Në një bisedë me Zërin e Amerikës, studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt nga ky teatër me gjyqet e vitit 1945, kur Enver Hoxha përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politik.
“17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër. Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.
Studiuesja Amy tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.
“Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë. Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të. Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”,tha ajo.
Studiuesja Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.
“Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.
Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj janë ka edhe fonde.
“Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë. Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar. Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.
Studiuesja amerikane mbi trashëgimitë kulturore, Dr. Amy thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota.
Më falni ky shkrim ishte rubrika “antena” për sot?
Edhe saliu e kishte porosi nga enveri dhe ramizi qe te mos shembej kacollja dhe te ruhej karrikja ku ishte ulur profesor enveri o saliut.
Qe ketej doli emri i Sali Berishes (bashkepunetorit te udb) dhe qe iu imponua Ramiz Alise nga autoritetet Amerikane….Gjiriz me te ndyre antishqipetar nuk ka..Vazhdimin e kuptoni vete se c perfaqeson seksioni shqip i zerit te Amerikes dhe kush percakton vijen e tij ideologjike….
Mero nuk po le idiot pa i dhene hapesire ne gazete. As ne Afrike nuk ka teater kombetar ne ate gjendje skandaloze si ky i yni.
hahahah
me pelqen Humori qe paguan bosha ke te huajt
me bo me qesh shqiptaret
ahahahahahahah baaaaaaaaaaaashaaaaaaaaaa
ajt te puc i cik faqet Teta Amrikane
sa te but e paske faqet ore kokkoshe ,
si te nji femre .
bashaqesh e qesh dhe oi thote .
un Teta Amerikane i lyej faqet me krem Grash si ai i Aureles
Teta : mir ja ben per iat te komunsiteve .
po ate pas me cfar e lyen aaaaaaaaaaahahahahahahahaha
No no bera shaka ?
bravo
Nga na mbiu kjo debilja ???
Nje artikull – analize e shkelqyer. Po kush lecon, kush meson dhe kush reflekton?! Askush. Babezi, babezi, babezi ne infinit do te thoshte gjeniu Ajnshtajn.
Ore po përse na i nxirni këto plera.Çfarë studiuse është kjo?Amerika e rafshovi gjithë Shqipërinë dhe tani na e quan diktaturë prishjen e teatrit që rinte më këmbë me dru të kalbura dhe pupulit me kashtë.Turp që na quhet edhe studiuse.
Komunistat jane specje ne zhdukje. Poshte diktatura e zhspikeve te kuw dhe sherbetoreve te tyre sinonimi i krimit dhe grabitjes.
Baze jepi koment frrok cupit jo asaj fyckes nga america ju keput b… per teatrin .mos flini por therrisni ne studio korifenjte e teatrit dhe nxirini jashte ata lapangjozet hiquni microfonin
mos ja merrni dhe ju kaq seriozishte fjalet Zojes .
Ajo ka ardh me u qi ne shqipni
asgje e keqe .
mosha ee saj ee kuptohii vet ca gjona .
nji rrug e e disa pune
qejfin e bon dhe fiton pare per deklarata komunitesh hahaha
peraq kohe sa shqiperia do ket budallenj
edhe nji patruse haleje aeroporti ne amerike
do shitet si Shkencetare ne Shqypni
Mendime qe ia vlen te diskutohen. Po. Tirana ka nevoje per teater dhe per “vend vajtimi”.
Nuk kuptuam asigjo nga ky i ashtuquajtur artikull. Se çka dasht me than nje zot e di. Edhe eshte edhe nuk eshte..beç hajt te leshojme nja dy fjale e te marrim ca para..
Kjo “Doktoresha” në vend që të mirret me realitetin se përse u shemb Teatri bën propagandë antikomuniste dhe anti Enveriste për seancat e Gjyqeve. Kjo duhet ta dijë se në kohën e komunizmit në po këtë teatër kan luajtur aktorë të nivelit Holivudian. Por koha e këtij Teatri ka kalua dhe është deshtë të ndërtohet i ri. Pyetja është vetëm në cilin stil arkitektonik. Kjo do t’arrihej pa politizim por fatkeqsisht nuk ndodhi.
Teta amerikania:
Kryeministri i sotem, Edi Rama, qysh kur ishte Minister i Kultures ka thene se do ndertoje nje teater te ri. Qysh atehere ai eshte votuar disa here. Mileti e dinte qe ai do e prishte teatrin e vjeter dhe prape e votuan. Keshilli bashkiak i Tiranes, i zgjedhur demokratisht, votoi per prishjen.
Edhe populli i Tiranes e dinte qe ai keshill do e prishte kasollen e teatrit, dhe prape se prape e votoi!
U mendua fillimisht qe Teatrin ta ndertonte privati si shkembim. Protestuesit nuk ishin dakord. Qeveria, ja u plotesoi deshiren: do behet me parate e taksapaguesve. Ja ku eshte leshimi qe ju be protestuesve. Por, si dhe ne Ameriken tende ku ti ben studimet, nuk eshte rruga ajo qe drejton shtetin. He te keqen.
Sa per opinione: “Everybody has an asshole and an opinion” – thuhet andej nga Amerika juaj.
Shiko studimet teta, mos nderhy ne politiken shqiptare.
Ja pra, u mor vesh që ekzistoka një studiuese Emy, e cila paska mendime si ato të turkoshakëve që e mbajnë veten për aktorë.
Pyeteni studjusen amerikane Ami:- a ke parë në dimër ndonjë shfaqje në këtë të famshmen ndertesë te Teatrit tonë Kombëtar? A je futur moj studjusja amerikane ndonjëherë në prapaskenën dhe dhomat e aktorëve të kësaj ndërtese të famshme të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë? Po tek garderoba? A ka ne Amerikën tënde një sallë shfaqjes të tillë edhe ne fshatin më të humbur? ( “ i humbur”nuk eshtë term i saktë për Amerikën tënde ). Pastaj fol për “vandalizmin” që i qënka bërë kulturës tonë kombëtare.
Kjo idjote nuk di ku bie Shqiperia e jo te kete pare ndonje here teatrin. Ku i gjeni keto plera, po te ish kaq e zonja do ta kishin sjelle ambasadore ne Shqiperi.