Teatri që u prish nga mbrojtësit e tij!

19 Maj 2020, 10:17Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Në orët e para të mëngjesit të 17 majit mori fund edhe historia e godinës që për dekada ishte pikë referimi për Tiranën, Teatrit Kombëtar.

Personalisht më erdhi keq për shembjen e një copëze të kujtesës sonë historike. Kam qenë ndër ata që kam shkruar pse nuk duhej të prishej stadiumi, por të kthehej në identitetin e parë; që të mos prishej teatri, ku shkaku i simpatisë ishte fakti i qenies së tij pikërisht si pjesë e kujtesës sonë, sesa për cilësinë si godinë apo nakatosje oligarkësh në këtë histori. Besoj ka qenë një kontribut modest, krahasuar me shpjegimin shterues të Aurel Plasarit për vlerën e atij kompleksi.

Tani nuk është më dhe nuk është as faji i shëmtisë apo bukurisë së tij, por e njerëzve që e keqpërdorën.

Kauza e teatrit, me kalimin e viteve erdhi dhe u rrudh. Nga një pjesë e mirë e inteligjencës së Tiranës që e mbronte, një dorë individësh pa emër, nxituan të bëheshin dikush, filluan ta degradonin kauzën.

Përzierja e tyre në çështje jashtë objektit; agresiviteti me të cilin sulmonin njerëz me mendim ndryshe qofshin këta edhe kolegë të tyre, bëri që shumë simpatizantë të kauzës të largoheshin e madje t’i harronin.

Shfaqja e empatisë nga opozita për këtë kauzë, bëri që këta të mendonin se ishte edhe një rast qe të projektonin të ardhmen e tyre politike. Dhe filluan të përçaheshin, të largonin këdo që kishte një farë emri dhe përkrahte paprekshmërinë e godinës, por që shfaqte një mendim ndryshe. Abrazivë dhe agresivë, nuk nguronin të futeshin edhe në ujëra që nuk u takonin dhe e zhvendosën kauzën nga kulturore në politike, duke mbetur kështu çdo ditë e më pak. Ata dhe përkrahësit e tyre gjatë periudhës së përplasjes me qeverinë, në vend se të përpiqeshin të shtonin mbështetësit e tyre, nuk nguruan të sulmonin Robert Ndrenikën, Viktor Zhustin, e të tjerë ikona që publiku i lidh edhe me atë godinë.

Fundin e tyre publik mbrojtësit e teatrit e shënuan kur vajtën para disa ditësh në selinë e PD-së dhe që andej bënë deklarata kërcënuese për gjak apo si varrmihës të Edi Ramës. Dolën në fushën që po i priste Edi Rama, në atë politike dhe aty nënshkruan shembjen e teatrit, pasi çështja nuk ishte më mes kulturës dhe politikës, por mes pozitës dhe opozitës. Publiku i thjeshtë nuk shikonte më një grup aktorësh, por një grusht opozitarësh që donin të përdoreshin dhe të përdornin politikën.

Ndaj mund të thuhet se ia bënë vetë gropën teatrit dhe në ora 4 të mëngjesit kur lëshonin mesazhe në fejsbuk që po sulmoheshin, askush nuk ishte pa gjumë që t’iu shkonte në ndihmë. Duke çuar kështu në prishjen e një godine, e cila për shumë e shumë vite do të mbetet në memorien e tiranasve të vjetër e të rinj./dritare.net

13 komente në “Teatri që u prish nga mbrojtësit e tij!”

  1. mandi says:

    E sakte, shume e sakte analiza!

    1. Vladi says:

      Kjo ka qene e gjitha e mire organizuar nga rama qe ketu e dy vite.
      Luli beri pjesen e vet, i terhoqi dhe ata qe ishin te papolitizuar dhe i njollosi me pisllekun e vet. Morri leket nga rama per kete pune dhe i futi nje gjume!
      Kane kohe keta te dy (luli-rama) qe lozin bashke per te shtypur cdo fryme te re opozite.

  2. Moza says:

    Aureli e ka shpjegimin shterues, se e magjeps ideja e orgjive te mbajtura atje.

  3. duaje says:

    analiza me e mire e bere deri tani per kete kauze. Megjithate thelbi i kauzes eshte i drejte dhe me nje refleksion te drejtuesve mund te terheqin qytetaret e Tiranes.

  4. Z says:

    Me vjen keq qe Z. Hila por edhe te tjere te ngjashem me te, shkruajne brockulla!…… “isha kunder prishjes – thote Hila-per kujtimin e aktoreve qe luajten aty! Une jam mjaft i vjeter per te deshmuar se ne ate teater askush nuk deshte te luante! Luanin me dhimbje se edhe i detyronin! Ne ate teater nuk shkonte me kush se minjte ,te ftohtit, te nxehtit benin punen e tyre!Ne biseda private por ndonjehere troc fare aktoret e shanin teatrin por edhe sistemin! Nje teater pa uje ,pa WC,pa dhoma per aktoret nje ish “dopo lavoro’ e Musolinit ,na u kthye si monument i bashkimit kombetar! Zoti na ruajte nga keto qenije te tilla! Eshte personale me Ramen dhe sigurisht politike! A e din Z. Hila por edhe te tjere pse Tirana e braktisi teatrin?! Dikush tha qe u penguan te vine nga rrethet! Kush do ta mbroje teatrin Korca apo Shkodra qe kane teatrot e tyre! Kur teatrin e mbron Marku,Gjekmarkaj Mona e disa te tjere ,qe nuk kane shkelur kurre ne te! Une do te kisha deshire te shioja perseri Naim Frasherin,Kadri Roshin dhe te medhenjte por jo ne ate teater! Zgjojuni Shqiptare Saliu po ju terheq zvarre c’do dite bashke me Ilirin! Zoti e ndihmofte Shqiperine per mentalitetin e popullit te vet!

  5. Klodoveus says:

    Ky eshte shkrimi me idiot qe kam lexuar ne jeten time. Ky e konsideron veten kundershtar te prishjes se teatrit dhe fajeson per prishjen jo ate qe e prishi por ato qe po e mbronin. Asnje fjale per ate qe e prishi. Per be asnje! Sikur te gjithe kete histori ta kishte filluar Budina dhe jo Rama-Veliaj. Jam realisht i shokuar nga niveli i cmendurise. Tani ky eshte person privat dhe budallalleku eshte problem vetem per familjen e tij, por eshte tragjike kur mendon qe ka qene zv/minister i mbrojtjes.

    1. Hahah says:

      Kurse unë nuk e kuptoj se si një person mund të lexoj një shkrim dhe mos të ketë kuptuar asgjë…..por asgjë ama…..dmth nuk e kuptuar fare analizën. Është mese e vërtet që po mos të kthehej në politikë mbase teatri do të ishte akoma aty. Teatri është i artistëve dhe jo i politikës….vetëm ata duhet të debatonin për këtë çështje……. ..por ku opozita fillon e përdor për të fituar një betejë ndaj pozitës është më se normale që edhe qeveria e bën politikë…..duke permbledhu…fajin për shembjen e kanë ata që e bënë politike diçka artistike…

      1. Klodoveus says:

        Vetem per veprimet e te cmendurit mban pergjegjesi ai qe e ka ne kujdes apo qe ndervepron me ate te cmendur pa kujdesin qe kerkon situata e e tij mendore. Une pretendoj qe nuk drejtohem nga nje qeveri me njerez te cmendur prandaj pergjegjesine e kerkoj nga ajo dhe jo nga ata qe mund te kene ndervepruar ne menyre te pakujdesshme me te. Nqs me mbush mendjen qe kjo qeveri eshte e cmendur atehere jam dakort me komentin tend te lumtur.

  6. Aristotel says:

    Shko mor kriminel qen bir qeni bir hetuesi sigurims!
    Pleher mediatike rilindase me edukim sfere qarkullimi!
    Ti dhe ajo baxhella jote te dy qener lepires jeni!
    Sa rroga merrni nga sa borde te ndryshme mor hajdut!

    1. Qytetar says:

      Aq para sa merrni ju për të shkruajtur idiotlliqe……vandal

  7. Babale says:

    Ajo zgjebe ne qender te Tiranes duhej te ishte prishur prej kohesh.

  8. Malsori says:

    Keta maskarej qe ulerijne per Teatrin kujtuan se u be deti kos dhe do te marrin frenat drejtuese te PD-s dhe LS-is,por harruan se kerma Sali vjen zvarr zvarr deri ne Bulevard dhe Ilir Floriri shtrin Nafijen Monuka ne Bulevard duke i poshteruar te gjithe ata qe derdhin lote korkodili per Teatrin.Nje pjese e mire asnjehere nuk kane pare cfaqe ne teater perfshi ketu dhe te ashtu te quajtur gazetar si Bushati,Sonila,Lubonja,Eni dhe Peka, por keta jane te detyruar te ulerijne dite e nate per te justifikuar parat qe marrin nga Sali Keima dhe Ilir Floriri.Malsori.Boston

  9. Kozmos says:

    BUDINA ME SHOKET E TIJ ZAGARE TE PD ,U MASHTRUAN NGA STRATEGJIA E BASHES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje