Konsensusi i fshehtë kundër projektit "danez"

19 Maj 2020, 11:04Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Ditët e fundit, jo aq rastësisht, nofullave ripërtypëse të debatit publik në Shqipëri u janë servirur dy subjekte daneze. I pari është, sigurisht, projekti i arkitektit të famshëm Bjarke Ingels, i cili pritet të shndërrohet në godinën e re të Teatrit Kombëtar, pas shëmbjes brutale të së të vjetrës. I dyti është sugjerimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim, për Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, që të kihet në konsideratë sistemi elektoral danez si një zgjidhje për Shqipërinë.

Në debatin e parë janë përfshirë i madh e i vogël në mbarë vendin, madje edhe në Kosovë e kudo ku ka shqiptarë në botë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, duke i dhënë një energji të jashtëzakonshme betejës së zakonshme politike mes kampeve kundërshtare. Pala e shembësve po e trajton si një mrekulli të afërt, që mezi po e presin ta shikojnë, kurse të tjerët po e quajnë si mallkimin e shekullit mbi Tiranën e dhunuar nga diktatura.

Ndërsa për temën e dytë pothuajse nuk flet askush, me ndonjë përjashtim të rrallë, që e përforcon edhe më shumë rregullin. A thua se ishte propozimi i ndonjë personazh të panjohur, të ngjashëm me atë tipin që hodhi kapsollat dje në protestë dhe u kap duke ikur.

Midis këtyre dy temave, unë do të zgjidhja pa as më të voglin hezitim atë për mundësinë e një ndryshimi thelbësor në zgjedhjet tona, duke pasur si model Danimarkën. E para, se nuk jam aq aktor, sa të shkul faqet më shumë se ata, që kanë realisht një histori jetësore apo profesionale me godinën e shembur, siç kam parë plot ta bëjnë këto ditë. Por mbi të gjitha, sepse jam i bindur që vendit i vlen më shumë, qoftë edhe për faktin se ende ka shpresë, pasi shanset për të pasur një reformë zgjedhore thelbësore nuk janë shembur përfundimisht, ashtu si godina e Teatrit Kombëtar.

Me gjithë respektin që mund të kemi për protestën e Aleancës për Teatrin dhe kundërshtimin për shëmbjen që iu bë godinës së vjetër, ne duhet të jemi të sinqertë me publikun dhe të themi të vërtetën. Edhe pse një histori e shëmtuar dhe arrogante e pushtetit, prishja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk është gjëma më e madhe që ka prodhuar politika e mbrapshtë e këtyre viteve. Dhe kam frikë se nuk do të jetë as e fundit, në rast se ndryshimi nuk do të ndodhë.

Kjo natyrisht që nuk e zhvlerëson qëndresën dhe kontributin e atyre, që e ruajtën kauzën e tyre për gati 3 vjet rresht. Sipas meje, mbrojtësit e teatrit arritën një fitore të pjesshme në betejën e tyre dhe për atë meritojnë të gjithë vlerësimin tonë. Falë rezistencës së tyre qeveria u tërhoq nga projekti famëkeq i ndërtimit të disa kullave bashkë me teatrin, që tani të paktën do të ketë vetëm një godinë të re në vend të së vjetrës, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Unë kam dyshime të forta dhe të arsyeshme se ngutja e qeverisë për ta prishur me urgjencë dhe në kohë pandemie godinën e teatrit ka pasur për qëllim edhe ngrirjen e procesit, në mos hedhjen në erë fare, të reformës zgjedhore. Që do të thotë injorim dhe sabotim të propozimit amerikan dhe kthimin në origjinë të konfliktualitetit politik për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla loje.

Por natyrisht ajo e ka të pamundur që ta anashkalojë këtë debat delikat e vetme, nëse nuk ndihmohet nga aktorët e tjerë politikë. Sado e rëndë që të ketë qenë apo përjetuar shembja e godinës së teatrit, ajo nuk duhet të shërbejë si një arsye apo pretekst për të ndërprerë procese të tjera me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit.

Nëse qeveria mund të jetë plotësisht e interesuar që ta ruajë statuskuonë, opozita nuk ka asnjë arsye të bjerë në grackën e saj. Vetëm në rast se edhe ajo mendon njësoj si qeveria për këtë çështje dhe atëherë nuk kemi më çfarë të diskutojmë.

Dhe shenjat, për fat të keq, nuk janë të mira, sepse email-i për anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore është dërguar disa ditë përpara se fadromat e Edi Ramës të suleshin mbi godinën e Teatrit Kombëtar, por askush prej tyre nuk pipëtiu.

Ndaj edhe nuk qëndron fare justifikimi se tani që u kalua “vija e kuqe” tek Teatri, as që bëhet më fjalë të ulesh në tavolinë me “armikun”. Kështu i bie që, ndërsa për subjektin e parë danez janë gati t’i shqyejnë sytë njëri tjetrit e ta çojnë gjakun “në gju të kalit”, për ndryshimin potencial të sistemit zgjedhor, që sugjeron ambasadorja amerikane, janë të gjithë në një mendje, jo vetëm që të mos preket, por as që të ketë mundësi të diskutohet. Dhe kam frikë se kjo i kushton shumë më tepër Shqipërisë, se sa shembja arbitrare e godinës së Teatrit.

PS.Ne ishim e vetmja forcë politike që e shprehu zyrtarisht dhe me votë qëndrimin për mosprishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Jo se jemi më të mirë apo më të zotë se të tjerët, por se ishim të vetmit, që e kishim dhe e shfrytëzuam këtë mundësi në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

14 komente në “Konsensusi i fshehtë kundër projektit “danez””

  1. Aristotel says:

    Foli labi rracqire qe e drejton bythen andej nga vjen kari!

    1. Ervin says:

      Cke mo Aristotel, te dogji bytha jote apo dogji bytha e rames?
      Pse ti nuk po e kupton qe ky patozi ka te drejte ketu? Kaq e veshtire eshte ta kuptosh pisllekun apo lojen e trashe qe po lozin rama me lulushin se bashku?
      Po se kuptove dot je rrot kari o vlla dhe nuk ke shpetim. Shko te shqupi dhe ti me ata loqet aty hani fara me tit vasilin. Ju jep fara luli sa te doni.

      1. Revizori says:

        O Ervin, tinke te drejte, por keta Jane rreshtuar ne dy kampe kundershtare, dhe nuk levizin nga istikami.
        Rama dhe Basha hedhin bomba tymuese duke prishur nje ish kuplara italjane, keta bien brenda si debila.
        Ajo ndertesa nuk kishte asgje per t’u mbrojtur. Por te Ben te dyshosh mënyra se si e beri Rama, dhe se si Lolo Basha me Monikën nuk u gjenden aty, rastesisht. Ajo qe do mbrohej me gjak, u prish vetem me pkuhur.
        Por PD dhe PS nuk kane vuajtur kurre per militantë. I kemi me shumicë. Edhe ne kohën e Enverit i kishim me shumicë. Tani vetem.kane nderruar parti.

        1. Alb Bushi says:

          Shkrim pocaqi I një injoranti politik qe I ka ardhur koha te jete edhe kreu I një partie opozitare – si SYTH I dale nga PD. Duke e lend menjane nivelin e shkrimit, te vjene për te qeshur me një politikan qe flet për një variant politik zgjedhjesh dhe nuk merr mundimin tu thote lexuesve se cfare eshte varianti Danez I zgjedhjeve. Pra si mund të jemi pro apo kunder diçkaje qe autori nuk ja ka ngene qe te sqaroje publikun.
          Në thelb cfaredo sistemi qe te kemi, kur bie në dorë te individeve si puna e ketij halldupi apo te Bishes/Bashes e Kokemadhit perpjekja e tyre do të jete gjithmone si ta deformojne dhe ta brutalizojne sistemin sipas prirjeve te tyre kusarore. Vetem në Shqiperi katundar injorant si ky mund të bejne pare në politike. Vetem perfitimet financiare qe ky kopuk ka nga bashkepunimi I ndyre si sherbetor, gazetar, Editor e zv.kryetar I Bishes se Vicidollit do të ishte e mjaftueshme per te kuptuar se cfare mendon ky idiot per sistemet zgjedhore demokratike.

  2. karagjozi says:

    A Patoz, o karagjoz. Nuk doli ajo profecia jote se teatri nuk prishet deri me date 18. Ik e futi shurren tani.

  3. ida says:

    C’force ka ky!

  4. qytetar says:

    or tit po u shkaterrua shqiperia nga themelet dhe nuk protestoj kush !!!!!!!!!!!!!
    kureshtar !!!! ke pare teater ndonjehere ????!!!

  5. Cipini says:

    Aristotel, nuk e di por mendoj qe ti je ai k…dhe i denje bile.

    1. Populli says:

      Cipini , meqe dipas teje Arstoteli qenka kari , Populli te sugjeron “karet”e Popullit Sovran ne bythen tende dhe te bythqirit Patozi ,

  6. pjeter says:

    Patoz,mund edhe te jete nje strategji e qeverrise,te mos ndryshoje ligjin zghedhor,por personalisht pyes juve qe doni kete ndryshim,sa e veshtire eshte per ju,ti drejtoheni Sali efendiut sa e do sistemin Danez? Pastaj,cili eshte sistemi danez? Sa ndryshon nga ky aktual? Pse Nuk i ve gishtin atij qe eshte strumbullari i vertet i gjithe kesaj rremuje? Luli,Mona,Saliu,nuk e di sa beson patozi,por keta çdodite thone qe shumica e Shqiptareve jane me ata,dhe se jane vetem te kapur nga Rama qe nuk i ke te shprehen.Ku ka me mire se tani te vertetihet ky fakt? Me te vertet beson qe Rana ka te njejtin popullaritet sa Lulushi? Besoj qe Luli Saliu Mona,apo te tjere qe vetem i kane marre ketij vendi dhe nuk i jan dhene asgje te mire, nuk kane sigurine te martin vota te mjaftueshme per tu zgjedhur ndershmerisht.e pra ata ish shoket e tu,jane te paret qe nuk duan nje ndryshim.Zotrote ,kur do te vendisesh te behesh burre?kuptohet qe eshte e veshtire te Rivalizosh Saliun,por duhet edhe pak kurajo Patoz,fillo te perdoresh emra e mbiemra,trrego detaje,programe,jo vetem fjale te pergjitheshme qe nuk thone asgje,me dy fjale Patoz,ç’fare do te besh kur te behesh burre.?

  7. Golemi i Kavajes says:

    aristotel, mos e felliq emrin e te madhit Aristotel! Cke me labin, lexo cfare thote, se ka dhe me keq se prishja e teatrit, ka nje loje qe truri yt nuk e kap dot, prandaj hapi syte lexoje qe te mos e kesh gjithe jeten brenda.

  8. Cipini says:

    Aristotel, mos e ndro amrin ne “populli” po mbaje mire “ate” ku e ke.

  9. Tirana e meriton nje teater po aq te bukur sa ai danez says:

    Nuk e kuptoj se pse ky arkitekti danez ka projektuar per qendren e Tiranes,, dicka qe mund te rrije shume me mire diku ne periferite monotone te Tiranes. Ky arkitekt, nisur nga kompleksi i ndertesave qe rrethojne teatrin, per qendren duhej te projektonte nje teater te ngjashem me ate danezin, qe duket aq i bukur.
    https://kglteater.dk/kgl/erhverv/erhvervsnyt-300117/

  10. timo says:

    Zoti Patozi aleanca quhej “Aleanca për Teatrin” apo “Aleanca për dy kullat”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje