Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela raportohet se është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Pas 3 vitesh në arrati Jaeld Çela është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për akuzën e shpërdorimit të detyrës me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Në shtator 2019 Jaeld Çela është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për akuzat e mësipërme, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në 3.4 vite burg.
Çela ka shkuar në ambientet e Drejtorisë së Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa për kapjen e tij ishte vënë në dispozicion dhe një shpërblim i majm.
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ka qenë në të njëjtën çështje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.