Braktis emisionin, Artan Imami përplaset me Budinën: Boll recitove monologun e Lulit se është turp të gënjesh kështu, mos gënje kaq hapur se kemi qenë komshinj dhe të njoh

20 Maj 2020, 22:06Politika TEMA

Artan Imami është përplasur me regjisorin Edmond Budina i cili kërkoi dorëheqjen e qeverisë “Rama” për një sërë çështjesh që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët.

Të ftuar në “Open”, Imami i ka kërkuar Budinës fokusimin te arti dhe jo te axhendat politike pasi në këtë mënyrë nuk i shërbehet progresit të teatrit.

“Boll recitove monologun e Lulit se është turp të gënjesh kështu, mos gënje kaq hapur se kemi qenë komshinj dhe të njoh”, tha ndër të tjera Imami.

Fill pas kësaj, Budina ka braktisur emisionin duke nënvizuar se për të nuk ishte niveli i përshtatshëm i bisedës.

Pjesë nga debati :

Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.

Imami: Edmond je një uzurpator.

Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?

Imami: Unë jam Tan Imami.

Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.

Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.

Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.

(TemA)

29 komente në “Braktis emisionin, Artan Imami përplaset me Budinën: Boll recitove monologun e Lulit se është turp të gënjesh kështu, mos gënje kaq hapur se kemi qenë komshinj dhe të njoh”

  1. Komshiu says:

    Mire ja the . Komshi kemi qene . Bir oficeri komunist ishte . Kto sikur i kan jetet tona ne dore .i jati na jepte mend per komunizmin i biri per demokracine .

    1. Anil says:

      Edhe zv.Sekratar i Partise Punes ne Teater. Mos ja ul vlerat!?

    2. 123 says:

      nuk e kuptoj perse ne kete shkrim ma nxjerr foton e Budines ne ditet e fundit te shkaterrimit te teatrit kurse kete artanin ma nxjerr foto kur ishte student ose kur bashkejetonte me kengetaren dhe nuk e nxjerrin tani sikunder e kane nxjerre Budinen se tani eshte bere per ta hedhur ne kazanin e plehrave si katragjysh, me keq si eddrama,

  2. Ndroqi says:

    Keta Budinet shpresojne si laraska koqet e demit,qe te vij Lulushi ne pushtet dhe tju hedhi ndonje kocke.

  3. Eno says:

    Artani e beri te flasi me vete kete trapin Budina

    1. Populli nuk ha bar says:

      ti eno si duket e ke vete kete semundje qe te mundon gjithe jeten, po shko mor burr i dheut se psikiater dhe neurolog ka plot ne spitale nuk eshte turp te marresh mjekim por turp eshte te mbeshtesesh kriminelet, po nese populli nuk ngrihet atehere paska kellqe te paguaj pa fund marrezit e ketyre perbindsha

  4. Xhulio says:

    Ja lumsha Tanit, per kurajon dhe te verteten qe ja tha nje pseudoaktori dhe aktori partie. Tani beri dhe baxhellen Çani te mari vesh, se çani me nivelin qe ka, u jep mend te tjereve. Maska e tyre per teatrin, u bene si puna e perzevatives, qe eshte nje perdorimshe. E bene teatrin si shalqin, ku kerkonin llokma sejcili. Emisioni i kesaj llaxores Eni Vasili si zyra e PD. Kjo dhe çani duan qe ne emisionet e tyre, te jene ne sinkron me qellimin dhe deshiren e ketyre te dyve, emision i neveritur.

  5. Mos Ja hame hakun Budines , rolet e komunistave I ka patur qef dhe ato I ka luajtur me perkushtim , “ashtu” ishte koha , tashti qe ndryshuan gjerat po luan po me perkushtim rolet e demokrateve , po me nje ndryshim fare te vockel , atere vetem ne film apo teater , tashti vetem ne politike .

  6. Tara says:

    Shume dinjitoz aktori Imami, pasqyron miresi dhe profesionalizem. Ky Budina ka mare rruget, 0 vlere si njeri dhe aq me pak si aktor!!

  7. Kavajsi says:

    Ishte ne kete emision edhe Arian Çani,e tmerrshme.Nuk e kuptoj si i ftojne keta k idiote karagjoze neper tv.Nivel shume i ulet llogjik.

  8. Monitor says:

    Jo vetem nga ky Debat, por edhe perpara nga menyra se si flasin ca tipa qe thone jane aktor (por pa aktyivitet dhe per pasoj me profil te ulet) e kane kuptuar qe kur su bene te njohur
    ne formatet e Ndrenikes, Roshit, zhustit, etj.kerkojne te futen ne politike.
    Shpresat mesa duket i kane tek Luli per ti futur ne lista te sigurta per parlament. Po shof Lulin qe shkon dhe me duket sikur i kundron me nje nenqeshje babaxhani sikur u ju thote se shiko po ju vezhgoj se kush nga Ju e meriton te jete ne liste. Se ne fakt me sa duket futja ne parlament ju rregullon shume gjera per jeten e tyre personale, mbyllje te suksesshme te jetes etj. Pra objektivi i Budineve e kompani eshte futja ne lista per deputet. Pergjithsisht njerezit e pazote dhe inferior kerkojne gjithmon te futen ne politike per aresye se politika lejon perdorimin e genjeshtres dhe perdor turmat. Turmat pergjithsisht nuk jane cilesi dialogu ose debati! Politikanet e manipulojne lehtesisht dhe me tej perdorin histerizmin dhe verberine e saj.

  9. Nadi says:

    Juve, Velinijte e dRamistet , paguheni per komentet qe shkruani? A e kuptoni cfare niveli keni arritur, ligesine e trensmetoni ne rreshta. Masturboheni, dhe zorren e trashe e keni ne tru, dhe tru ka vetem gomari, ndryshe do ju thoja ”ne mendje” por ju nuk mendoheni por mezi prisni te merrni leket e dites e te hani sufllaqe. Tan Imami, nje cope deshtaku qe prej zerit ka fituar dhe servilizmit.U rrejt me ca kacidhe dhe reklama nga me i deshtuari televizion RTSH, projekte . Dhe si puna e tij jane te gjithe ata qe tradhetuan kauzen, jo vetem per mborjtjes se Teatrit, por edhe te trashegimise se Tirones, kryeqytetit. Tradhetuan kauzen per nje cope buke dhe kete e dine dhe ata qe kauzen nuk e tradhetuan, pasi te dytet (ata qe nuk tradhetuan) jane pervcse artite e kineaste te afte, por edhe qytetare edhe pse jo autoktonas Tironca. Ky eshte dallimi mes jush, qe zorren e jashqitjes e keni ne tru dhe qelbeni se nuk ju del koha te laheni e mjaftoheni me nje sufllaqe me shume qepe, dhe atyre qe nuk fshihen duke protestuar ndaj dhunes te ushruar prej ”te perdhunuarve ” nga Ripjellja. Tan Kari Imami$CO, qe edhe kafen nuk e paguajne po nuk moren rrogen, e ketej kapardisen e fyejne si pjeshka 18 vjecare.

  10. Ariani says:

    Canit mos ja vini re.esht nji idiot njecopet shikojani shprehin e fytyres, trunin e vockel ,ate i ka dhuruar zoti prandaj bota esht kaq e bukur.

  11. Alb says:

    Te madhin Imami e kam pare per here te pare ne teater me rolin e Kostandinit, tek Kush e solli Doruntinen. Nje djale shtatlarte, kishte lene edhe mjeker per shkak te rolit dhe me zerin e plote, karakteristik qe i ushtonte ne skene. Respekt per kete aktor . I ben vehtes vend.

  12. Sallabanda says:

    Luli i ka premtuar Budines dhe budinkes se vogel qe ka nje studio filmi qe ta beje drejtor te teatrit te ri kombetar, e kuptoni hallin e ketij mediokri tani

  13. Studenti says:

    Si mund te biesh kaq poshte,,,,,po hajde se persona te veçante gaboin,po nje parti e tere te merret me manipulime dhe shume here e kapur me lloj e lloj genjeshtra te vertetuara edhe nga policia dhe gjykatat,parti me guerrilsa si paloka salinaj a noka a ndoka a ky budinaku i ri artist politikan por edhe partite e tjera kane ca po jo sa PDja,,,,,,te mbyllet al pazari dhe portokallia se kemi boll humor nga partite sidomos nga PDja

  14. Zigur Qarri says:

    Bravo Tan Imami, edhe i vetem i thyeve me dysh shqupisat e vrerosur.

  15. Sulo says:

    O Tano edhe sa vite te tjera i ke mor ato vilat e bllokut me koncesion

  16. Fred says:

    Eshte interesant te shikosh se si ketyre te ashtuquajturve demokrate u djeg e verteta. I lumte Imamit kur e percakton aq sakt Budinen si uzurpator. Per fat te keq demokratikasit tane nuk jane gje tjeter veçse uzurpatore te ecurise normale te Shqiperise.

  17. Respect per Tan Imamim says:

    Tan Imami, like plako me pelqeve shume mbreme!
    I bere kaps Canin dhe Sejaminin, ashtu sic e meritojne!
    Bravo 3 here!

  18. Tironsi says:

    Bravo Artan, i sakte,i qarte,bindes dhe i degjenerove opinionistet e kazanit me ne krye larasken Eni

  19. Te fala Fuges says:

    I vetmi qe lexonte monolgun e pregatitur ishte Tan Imami! Po te njejtin monolog qe lexoj Laerti Vasili tek Klani – sdo kete pas kohe Fuga ta beje monologue nje cike me te personalizuara:) Sa per Budinen, ai ka ngritur zerin edhe atehere kur nuk fliste njeri! Kaq kisha, te fala Fuges.

  20. lolita says:

    Budina eshte nje pervers i turpshem dhe i pa fytyre. Gjith kete mellef ai e ka qe Edi nuk e beri drejtor te teatrit. Budina nuk ka fytyre te perplaset me artiste te vertete si Tani me shoke por ka mbledhur ca qe nuk i njeh njeri per te tille dhe pjesa tjeter dihet, prostituta, ata qe u mblodhen per liqenin, pazarin e ri, stadjumun e plot te tjera dhe qe udhehiqen nga PARTIA KOMUNISTE ” DEMOKRATIKE ” E LSDHISTE me ne krye SHOKUN SALI KERMA DHE ILIR FLORIRI, sa per Lulin nuk ja vlen fare se ketije vetem ca SALIANUS dhe shemtirat BALLIU i shkojne mbrapa. Keta plera nuk e duan Tiranen prandaj me mire te hypin te TRAMPI qe beri Luli kur ish kryetar dhe te bejne xhiro imagjinare se trapin beri.

  21. Populli nuk ha bar says:

    ti eno si duket e ke vete kete semundje qe te mundon gjithe jeten, po shko mor burr i dheut se psikiater dhe neurolog ka plot ne spitale nuk eshte turp te marresh mjekim por turp eshte te mbeshtesesh kriminelet, po nese populli nuk ngrihet atehere paska kellqe te paguaj pa fund marrezit e ketyre perbindsha

  22. 123 says:

    nuk e kuptoj perse ne kete shkrim ma nxjerr foton e Budines ne ditet e fundit te shkaterrimit te teatrit kurse kete artanin ma nxjerr foto kur ishte student ose kur bashkejetonte me kengetaren dhe nuk e nxjerrin tani sikunder e kane nxjerre Budinen se tani eshte bere per ta hedhur ne kazanin e plehrave si katragjysh, me keq si eddrama,

  23. specialisti says:

    Z.Budina, nuk duhet te iknit nga emisioni. Po debatoje me nje koleg, artist. Ju ja dini problemet e hallet artit.
    JO POLITIKE.
    NUK RREZOHET EDI RAMA PSE SHEMBI NJE TEATER PER TE NDERTUAR NJE TE RI, NE TE NJEJTIN VEND.
    RREZOHET ME VOTE POPULLORE.

  24. Animas says:

    Te lumte goja Artan Imami, asnje nuk flet per kinostudion….bejne si te dhunuar per ca pllaka tallashi…

  25. Qerimi says:

    Ky Budina i madh u zhduk pas 90” iku ne Itali. Por me duket gjate ketyre 30 viteve ka bere disa filma, nga keto pacavuret qe jane prodhuar pas viteve 90 qe nuk i sheh njeri. Me sa duket ka qene i preferuar dhe ka marre fonde nga MInistria e Kultures per keto palo filma qe prodhonte. Mbase tani ja kane prere kete burim dhe ben si qen. Apo u lodh, po plaket dhe mendon se ja vlen 4 vjet deputet dhe me pas pensionin e majme suplementar si ish deputet ??????

    Edhe ky Budina i vogel mendoj kete mllef ka, nuk e afrojne ne shperndarjen e fondeve nga Ministria e Kultures

    Mbase jam edhe gabim ne gjykim

  26. fariu says:

    Para nja dy ditesh lexova diku, por ketu tek Tema, sme kujtohet tek “Aktualiteti” apo tek “Blogu”, qe Avokatja e “Aleances per Mbrojtjen e Teatrit” ishte denuar nga Gjykata e Krujes per vepren Penale “Fallsifikim te Dokumentave”.
    Per kete duhet te prononcohet vete avokatja apo koleget e saj ne Aleance.
    Po qe se kjo eshte e vertete atehere: Mendoni ate qe i tha Arjan Çani mbreme ne emisionin e Eni Vasilit, Artan Imamit qe Nese nuk ke fituar gje qenke idiot, mendoni ate qe kjo avokate kercenoj edhe Ambasaden Amerikane, pa leri te tjerat qe kane thene keto dite, te lene pershtypjen se jane nje turme qe kerkojne te perfitojne ne menyre hajduteshe nga momenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje