DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurrencës zbulon abuzimet e FSHF-së me çmimet e biletave

15 Maj 2020, 20:17Sport TEMA
DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurrencës zbulon abuzimet e FSHF-së me

Autoriteti i Konkurencës pas një hetim të thelluar rreth veprimtarisë me pozitën dominuese që Federata Shqiptare e Futbollit ka në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve, ka vërejtur një numër mjaft të madh shkeljes dhe konfliktesh të pastra interesi që ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentin e plotë të Autoritetit të Konkurencës ku janë argumentuar të gjitha shkeljet skandaloze që ka kryer Institucioni i Futbollit Shqiptar.

Një nga shkeljet e rënda që përbën konfliktin e pastër të interesit është ajo e shitjes së të drejtës së transmetimit tek DIGITALB, ku Armand Duka rezulton aksioner. (http://www.gazetatema.net/2020/05/15/dokumenti-autoriteti-i-konkurences-zbulon-shkeljet-e-renda-te-fshf-se-dhe-konfliktet-e-interesit-te-armand-dukes-me-shitjen-e-se-drejtes-televizive-tek-digitalb/)

Një tjetër pikë ishte dhe ajo që shumë tifozë janë ndeshur me abzuzimet me shitjen e biletave nga ana e FSHF-së në ndeshjet e Kombëtares.

Ja çfarë konstatohet në gjetjet e Autoritetit të Konkurencës.

“Gjatë procedurës hetimore, u analizua edhe çmimi i shitjes së biletave. Nga ana e FSHF nuk u soll as edhe një e dhënë/informacion mbi mënyrën se si përllogaritet ky çmim. FSHF refuzoi disa herë të dërgonte analizën lidhëse mes kostos dhe çmimit të biletave. Kështu, në mungesë të informacionit të një modeli të kostos të detajuar të shërbimeve, nga AK është përdor alternativa krahasuese në lidhje me çmimin e biletave, si një nga metodat kryesore të hetimit. Analiza bazuar në çmimin e lartë të biletave (excessive price), ju referua vendeve të tjera të rajonit (benchmarking): Kosovë, Maqedonia e

Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia, shtete me karakteristika të ngjashme me Shqipërinë: duke parë kriterin e PBB-së dhe faktorë të tjerë, si popullariteti i futbollit në këto vende.

FSHF nuk ka një metodologji për përcaktimin e çmimeve të biletave me qëllim orientimin drejt kostos së shërbimit; nga krahasimi i çmimeve të biletave të miratuara nga FSHF me çmimet e biletave të rajonit rezultoi se janë më të larta se Maqedonia, Kosova, Kroacia, dhe Mali i Zi si vende me nivel të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-sw) dhe të ardhurave për frymë të krahasueshme me Shqipërinë (p.sh. Maqedonia). Kjo sjellje e FSHF, duke aplikuar çmime të larta, përbën një abuzim me pozitën dominuese në kuptim të nenit 9, pika 2, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003.

Edhe ankesat e disa qytetarëve gjatë procedurës hetimore të protokolluara me nr. 55/14, 55/15, 55/16 prot., datë 21.11.2019 lidhur me detyrimin për blerjen e biletës Shqipëri – Andorra në mënyrë që të shohësh ndeshjen Shqipëri- Francë, referon në kuptim të nenit 9, pika 2 germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 një abuzim me pozitën dominuese , duke vendosur kushte të padrejta për ata që duan të shohin ndeshjen për të cilën kanë interes”, theksohet në konstatimin e Autoritetit të Konkurencë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje