Braziliani shokon me deklaratën: Messi, Ronaldo dhe Neymar nuk janë në lartësinë time

15 Maj 2020, 21:14Sport TEMA

E mbani mend Edilson? Ish-futbollisti i Brazilit, i cili ka ndryshuar shumë ekipe në karrierën e tij, veçanërisht midis vendit të tij, Portugalisë dhe Japonisë, kujtohet mbi të gjitha për fitoren e Kupës së Botës 2012, përkrah Ronaldo, Rivaldo, Roberto Carlos etj.

Për mikrofonat e “Infobae”, ai bëri disa deklarata mjaft të guximshme, të cilat tregojnë një personalitet shumë të fortë: “Messi? Që të jetë në nivelin tim, ai duhet të fitojë një Kupë Bote. E njëjta gjë vlen edhe për Neymar. Cristiano Ronaldo? Ai ka vetëm forcë fizike, vazhdimisht tërhiqet nga të gjitha pozicionet. Unë isha më i fortë se ai”.

Për Edilson, pra, është shumë më e rëndësishme të kesh fituar një Kupë Bote sesa t’i kesh arritur të gjitha qëllimet e tjera, përfshirë edhe ato individuale (por jo vetëm) të Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

2 komente në “Braziliani shokon me deklaratën: Messi, Ronaldo dhe Neymar nuk janë në lartësinë time”

  1. Pd rrumpalla says:

    Ne 2012 eshte zhvilluar kampionat Boteror?
    Ha, ha.. kete e besojne vetem gazetat Shqypetare! Hapu dhe.

  2. cubeli says:

    Kupa e Botes 2012 ku eshte zhvilluar se tani po e mesojme?????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje