Karabina Jang Pd Qing!

20 Maj 2020, 21:55Blog TEMA

Nga Albert Nikolla

(Proverb rabinik: “I dituri e di atë që thotë; budallai thotë aq sa di”.)

Kur Mao nisi Revolucionin Kulturor në Kinë, bashkëshortja e tij e katërt Jang Qing, që e bitisi atë, u shndërrua në një ndër figurat më famëkeqe të Rojave të Kuqe të Revolucionit saqë për krimet e kryera u dënua në vitin 1981 nga vetë regjimi komunist.

Klithmat e saj egërshane si të një kafshe të tërbuar kanë mbetur në kujtesën e miliona kinezëve. Kur i raportonin numrin e personave të leçitur në dacibaot kundër intelektualëve, ishte përherë e pakënaqur e ulurinte derisa bulçitë i shkonin vesh me vesh: “Shumë pak janë, më shumë duhet të dalin në dacibao! Uuuuuuuu – këlthisnin rojat e kuqe”!

Fama e saj u përhap shpejt në Kampin Socialist dhe disa persona kokëshkretë me mëndje sa të një pule, u përpoqën t’i ngjisnin asaj. Trashëgimia kulturore e krimeve të komunizmit, bartëse e denjë e të cilave është partia maoiste PD, ka brenda saj figura si Jang Qing, ku më e spikatura u shfaq ish ministrja ditësosur në atë post Karabina Jang Pd Qing. Karabina jonë e ciflave të Revolucionit Kinez leçiti sot intelektualët e Këshillit Bashkiak. E trishtë deri në dhimbje ta shikoje sot Jang Pd Qing tek kërkontë me klithma e zgërdhirje të poshtërontë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës përballë turmave jeniçere të revolucionit!

Kjo mendjepulë, ngaqë nuk i ka dhuruar natyra asnjë dhunti, kur zgërdhihej e thërriste: poshtërojini, shikonte nga Maoja i saj për të marrë aprovimin. Nëse është e vërtetë që miklimi është ushqimi i budallenjve të fuqishëm, po aq e vërtetë është që ky ushqim është i shijshëm perherë. Edhe Goethe, në “Thënie dhe Refleksione”, dorëzohej dhe pohonte që “kush nuk ka dhunti duhet të mësojë të lajkatojë nëse do t’ia dalë mbanë në botë”.

Qeshja me vete teksa e vëreja Jang Pd Qing-un e më vinte ndër mend shkrimtari Luigi Malerba, i cili te “Kërcim i rrezikshëm (1968)” – përshkruante një atmosferë të zakonshme, të folurit me trurin e shkëputur, çlirimin e një rrjedhe banalitetesh, budallaleqesh dhe të pavërtetash. Mendova me vete, para se të dilte në foltore duhet t‘i kenë bërë klizëm truri të Shqupi.

Dhuntia e shumë njerëzve – mjerisht – mbështetet në asgjënë, në banalitet, në të zakonshmen, në sipërfaqësi dhe jo radhë në rëndomtësi. Krejt tubimet e rreme të opozitës parapolitike mbështeten në këtë zbrazëti si e Jang Pd Qing-ut dhe fakti që edhe ata kanë ndjekësit e tyre të shton dyshimin se po përhapet gjithnjë e më tepër ai model njeriu që Wilde shënjestronte aq pamëshirshëm: “I nderuar, mbani mend: budallenjtë të bëjnë përshtypje, mbi të gjitha për numrin e tyre!”. Megjithatë, nuk duhet harruar që ndonjë spërkatje mendjengushtësie dhe cektësie mund të arrije edhe mendjet dhe shpirtrat tanë. Në këtë rast, paraqitet nevoja t’i rrimë vetes mbi kokë dhe të jemi autoritikë duke përseritur bashkë me Psalmistin: “Do ta mbikqyr sjelljen time për të mos mëkatuar me gjuhën time, do t’i vë një kyc gojës simë”! Sa më larg tyre, aq më shëndetshëm jetohet!

Karabina Qing është naive e për këtë arsye bie në idiotësi, por lakmia e pushtetit e bën të bjerë edhe në keqdashje, të cilat i kryhen pa ligësi ndoshta, por që gjithsesi bëhen burim trishtimi për ndjekësit e saj. Shkujdesja dhe mirësjellja e një naivi nuk janë virtyte, përkundrazi janë burim marrëzirash, paurtësish, pakujdesish. Në të kundërt, thjeshtësia është një fitore që vjen nga asketizmi dhe nga pastrimi i mendjes dhe i zemrës. Jo më kot, poeti rus Sergej Esenin thoshte se “me u shfaqë të thjeshtë dhe të buzëqeshur është një art suprem” e sigurisht Qing-u nuk e kalon këtë pengesë!

28 komente në “Karabina Jang Pd Qing!”

  1. Mirela, says:

    Vetem fyerje, dhe asnje argument. Zotni, mund te argumentoni duhej apo nuk duhej te shembej teatri ?

    1. inxhinjeri says:

      Mirela-qe te kuptoni kete artikull, te shkrua me mjeshteri nga zoti Albert Nikolla, duhet te keni degjuar fjalen e zonjes Karabina ne miting.
      Tani te vijme tek pyetja juaj:
      Une dhe brezi im, qe kemi patur rastin te ndjekim gjigandet tane te fjales, duke filluar nga i madhi Naim Frasheri e Besim Levonja, Marie Logoreci e Tinka Kurti dhe deri tek Kadri Roshi e Robert Ndrenika ne ate teater, e dime shume mire se si kemi duruar eren e keqe dhe kushtet kandaloze brenda asaj ndertese qe ka qene e ngritur me pllaka tallashi.
      Si femije, jam rritur ne ate zone te Tiranes dhe shpesh luanim me shoket kukamfshehti duke mbyllur syte te mbeshtetur mbi muret e asaj ndertese. Edhe sot e kam parasysh se si duke numeruarc qe tu lenim kohe shokeve te fshiheshin perreth, gerryenim me thonj murin prej tallashi te mbuluar me suva.
      Si inxhinjer me mbi 36 vite experience mund te te them me bindje absolute profesionale qe ajo ndertese nuk ploteson asnje kod te sotem te ndertimit dhe perbente nje rrezik serioz per aktoret, personelin e teatrit dhe spektatoret. Personalisht nuk merrem me politike dhe nuk me interesojne mendimet e politizuara, por si profesionist shpreha mendimin tim personal qe duhet te kete me teper vlere se sa ata qe gerthasin sot se na u prish trashegimia kulturore, por qe kane zero dijeni mbi strukturat e ndertimit dhe qendruesmerine e tyre.

    2. Tana says:

      Çfar lidhje me ti Mirele me nje godine teatri ne Tirane? Je pronare e godines apo tokes se teatrit?
      Aty do ndertohet nje teater i ri me i madh e me i mire.
      Kush te doje le te shkoje te shohe shfaqje pasi ka paguar bileten.

    3. Cic mic says:

      Normalisht qe ska asgje te keqe mirela per tu ber 1 teater i ri ,modern,kontemporan dhe dinjitoz per shqiptaret.te lutem mos na fol per historin e teatrit sepse eshte vetem 70 vjecar kurse bota i ka 1000 vjecar dhe ne gjendje te mire jo si ky i joni qe mezi mbaheshe
      Se dyti mirela ju keni prapavije politike dhe nuk keni pse mbroni teatrin sepse nuk me lini prinderit e mi qe nuk donin te prishesh por jan te majte…pra ata nuk bashkohen dot me ty,bashen,monen,salen etj
      Duke e mbyllur doja te vija profesionalizmin tuaj mbi teatrin dhe te ndrenikes,zhustit,imamit etj etj…plsssss eshte pak komike apo jo???? Kur te ket kauza politike do themi ok por jo tani ju te beni engjellin e djallit

    4. Blerim says:

      Ky eshte komenti me i bukur. Ne fakt ilustron me qarte se çdo analize, thelbin e artikullit. Pamundesine per t’i shprtuar frymes rrevolucionare dhe kultures masive

    5. Lala says:

      Tjetër gjë trajton shkrimi moj Mirela, mos u bëjë karabina dhe ti mi goce.

      1. Ujku Plak says:

        Pse ti Lola mendon qe Kar abina eshte eshte ekzeplare i vetem ne bote? Sa shume Kar abina ka PD, PS, LSI etj sa qe nuk numerohen, prandaj eshte katandisur Shqiperia ne ate gjendje

    6. Cun Cin Ty says:

      Ky Nikolla eshte tipi perfekt i nje militanti tru shplare sahan lepires i pushtetit!
      Jo se eshte socialist,por se ka interesa personale per te perfituar nga pusht-pushteti dhe tani na sajon lojra fjalesh!
      Pranon se ,”budallai thote aq sa di”!
      Shume e sakte,por a e di ky sahanlepires injorant ,se gruaja e katert e Mao Ce Dunit nuk quhej Jang Qing,sic e quan ky por…. “Cian Cin”?

  2. Ladi says:

    Je njeri i ditur.
    Je qytetar i mire.
    Vazhdo i qete dhe i paqte pa asnje shqetsim nga gjembat dhe ferrat neper kembe..

  3. Tan_Tironci says:

    You killed it.
    Mesova shume dhe une.
    Te lumte pena, e ke zberthyer krejt.

    1. shoku taras says:

      kategori e ulet

      ik mblidh ca kanoce, se nuk ben ti per pene.

  4. Petrit says:

    Fakti qe je nje komunist i felliqur nuk te ben te zgjuar.
    Je nje vemje e mjerë ashtu siç eshte edhe shefi yt er fiku.
    Ne burg do te perfundoni te gjithe.

  5. analisti says:

    Te paska djegur…. hahaha.. sado te shkruash e te shfajesohesh turpi do te ndjeki ty dhe mbiemrin tend… Shqiptaret nuk do te te harrojne per kete qe ke bere.. Vota jote ishte njera nga goditjet e ruspave qe hodhen ne toke nje pjese te historise tone.. e kush ti.. qe na paske studiuar ne Firence..turp.. por lepirja mbizoteroi mbi shkollen… makuteria mbi arsyen..dhe karriera mbi familjen…
    Naten… por e di qe nuk te ze gjumi keto nete…

    1. miku qe te do te miren :) says:

      Hahahah me lot!
      E ke thenw fiks, dhe jo vetem Jang Pd Qing, po dhe te gjithe keta Qingat e tjere qe na hapen barkun me mbajtjen e isos se saj ?

  6. Naimi says:

    Albert! Ne ke grup i fut ata qe shkaterrojne tempujt e artit.Nuk eshte cudi qe po t’u kerkoje Rama dhe Veliaj te djegin “Mesharin” e Gjon Buzukut keshilltaret e Bashkise dhe deputetet e Rilindjes e votojne nje dekret dhe ligj te tille me logjiken e dacibaove kineze qe edhe ti i paske per zemer.

    1. Ilir Flori says:

      cfare flet or mik? ju ka humbur llogjika fare.

  7. Tannika says:

    Nje shkrim perfekt…bravo autorit

  8. zara says:

    Kontradita është: Të gjitha shfaqjet e bukura, Arturo Ui, Fisheku në pajë, Kur hidheshin themelet, Komunistët, Luiza Miler, Makbethi…e shumë të tjera, Pallati 176, janë luajtur në atë ndërtesë, po është e vërtetë. Por këtë art të para 90-ës, demokratikasit nuk e duan, bile dolën me idenë që dhe filmat e para 90-ës të ndaloheshin. Mbas 90-ës nuk kishte më art aty, në atë ndërtesë, luhej bingo, merreshin rroga kot kur as nuk interpretohej, dmth teatri kishte vdekur. Ngrehina mbahej në këmbë vetëm që të paguheshin militantët. Sado që u përpoqën të dialogojnë, ngelën dhe nja dy që nuk pranonin dialog. E duhej pritur edhe 30 vjet të ndërtohej teatri, të bindeshin ajo pakicë? Se ju kujtua Budinës të vinte nga Italia e të pensionohej tek teatri? Pra kontradita është se nëse mbahet mënd teatri, kjo ka lidhje me kohën e socializmit, kapitalizmi i bëri gropën dhe prandaj pati këtë fund. Të lumtë pena them dhe unë, e ke qarë shkrimin e mos e lodh kokën me komentet që nuk kanë argumenta dhe kalojnë në fyerje personale.

  9. luka says:

    Aman mor aman, per cilin “tempull te artit” e ke fjalen mor Naimo? Me keto tru qe paskeni, si ti e si ai djalka qe ia ka vene vetes emrin Petrit, keni te drejte ta mbroni ate “tempull”, ashtu dhe Karabinen, tempullin e demokracise suaj. O te mjere nuk e dalloni se sa poshte e keni katandisur veten.

  10. Beni says:

    Albert injoroi ata.Jane llumi i shoqerise shqiptare.I pashe per kuriozitet ne miting.Njerez pa edukate me fjalor banal e rrugaçerie, komuniste ne mentalitet.
    Thone qe po protestojne kunder dhunes se shtetit e policise e si per dreq midis te tjereve ulerinin kunder dhunes dhe 2 fqinjet e mi me te cilet dikur kam bere debate pa fund per 21 janarin.Dhe e di çfare me thonin atehere? Qe mire bene qe i vrane ata protestues.Po ju afrove godines se k/ ministrise shteti ka te drejte te godase.Sot ulerinin me te gjitha bulçite kunder dhunes…..prandaj them se atje ishte llumi shoqerise.

  11. blerta says:

    Te lumte pena, MAO CE DUN i jone eshte SALI KERMA qe e qelbi ate parti dhe kjo dihej qysh ne fillin se komunistet jane fare e keqe por ky eshte dhe shpellar.

  12. KOZi... says:

    Qofsh i bekuem moj delja e perendise !!!

  13. ce says:

    artikull shume i bukur. Ajo sharebajga Karabina me bere dje te mendohem per nje gje; Cfare vlerash kishte kjo laraske qe me dukesh se vetem tallazh nga ai i bordellos 80 vjecare kishte ne tru, qe Basha e beri ministre kulture . Njelloj si ajo laraska tjeter qe Basha beri zv kryeministre , po si nuk kane nje njeri taman. Kur po fliste kjo laraska pa bisht Karabina tek cepi i sheshit me 170 pjesmarres bashke me policet dukesh dhe kryefunderrina e Beratit Lefter lefter hunderri i cili po e degjonte me vemendje dhe si duket ju kujtua revolucioni kulturor i Maos dhe kjo maoistja Karabina i dukesh taman e denje per te bere propoganden e atij revolucioni qe zien prje kohesh ne koken e ketij hunderri i quajturi Lefter maliq Lefteri qe ka nderuar 6 parti deri tani dhe per 10 apo 11 muaj do te zhduket nga parlamenti.

  14. antifashisti says:

    Nje shkrim i pacipe. Ky zoteri nuk nuk jep pergjigje nese “rilindasit” i kane pushtuar apo jo bordet e shoqerive publike , por thjeshte perpiqet te behet terheqes duke shkruar per gruan e Mao Ce Dunit dhe duke cituar ca thenie qe sot i gjen kollaj ne vikipedia nga cilido qe ka nje minimum marredhenie me internetin.

  15. Ricardo says:

    Bashkia dhe qeveria kane kompetencat e duhura dhe marrin vendime te dhena nga pjesa me e madhe e popullit,pra sovranit, sic thoshte dikur Sala !
    Asgje e vecante ska ndodhur,u prish dopolavoro per nje veper te re europiane,qe ta gezojne te gjithe !
    Politika ka vendin e vet,aktoret te pergatisin vepra sa me te mira se ka 30 vjet qe vegjetojne kot !

  16. Nexhi says:

    Sa mjeran edhe i lexuar, dijur ju ndiqja ne Tv me pelqenit, por brenda kuktures suaj te leximit, qenket rrugac dhe i pashpirt.
    Ju paska percelluar por e paska pas nje vlere derisa ju grishi kuriozitetin per ta pare dhe i dedikuat kohe per te shkruar.Minutat oret e jetes sidoqe te kete vlere per ty ja u mori.Dhe koha eshte gjeja me e cmuar.
    Sa per teatrin me vjen keq qe njerezit merren me e lagu se lagu, Turana eshte relativisht qytet i ri s’ka shume vende historike, teatri te ruhej si vend qe tregon themelet e historise e kultures, pra si monument e teatri i ri te behej ku te doni.Qellimi eshte se keta njerez qe e shemben babazia per fitim i heq pjesen e vleres kulturore, ata duan token e nuk u intereson e djeshmja historike

  17. Ilir says:

    Krimi me i madh qe i bëni kombit shqiptar eshte pikerisht kjo qe beni me keto shkrime manipuluese per te çoroditur dhe shperlare trurin e njerzve te thjeshtë . Sepse ata qe kane edhe inteligjencën më minimale, e kuptojnë se ju ini nje tufe servilash pa dinjitet qe njekohesisht sulmoni ate qe ne fakt duhet mbeshtetur te pakten per te vetmen arsye qe eshte rrezimi i nje neodiktature te papare dhe atipike . Neser , femijve tuaj do t’ju vije turp nga kjo maskarade qe po beni ne dem te vendit tuaj . Sot eshte dita te bashkoheni kunder ketij pushteti fashist dhe jo te krijoni hapesira çoroditese duke sulmuar njerez se ne fakt duhen te ndihen te nderuar kur ju i shani . Ju e kini humbur tashmë dinjitetin tuaj . Mos u vini ne sherbim te atyre qe kerkojne te humbin dinjitetin e nje kombi mbarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje