“Ka bërë arrestime të bujshme”, gazetari Artan Hoxha skanon policin që preku vajzën në rrugë: Ishte edhe gjysh, ka marrë pjesë në shumë operacione

16 Maj 2020, 13:03Kronika TEMA

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit me policinë e shtetit. Jo më larg se dje disa efektivë dhunuan një adoleshent tek Parku i Liqenit.

Ndërkohë, gazetari u ndal edhe tek rasti i disa ditëve më parë, kur një polic u filmua teksa prekte në vende intime një vajzë. Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual.

Gazetari dha detaje se policia i cili më pas u pezullua ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.

“Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë e kujdesshëm.

Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër.

Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj. Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme.

Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici. Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën.

E ka bërë një polic me eksperiencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e Shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra”, tha gazetari.

1 komente në ““Ka bërë arrestime të bujshme”, gazetari Artan Hoxha skanon policin që preku vajzën në rrugë: Ishte edhe gjysh, ka marrë pjesë në shumë operacione”

  1. Timi says:

    Ka 7 vite në pushtet Rama dhe akoma nuk ka bëre një polici siç duhet. Sistemi gjyqësor shkon aq ngadalë sa do shembej edhe vet pa reformat. Ndoshta ka vullnetin për ndryshim por i mungon guximi. Me 3 Mio banorë Shqipërisë nuk i duhen disa polici. E shtetit, bashkiake, fnsh, renea, ovl e ku di unë. Një polici normale dhe një speciale. Mendimi im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje