FAKSIMILE/ Dështimi i Ligës Profesioniste, Autoriteti Konkurencës: Nuk ekziston!

15 Maj 2020, 21:03Sport TEMA
FAKSIMILE/ Dështimi i Ligës Profesioniste, Autoriteti

Liga Profesioniste që u krijua si diçka mjaft e rëndësishme për zhvillimin futbollit shqiptar, ka rezultuar deri më tani një deshtim i plotë.

Edvin Libohova që është vendosur si president i Ligës, ndërkohë që mban dhe postin e zv-presidentit të FSHF-së, nuk ka kryer asnjë hap të rëndësishëm për të mbrojtur klubet e futbollit, në aspektin sportiv, të imazhit, pjesëmarrje në vendimmarrje në komisionet e ndryshme që lidhen në mënyrë direkte me kampionatin, por dhe rritja e të ardhurave për klubet.

Përkundrazi, në dokumentin që Gazeta TemA ka siguruar në një hetim të thelluar që është kryer nga Autoriteti i Konkurencës është konstatuar se kjo Ligë nuk ekziston.

“Krijimi i Ligës Profesioniste sipas modelit të vendeve Evropiane është i domosdoshëm për të pasur transparencë ndërmjet klubeve dhe Federatës. Liga Profesioniste është një organizatë në të cilat marrin pjesë Presidentët e klubeve që përfaqësohen në kompeticion si “Kategoria Superiore” dhe “Kupa e Shqipërisë”. Liga është ajo që mbron interesat e klubeve dhe monitoron vendimet që FSHF jep dhe që prek interesat e tyre ekonomike apo sportive.

Gjatë hetimit rezultoi se Liga Profesioniste nuk ekziston. Krijimi i kësaj Lige, me një rol aktiv në negocimin dhe shitjen e të drejtës televizive dhe në transparencën e shpërndarjes së fondeve apo investimeve ndërmjet klubeve, është i nevojshëm për të kufizuar mundësinë që FSHF të abuzojë në pozitën dominuese sipas nenit 9, pika 2, germa (a), duke qenë se është vetë FSHF që përfaqëson interesin kolektiv të klubeve në shitjen e të drejtave audiovizive”, nënvizion Autoriteti i Konkurencës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje