“Mourinho si Conte. Dy personazhe të fortë, që nuk dorëzohen kurrë”

16 Maj 2020, 12:01Sport TEMA

Në librin e tij autobiografik, Giorgio Chiellini ndalet edhe te Jose Mourinho dhe si e sheh trajnerin portugez:

“Me José, një tjetër “djall” në dukje, unë kurrë nuk fola, përveç disa përshëndetjeve sporadike. Por karizma e tij ka ndryshuar sportin tonë. 

Ai gjithmonë kërkon luftë me dikë, ose diçka, duke vepruar vetë si rrufepritës. Pak a shumë si Conte. Dy personazhe të fortë, që nuk dorëzohen kurrë. Ndonjëherë e bëjnë gjithçka me strategji, herë të tjera e kanë nga natyra.

Por, gjithmonë duhet të luftojnë. Unë mendoj se Mourinho, për mirë ose për keq, ka sjellë emocione, një frymë ajri të pastër në futboll. Më pëlqejnë ata që përcjellin emocione, edhe nëse e urreja atë si kundërshtar. 

Natyrisht, flas për urrejtje në planin sportiv, sepse pasi mbaron beteja, mbetet vetëm nderimi. Unë nuk kam asnjë mëri ndaj tij, Mourinho është një personazh i shkëlqyer”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje