Dëmtohet portieri i Lazios, Thomas Strakosha rrezikon sezonin

16 Maj 2020, 20:12Sport TEMA

Rikthimi në stërvitje duket se nuk ka qenë fatlum për portierin shqiptar të Lazio-s, Thomas Strakosha.

Strakosha është dëmtuar dhe rrezikon të humbasë sezonin. Ai u dëmtua në stërvitjen e parë të ekipit që pas rikthimit.

Mediet italiane bëjnë me dije se portieri ka një frakturë në gishtin e vogël të këmbës, por mbetet të shihet se si do të reagojë. Probleme të tilla mund të zgjasin 3 javë deri në 2 muaj.

Serie A rikthehet më 13 qershor prandaj dhe Strakosha mund të humbasë fillimin e tij.

Ndeshjet e para duket se do t’i humbasë me siguri, por nuk dihet nëse ka mbyllur dhe sezonin.

Një lajm i keq për Lazion që ka gjetur te Strakosha liderin mes portave. Drejtori sportiv Igli Tare po punon dhe për rinovimin me 24-vjeçarin.

1 komente në “Dëmtohet portieri i Lazios, Thomas Strakosha rrezikon sezonin”

  1. emri says:

    Lazio ka gjetur te Strakosha liderin mes portave? Po si luan ky, nga nje porte ne tjetren? Aman mor se na e shpifet, se nuk dini as te perktheni, jo me te mendoni me koken tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje