VIDEO/ Jusuf Vrioni: Teatri duhej shembur, është ndërtuar me material që jeton 25 vjet

18 Maj 2020, 14:19Sociale TEMA

Përkthyesi rebel ndaj regjimit komunist, ku nuk munguan edhe vitet e burgut, njëkohësisht edhe diplomat i njohur, Jusuf Vrioni eshte shprehur në një intervistë te disa viteve me pare për shembjen e godinës së teatrit, pasi nga ana e konstruksionit dhe materialeve me të cilat ajo është ndërtuar, duhet të qëndronte në këmbë për një periudhë të përkohshme vetëm 25 vite.

“Është një episod i çuditshëm që lidhet me një ngjarje tonë të fundit… vila e saj, midis Kaprit dhe AnaKaprit, ishte bërë me një material të një shoqërie, një material që ishte për 25 vjet. Mbas 25 vjet duhej të rrëzohej dhe më vjen keq për këtë polemikë që është bërë këtu në lidhje me këtë Teatrin tonë Kombëtar dhe ai është ndërtuar me të njëjtin material edhe normalisht me rregullat e konstruksionit, pavarësisht nuk më vjen keq ta them, nga afati unë e ndaj atë preokupimin e njerëzve të teatrit po si ndërtesë ajo duhesh rrëzuar absolutisht. Ajo nga ana teknike duhesh rrëzuar edhe ndërtesa e kësaj Eda Çanës është rrëzuar”, është shprehur Jusuf Vrioni.

Jusuf Vrioni është një prej personaliteteve më të spikatur të kulturës, madje në 2006, për mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë Berisha krijoi çmimin Jusuf Vrioni. Vrioni më 13 shtator 1947 arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej shkurtit 1949 e deri më prill 1950 burgoset në njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të Koçi Xoxes. Në korrik 1950 dënohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar, pjesë të dënimit e kaloi në burgun e Burrelit.

3 komente në “VIDEO/ Jusuf Vrioni: Teatri duhej shembur, është ndërtuar me material që jeton 25 vjet”

  1. Beba says:

    Nuk e marr vesh se ku do te dali dhe nga i nxjerr keto afate 25 vjeçare, i jane thartuat me sa duket. Po gjysma e shtepive tiranase ishte ndertuar me qerpiç (balte) e kallama , materiale shume ekologjike sot, e kjo do te thote se duhet t’i prishim? Keto lloj ndertimesh i rezistojne termeteve dhe per kete arsye ne Tirane duhen evituar shumekatshet. Pastaj teatrot kombetare jane gjithmone ne qender ne çdo qytet e kryeqytet. Pse nuk rindertohet aty ku ishte teatri duke ruajtur te njejten fizionomi. Nje merite keni zoti Vrioni Jusuf si zoterues i madh i frengjishtes, ja mesuat zonjes Nexhmie et punuat per qeverine e komunistave gjate gjithe jetes tuaj. Mos u sterholloni me shume sot. Mbani pak dinjitet, se nuk jane shqiptaret injorante qe keni njohur ne kohen e Zogut. Sot , te rinjte shqiptare jane shume te formuar dhe si ne gjuhe te huaja edhe ne shqipe. Nuk i elltisin keto kockat qe po hidhni ju. Kini parasysh se i drejtoheni nje populli njerezish jo qensh, siç i keni gjithmone trajtuar shqiptarit duke i shfrytezuar si argatë ne tokat tuaja.. Eshte turp per ju te shpreheni keshtu, shume e Ulët, jazëk jtë qoftë

  2. Enris Buçka says:

    Ky duhet të jetë inxhinier i zoti!???
    Se ndryshe nuk ka si të japë mendim për diçka që nuk e merr vesh!

  3. nje qytetar says:

    Me shume respekt Ju perulem per njohjen e thelle qe keni ne gjuhen Frenge, porrrrrrrrrr tani po na jep edhe mendime si inxhinier, arkitekt, shkencetar i njohjes se materialeve lidhese e rezistuese,………. por kur shkon ne fazen e fundit te jetes se trete , fillon edhe te pjerdhesh pasi fillon te rrjedhe edhe sistemi imagjinar,…….. po ku i gjete ata materiale e dokumenta te Italianeve qe e ndertuan kete veper HISTORIKE SHQIPTARE,………………dhe mos na jep mendime qe duhej te prishej zoti shkencetar , me siguri qe e ke thene para se te besh shurren,………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje