Nga Artur Ajazi
Kush ka zbatuar ligjin, kush ka qenë në mbrojtje të ligjit, kush ka denoncuar shkelet e vërteta ligjore, është shpallur gjithmonë i paligjshëm dhe “diktator” në Shqipëri. Kush ka luftuar me kokëfortësi për ta zbatuar ligjin, për tu njehsuar edhe ne si vendet e tjera në Europë, gjithmonë është shpallur “kriminel, i poshtër, diktator, komunist”. Por le të kthehemi pas në vite…Pas vitit 1992, kur në pushtet erdhi partia e ish-opozitaristëve të sotëm, në politikën e brishtë shqiptare zbatimi i ligjit, u deklarua si “mëndësi diktatoriale”, kurse ata që tentuan ta zbatonin ligjin u deklaruan dhe u shpallën “armiq të demokracisë”.
Shkelja e ligjit me dy këmbët, nisi nga kioskëzimi i vendit, nga mbushja e Tiranës dhe qyteteve tona, me lokale metalike dhe lloj-lloj lokalesh me tulla dhe qerpiçi, duke i dhënë kryeqytetit të vendit dhe qyteteve tona, një fizionomi mesjetare, dhe “kapitalizmit” një fytyrë edhe më egërsuese e injoruese. Natyrisht mes zallamahisë, do të dilte dikush që do të rikthente frymëmarrjen e Tiranës, që do të rrafshonte kioskat zhulanjose, dhe objektet 2-3 dhe 4 katëshe, të cilat kishin bllokuar investimet, zhvillimin dhe europianizimin e saj, dhe krejt qyteteve tona.
Një erë e re, nisi të frynte kur Edi Rama, nisi luftën me barbarët dhe përfituesit e demokracisë, me “pionierët” e kapitalizmit që mbanin shtërnguar fort teserën dhe logon e partisë, kioskat ku çdo gjë bëhej, veç ekonomi tregu jo. Shkelja e ligjit, u kthye në normë. Ishte Edi Rama që zbatoi ligjin, por u shpall “i korruptuar, diktator, bllokmen”, u hetua, u gjykua, madje u mblodh edhe një goxha komision parlamentar, që u mbyll me turp për partinë dhe kryetarin e saj. I vetëm, në krye të bashkisë së Tiranës, Edi Rama i riktheu fytyrën dhe erëzin kryeqytetit, jo duke sulmuar dhe fyer, por duke zbatuar ligjin, duke menduar dhe zbatuar projekte të rëndësishme për zhvillimin e kryeqendrës së Shqipërisë.
Por ja q ë, partia e ish-opozitaristëve erdhi sërish në pushtet në 2005, duke u rikthyer në avazin e vjetër edhe për 8 vite të tjera, duke e thelluar përdhosjen e ligjit, duke mbledhur mes Tiranës sërish kioskat, lokalet pa leje dhe banesat e paligjshme. Duke u premtuar hallexhinjve të cilëve u mori votat se “sa të jemi ne, hani, pini, fitoni dhe këndoni”. Por pas 8 vitesh pushtet absolut, partia e ish-opozitaristëve, iku duke u mundur 1 milion me zero. Shqipëria, Tirana dhe qytetet e vendit, nisën të marrin sërish frymë,
shpresa dhe besimi u ngjallën, pasi investimet mbuluan cep më cep vendin. Ligji nisi të flakë në kanale, objekte 4-5 dhe 10 katëshe, zbatimi i ligjit nisi të rrafshojë “prona” dhe pasuri majtas dhe djathas, dhe sërish Edi Rama u shpall “diktator, bllokmen, antishqiptar, i korruptuar”. Sulmet vinin nga oborri i SHQUP-it, vinin nga ata që ligjin as e njohin, dhe as e kanë zbatuar ndonjëherë. Vinin nga ata që janë tallur me ligjin për 30 vjet, sulmet vinin nga ata që duke shkelur ligjin mbushën dhomat me euro dhe dollarë, vinin nga ata që erdhën në Tiranë dikur me xhaketa borxh, dhe u bënë “profesorë, doktorë”, ministra, rektorë, deputetë, dhe padyshim milionerë.
Por Edi Rama, nuk u tërhoq, dhe as ka ndërmend të tërhiqet, pasi një fjalë e urtë thotë “pemës me kokrra, i gjuhet me gurë”. Kush zbaton ligjin në Shqipëri, gjithmonë shpallet nga pakica e pakicës “armik, proserb, diktator, i korruptuar, mafioz”. Një refren i vjetër, që vjen nga zyrat qëndrore të një partie ekstremisht të majtë, që shkeljen e ligjit e quan “burrëri” kurse shkelësin e ligjit e quan “qëndrestar dhe viktimë e diktaturës komuniste”.
O plak shi tymin tend mos e vri shum cfar lejn zarbot.
I shkreti Artur Ajazi po lutet ne mbrojtje te Edi Rames,si njeriu qe ka sjelle zhvillimin ne Shqiperi si askush tjeter!
Po gabohesh rende zoti kalemxhi!
Ne se do gjykohej nje regjim,nje kryeminister,nje qeveri se ka punuar mire vetem nga investimet qe paska bere ne te gjithe vendiot,me siguri te plote qe as ENVER HOXHA sot nuk do quhej diktator,por babai i kombit dhe sistemi socialist nuk do ishte rrezuar!
Se te gjithe investimet e bera ne 30 vjet nga te gjitha qeverite,nuk krahasohen kurre me investimet,qe bente qeveria komuniste vetem per ndertimin e nje hidrocentrali gjigand si ata mbi lumin Drin,apo me rindertimin e te gjitha shtepive te demtuara nga termeti i 79-tes ku u strehuan 100 mije vete brenda 5,5 muajve!
Dhe ndonese shqiptaret atehere kishin te gjithe shtepi,ishin te punesuar te gjithe,te gjithe studentet qe mbaronin unuversitetin e kishin te garantuar vendin e punes,qe arsimi,shendetesia,drejtesia etj ishin krejtesisht falas etj,sot ate sistem e quajne diktatorial!
Dhe te mburresh sot Ramen pse paska shtruar sheshin Skenderbej vetem per te ndertuar nje pasrking privat,se ka bojastisur Pazarin e Ri,se ka shtruar ca rrugica me kosto katastrofike dhe ka lene mijra banore qe jetojne ne pallate 10 kate,pa asnje investim,pa cerdhe,kopshte,kende lojrash,pa lulishte etj eshte cmnenduri!
Rama dhe regjimi i tij diktatorial duhet vleresuar jo nga ata,qe kane perfituar nga ai direjt apo indirekt,as nga ata qe jane punesuar ne qeveri aqpo ne addministraten qendrore e vendore,por perkundrazi ai vleresohet vetem nga ata qe kane vuajtur dhe vuajne akoma padrejtesite e rrogtareve te tij,grabiten dhe perbuzjen e tyre nga pushtetaret e tij,bile edhe nga ai vete!
Rama nuk duhet gjykuar nga ato cfare ka bere,por sidomos nga ato cfare NUK KA BERE!
Rama dhe Veliaj nuk duhen gjykuar se kane hedhur miliarda ne rruget ju bien me shume ne sy te turisteve,ambasadoreve,te huajve,gazetareve etj,por tek zona te tera banimi si Yzberishti ne lagjen nr.14 te Tiranes me 50 mije banore dhe rreth 4 mije femije per te cilet nuk jane ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte stola per pensionistet,rruge te pa shtruara me balte ne dimer e pluhur ne vere etj,ndonese banoret kane paguar per 5 vjet miliarda leke,por nuk kane marre asnje sherbim!
Rama nuk matet se paska punuar me mire se Basha,por duhet matur me ate se cfare mundesish ka patur,se cfare ka bere me mire se Basha ne planifikimin e invcestimeve jo ku i bejet luster imazhit te tij,por ku jane nevojat me te shumta,duke percaktuar per kete qellim prioritetet kryesore!
Se investimet nuk duhen bere ne qender te Tiranes apo tek liqeni,por vetem ne baze te nevojave konkrete, duke patur per baze sasine dhe dendesine e banoreve per m/2!
Cfare i kane sherbyer banoreve te Tiranes miliarda investime,kur shumica e lagjeve te Tiranes nuk kane asnje shetitore,lulishte etj per te shetitur femijet,per te kaluar kohen pensionistet?
Kjo maskarade e investimeve skandaloze te Rames dhe Veliajt u vu re gjate fund javes kur mijra gjysher e prinder nuk dinin ku te shetisnin femijet e tyre prane lagjeve te tyre,por iu sulen te gjithe parkut te liqenit artificial?
Ishte mjerim te shikoje prinderit me karroca femijesh te vegjel,qe leviznin nga Kombinati,Yzberishti,Astiri,Lapraka,etj te shonin te gjithe tek liqeni,se edhe e vetmja lulishte tek Parku Rinia u deformua mizorisht ne emer te modernizimit duke u kthyer nga fushe me bar ne kodra!
Nje popull,qw mburr qeverine eshte popull i nenshtruar,qe nuk meriton respekt!Populli duhet te jete kurdohere opozite e perjeteshme e qeverise,ndryshe qeveria “CMENDET” dhe te shtyp!
Sepse jemi te korruptuar edhe thelle menderisht,nuk e konceptojme dot idene qe te jesh nje shoqeri e civilizuar,duhet te respektosh rregualla dhe ligje qe rregullojne jeten e asaj shoqerie te perbashket,Ne na shkon pershtat ligji i xhungles,
problemi eshte qe ne shqiperi asnje nuk zbaton ligjin zoti Ajazi, edhe po te jesh i ndershem mos shkruaj artikuj pro Ed palloshit, sepse vetem ai nuk mund te zbatoje ligjin.
Ca I ka dhone Rama ktij Ajazit te Durresit…..?
Sa mashtron o Tuke? Kioskat ishin akumulimi i pare I kapitslit ne Shqiperi..u hoqen kur erdhi koha…..pra ka qe ne 98 ne drejtim e vetem kioskat I permendni…
Lokalet ke Parku Rinia i kishin gjith Gangsterët e Shqipërisë. Ato ishin lavatriçe parash dhe Jo format e mirfillta të ekonimisë së tregut.Për ato e kishte fjalën “Tuka”
Ca ligji ligjet e edvin perandorit qe con 1000 polica ne mes te nates me arm per te neutralizuar godinen e teatrit pavarsisht virusit per ca ligji e ke fjalen ligjin qe hip se te vrava zbrit se te vrava keta jan me keq se enver hoxha se te pakten ai kish burreri dhe i pranonte ndyrsit qe bente keta jan kurva. Po ju qe pranoni te tilla gjera jeni me te ndyr se keta politikan nsr po ju fhe femijet tuaj do jen kur tiu dhunojn pala tjeter.
Barbarë jan ata qe prishin objektet e artit,dhe D’Rama eshte nje nga ato,qe prishi Terin Kombetare,Kinema 17 Nentorin,Kinema
Republiken.asgjesoii Teatrin e Kukullave.la meshir te fatit derisa u permbyt Biblioteken Kombetare,zhduku Cirkun Kombëtar,
fali Pallatin e Pionerve,zhduku Stadiumin Kombetar,te vetmen piste olimpike me parametra nderkombetare qe kishim ne vend.
Edhe ne vendet Diktatoriale kur zbatojn ligjin,kan shumicen pas vetes!Koka e nje kombi eshte elita intelektuale,nese ajo eshte e
ndergjegjshme,vertete inteliktuale dhe jo kallp si soji yt,ecen sigurt perpara nje popull.Barinjte drejtojn tufen e deleve dhe jo e
kunderta.Edvin D’Rama justifikohej dy dit para shembjes se Teatrit,se eshte “shumica”,shumica e injorances dhe drogaxhijve,
llumi i shoqerise shqiptare,dhe kete e shiste si argument kunder artisteve dhe disa ish kolegeve te tij.Ky eshte rasti kur Albert
Ajnshtajn thoshte,se Demokracia eshte sistemi ku dy budallenj vlejn më shum se nje i mençur.Artur Ajazi nuk eshte injorant,
por servil,1 milion here me i demshem se injorati,sepse eshte pikerisht ky habitat qe manipullon injorancen.O mendje semure,
o ushtare i”elites intelektuale” qe legjitimon diktatoret,dhe ngatrron me dashje zbatimin e ligjith me abuzuesit e tij;ne cilin
vend Demokratik merret me objektet e artit Kryeminstri dhe Kryetari i Bashkise?Per çfar eshte Ministria e kultures?Dy Minstre
“kulture”nuk than asnje fjale!Edvin D’Rama eshte nje monster,qe mbahet ne kembe nga servile si ju.
Ti ti rruh bolet shumices se shqiptareve.
Ec para qeveri….ke mandat nga populli
Ligji duhet zbatuar jo vetëm për ato që janë të pa ligjshme por nuk kemi parë të dënohet askush që ka lejuar të paligjshmen dhe ai ështën Sala idioti që për të sigurauar familjen e tij me pare për shumë breza e bëri Shqipërinë gërmadhë kudo.Prandaj po nuk u dënuan ktë bashibuzukë përsëri ska për të patur qetësi.E dëgjon memecin Paloka se çthotë:sa të vijmë në pushtet do e prishim dhe do e bëjmë siç duam vetë.Le ta prishin stadiumin apo parkun nga liqeni.Pra këta duhen dënuar pa tjetër por SPAKU më duket do mare ato roga të majme dhe asgjë…
Ne vend te nje letre me zarf per ambasadorin gjerman + ne Tirane
SHTETI E KA ZEMREN PREJ LIGJI ZOTI AMBASADOR !
I nderuar Zoti Ambasador i nje populli te madh mik e aleat strategjik te Shqiperise e shqiptareve si komb, i nje shteti:
1-ku ligji eshte ligj
2-ku rregull i eshte rregull
3-ku disiplina eshte disipline si Gjermania
Qyteterimi me i lashte i Botes ai mbi 5500 vjecar kinez e ka te shkruajtur
Shteti e ka zemren prej guri !
Te njejten gje gati 2.500 vjet me vone do ta thoshte e shkruante djepi i demokracise boterore Elada Demokratia Demokracia Greke, kur behej fjale per qytete shtet si Sparta e Athina e jo per shtet te mirefillte.
Do ta lartonte edhe me shume Roma e lashte dhe Cezari me Perandorine dhe te Drejten Romake qe eshte djepi i Ligjit dhe Drejtesise boterore .
Do ta persoste me tej Revolucioni i pare i mirefillte demokratik ne Bote ai Francez dhe sidomos Kushtetuta e Nenes Boterore te Demokracise SHBA-se qe skaliste me shkronja a te arta ne kapaket e thelbin e saj:
Ne Populli Me Popullin e per Popullin!
E ne demokracine e sotme e cdo shtet te vertete:
Shteti e ka zemren prej ligji e jo prej Luigji e as prej SaLikeiqi “ Ligji jam une !”
Kurse ju Zoti Ambasador deklaroni fjale per fjale:
“ Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.
Pikerisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.
Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas.”
Si i ri ne detyren tuaj ne Tirane, te mirekuptoj plotesisht sepse si duket akoma nuk e njeh mire ose je i keqinformuar historine e kesaj opozite qe ne pozite e degjeneroi krejtesisht edhe vete fjalen korrupsion me megakorrupsionin e saj ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize te shtetit shqiptar, qe e rrenoi dhe zhberi kete shtet mbi 15 here ne 15 vjet sundimi te SaLikekracise, cka nuk ia ka bere Shqiperise as pushtuesit e saj. Me rrenimin e teatrit ish Dopolavore te fashizmit, jo vetem nuk u nxitua, por qeveria tregoi nje durim kinez tash e gati 3 vjet aq me teper ne kete situate te jashtezakoneshme kur nje grusht artistesh marioneta te opozites, pa asnje vlere e rol te spikatur ne artin skenik shqiptar iu kundervune 90 per qind te elites se tij si Robert Ndrenika, Kadri Toshi, Luftar Paja, Rikard Ljarja, Laert Vasili..
Besoj se qe perpara se te emerohesh Ambasador i Gjermanise se madhe, aleatit strategjik Nr. 2 te Shqiperise pas SHBA-se ne Bote ke mesuar per cadrat rrenimtare te kesaj opozite shtetzhberese qe nga ajo kunder Parkut te Femijeve te Liqeni Artificial i Tiranes, qe tek Cadra ala putiniste e ne zemren e Tiranes qe deshtoi me sukses te plote… Shembja e Teatrit sot ne mengjez ishte cadra e saj e peste qe iu keputen telat dhe ca mbulesa mbas atyre te Unazes se Tiranes ose Astirit, mbas asaj te studenteve qe ia mbyllen dyert sapo kjo u orvat ti fuste nen cadren e saj, pas asaj te braktisjes se “Cadres” Kuvendit qe i la lakuriq nen dimrin idhnak dhe zhegun aftikan te veres se kaluar !
A e dini pse Zoti Ambasador i nderuar?
Sepse shqiptaret e kane kuptuar se ” Cadra” e kesaj opozite mbi Teatrin eshte vetem maska, vetem sebepi per te mbrojtur pasurite pa fund, “qytetet e ndaluara” dhe miliarda eurot e dollaret e vjedhura atyre nga kjo ”Bande Gangsteresh” sipas “ The Times” konservatore te Londres qysh ne mars te 1997-es dhe te kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit…” sipas mbretit te gazetarise boterore “ The New York Times” diten tragjike te Gerdecit me 15 mars 2007, per ti shpetuar ndeshkimit te tyre ligjor nga Reforma ne Drejtesi, nga SPSK-u e BKH-ja qe mban vulen amerikane dhe gjermane dhe te aspiratave te nje rinie e populli te tere qe shembi komunizmin me kushtrimet e tyre: – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! – E duam Shqiperine si Amerika demokratike ! E vetmja rini e popull ne krejt ish vendet e “ Perdes se hekuri” qe zemren e shpirtin e kishin ne vendin e tyre natyror tek Evropa Bashkuar e tek Amerika demokratike, te vetmit ku “ Dielli lind ne Perendim “, sic ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama .
Me konsideraten me te larte e me zemer ne dore
Alban Dega
From: Alban Dega
Date: May 17, 2020 at 8:34:33 PM EDT
Sakte! Ketij artikulli nuk i leviz asnje presje. 100000000000000% dalort me gazetarin qe e ka shkruar!