VIDEO: Shkoi për një vizitë në spital, mjekët i kthejnë kurrizin kryeministres

18 Maj 2020, 09:25Bota TEMA

Sophie Wilmes, kryeministrja e Belgjikës, vizitoi dje dy spitale, Shën Pjeter në Bruksel dhe Delta në Auderghem, për të parë situatën e pandemisë.

Por asaj iu rezervua një pritje jo e mirë pasi mjekët dhe infermierët i i kthyen kurrizin eksortës së kryeministres në formë proteste. Kjo pritje ishte në përgjigje të qasjes së qeverisë ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor në mes pandemisë.

Përveç që janë zhgënjyer për uljen e buxhetit dhe pagat e ulëta, mjekët ishin gjithashtu të pakënaqur për qeverinë duke u përpjekur të “rekrutojnë staf të pakualifikuar për të siguruar mbështetje për personelin infermieror” në vend që të punësojnë profesionistë të trajnuar.

1 komente në “VIDEO: Shkoi për një vizitë në spital, mjekët i kthejnë kurrizin kryeministres”

  1. Ganiu says:

    Nje gje nuk kuptoj. Nderkohe qe keta kane dale jashte kush kujdeset per te semuret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje