh ndonjë gjë të papërballueshme nga skuadrat. Bëhet fjalë për dezinfektim të zakonshëm.

Nëse bëhet fjalë për korridore dezinfektimi FSHF mund t’i sigurojë pa problem. Për punën e zgjatjes së kontratave të lojtarëve i takon organizatorëve kombëtare që të vendosin. Nëse gjërat që nuk kanë ndryshim, ndeshjet do të luhen në qershor-korrik. Ndeshjet mund të luhen të plota

. Nuk mund të ketë modifikim. Nuk e besoj që të ketë problem. Ekonomike dhe logjistike. Nuk mund të diskutohet a është e mirë apo vendim i keq. Është një çështje autoritetesh.

Partizani nuk e ka mbajtur suksesin e sezonit të kaluar. Ka vuajtur jostabilitet, dhe më në fund iu krijuan mundësitë për të fituar një kampionat. Unë nuk kam ikur dje nga Partizani. Sigurisht që më ka marrë malli, por më shumë më ka marrë malli për futbollin. Nuk është një ndarje e fortë që të kem keqardhje. Futbolli ishte një sfidë për mua. Unë erdha nga një vend që nuk ka lidhje me futbollin. Kam dhënë kontributin tim edhe përpara se të vija tek Partizani, tek FSHF”, u shpreh Prodani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje