Cesc Fábregas ishte vetëm një fëmijë, kur nënshkroi për Arsenalin. Katalanasi mbërriti në “Emirates” si lojtar premtues dhe u bë një yll i klasit botëror.
Vite më vonë, Thierry Henry ka zbuluar atë që mendoi herën e parë, kur spanjolli u shfaq në stërvitje.
“Kush dreqin është ky”, – i tha ai Wengerit. Trajneri francez doli shpejt në mbrojtje te Cesc, që asokohe dukej si “milingonë” para peshave të rënda në dhomën e zhveshjes.
Henry ia kujtoi këtë episod Fabregas në një Instagrami “live” mes dy shokësh: “Mbaj mend herën e parë, kur u stërvite me ne. Unë shikoja ty dhe isha pa fjalë.
Prerja e flokëve që sollët ishte mjaft e shëmtuar. Gjithashtu, në atë kohë, fanellat ishin shumë të mëdha për këdo tek Arsenali, por për ju ishte sikur të kishe veshur një fustan të madh.
Shikova shefin (Wenger) dhe i thashë: Kush dreqin është ky?! Dhe trajneri m’u përgjigj: Oh, është djali që fitoi Kupën e Botës me U-17.
Mbaj mend njerëzit e tjerë që flisnin për ju. Shikoja ju kaq të brishtë dhe pastaj Patrick (Vieira) e Gilberto (Silva). Si do të dyluftoje ti me ata, pyeta veten. Oh, Zoti im! Por, pastaj filluat të lëvizni topin në fushë dhe gjithçka ndryshoi.
Lojtarët si Patrick dhe Gilberto nuk e kishin lehtë kundër jush. Aty e kuptuam se mund të luanit me ne menjëherë. E nisët me gol në “Carling Cup” dhe pjesa tjetër është histori.
Sot, njerëzit me të drejtë flasin për Kevin De Bruyne, sepse është i mahnitshëm, apo David Silva, po i tillë; por për mua ju jeni atje, në rangun e atyre djemve.
Mënyra se si luani më ka tërhequr gjithmonë. Më tërheqin lojtarët e zgjuar me topin. Në këtë drejtim, ju jeni një nga më të zgjuarit, me të cilin kam luajtur ndonjëherë”.