Protesta tek Teatri, 7 të arrestuar

18 Maj 2020, 10:45Kronika TEMA

Forcat e Policisë së Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 persona.

U proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 21 persona.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

1 komente në “Protesta tek Teatri, 7 të arrestuar”

  1. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje cope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralzuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge, perfitim ka vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze .Vetem per te bere show jane te paret. Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ka mbetur ne kete vend .Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec satrap i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!
    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi .Ky bandit ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    Pse Sazani nga zone ushtarake u be Zone turistike?
    Pse ne pandemi behen e zhbehen ligje ? C,far nguti emergjence pati nderhyrja naten
    per teatrin ?Ma shpjego o i madhi Kadare?
    Supozohet se figura e presidentit perfaqeson Unitetin Kombetar ? Ku jeni ish president nuk ndiheni se ju ka caktu komoditet Rilindja -vdekje e rames?
    Po ju Meta ,pse nuk e thirrni popullin per te shperndare parlamentin ilegjitim,
    qeverine ilegjitime, zgjedhjet ilegjitime?
    Kushtetuta eshte per te mbrojtur te drejtat themelore te njeriut,cfare mbroni te gjith ju ?
    Cfare eshte kushtetuta pa te drejtat themelore te saj
    Pergjigju popullit tim Juri Kim pse heshtje varri zonja qe vjen nga demokracia ?
    Per cfare ju sherben ju dhe Europes kryehajduti i nates qe shkel te drejta dhe ka uzurpuar cdo institucion ?
    Cfare leksione demokracie mund te na jepni ju kur heshtni para ketij udheheqesi moster pa fe,pa atdhe?
    Po ju more socialiste pse heshtni?

    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !

    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!

    Po me plas shpirti!

    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje