Teatri ynë dhe drama e opozitës

18 Maj 2020, 18:26Blog TEMA
Teatri ynë dhe drama e opozitës

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që po ndodh këto ditë me protestat që kulmuan sidomos pas prishjes së godinës së ish-« Teatrit Popullor », që më pas u quajt « Teatri Kombëtar », ka nxjerrë edhe njëherë në reliev gjithë gërmadhat me të cilat është ndërtuar ligjërimi publik në Shqipëri ku askush nuk e merr vesh se çfarë po ndodh, ku të gjithë janë bërë aktorë, teatërdashës, lotërrëshqitës për vlerat që u shkërmoqën nga dhëmbët e fadromës, ulëritës dhe të mllefosur deri në alivonosje kundër një njeriu të vetëm me emrin Edi Rama. 

Prishja e godinës së ish-«Teatrit Popullor», që më vonë u quajt «Teatri Kombëtar», thirri nën armët e ligjërimit të gjithë shkruesit dhe folësit e mundshëm, aq sa u krijua një pandehmë që, nëse nuk shpreheshe për këtë argument, ishe një njeri që merrje frymë kot në këtë ajrin e pastër të Albanisë. 

Nuk mendoj se është shkruar ndonjëherë më shumë për një argument, për një temë, apo për një problem, shoqëror, politik apo psikologjik sesa romanet dhe novelat që u shkruan për «tragjedinë» e prishjes apo mosprishjes së godinës së ish-«Teatrit Popullor» që më vonë u quajt «Teatër Kombëtar».  

Unë e kam të vështirë ta gjej se përse janë përfshirë të gjithë nga afshi për të folur e shkruar mbi këtë argument. Ndërkaq, si të mos mjaftonte kjo, tani, gjithë çfarë u krijua në këta vjet për këtë argument, e mori në dorëzim opozita. Ajo, ashtu siç bëri me « Astirin », me protestat te «Liqeni», me «Bunk’artin» e me ndonjë tjetër, edhe këtë radhë, mori në dorëzim frymëzimin e personazheve që mbajtën gjallë Aleancën për Teatrin dhe tani është angazhuar që jo vetëm do të protestojë fuqishëm, por ka bërë edhe betimin solemn që, nëse ajo vjen në pushtet, do ta rrafshojë godinën e re që do të ngrihet dhe do të rindërtojë të vjetrën. 

Tradicionalistët dhe modernët

Në fakt, çfarë po ndodh realisht? Është shumë e vështirë të kuptohet për disa arsye, sipas meje. E para, frymëzuesit e ruajtjes së godinës së vjetër që shfaqen si tradicionalistë, nuk janë koherentë me shpirtin që kanë avanguardistët. Siç e dimë, nga historia jo vetëm e artit, por edhe e lëvizjeve rinore dhe atyre me frymëzim perëndimor modern, të tilla lëvizje, zakonisht, ngrihen kundër traditës, kundër së vjetrës, të asaj që është ngurtësuar me forma tradicionale të shenjave të etnisë apo nacional-romantizmit. Në emër të botës së lirë dhe të njeriut pa atdhe, këto lëvizje bëjnë me faj gjithçka tradicionale sepse, sipas tyre, tradicionalja ka sjellë përplasje, dhunë, luftëra, ndarje. Te ne ndodh ndryshe, gjithë ata që mbrojnë kauzën e ruajtjes së godinës së teatrit, identifikohen si kampionë të ruajtjes së traditës dhe të vlerave të krijuara. Godina e teatrit, në këtë pikë, u bë e shenjuara e vlerave dhe traditës së kulturës shqiptare. Në anën tjetër është vullneti i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili në këtë akt po shfaqet koherent me tipologjinë e artistit që ai përfaqëson. Nëse ndjekim kronologjinë e akteve të tij ndaj kësaj godine, ato janë të gjitha koherente. Ai kështu shfaqet, në fakt, si artist avanguardist, modern dhe pa asnjë kompleks. Ka qenë i bindur që në fillim që kjo lloj godine duhet shembur dhe në vend të saj duhet ngritur një tjetër që të kënaqë pse jo edhe egon e tij ekstravagante dhe pak surealiste. 

Në qoftë se do ta ruanim nivelin e debatit në këtë pikë, unë mendoj se ende ka një zgjidhje për të gjetur një kompromis. Por për çfarë duhet kërkuar ky kompromis ? Unë mendoj se diskutimi duhet të përqendrohet pikërisht aty ku nisi problemi. Te raporti i traditës me modernen, i historisë së teatrit shqiptar me atë që do të ndodhë kur të ndërtohet godina e re. Mirëpo këtë dialog dhe këtë debat duhet ta bëjnë shkencëtarët dhe specialistët e traditës dhe ata që shoqëria i paguan për ruajtjen e vlerave të saj. Në këtë debat mund të përfshihen edhe ata që mendojnë se kanë diçka për të ofruar. Mirëpo, për fat të keq, ajo që po ndodh deri tani dhe ajo që ka ndodhur në gjithë këta vjet, nuk është shenjë e një shoqërie normale, por tregon se deri në ç’pikë është shkatërruar ligjërimi publik në Shqipëri dhe deri në çfarë feje është katandisur fjala këtu te ne. Secili i jep gojës si të mundet. « Gjak », « Të ha veshin », « Kriminel » e gjithfarësoj sharejsh e mallkimesh që nuk kursyen as përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Një portestuese bëri thirrje të rrethohet ambasada e SHBA-së në Tiranë. Mirëpo, nëse nuk do të përziejmë problemin e teatrit me dramën e opozitës, jemi ende në kohë që të gjejmë një zgjidhje kompromisi për atë që do të ndërtohet mbi atë truall ku dikur ka qenë godina e ish-« Teatrit Popullor » që më pas u quajt « Teatri Kombëtar ». Mirëpo në fillim fare duhet të ndajmë dy gjëra.

Dhuratat nga pushtuesit italo-gjermanë

E para, publiku ka nevojë të sqarohet se çfarë është teatër dhe çfarë është tradita e një teatri. Teatri është vendi, godina, artefakti që mundëson dy hapësira: një skenë dhe një sallë në mënyrë që dy palë, nga njëra anë, aktorët dhe, nga ana tjetër, spektatorët të hyjnë në një marrëdhënie artistike. Pjesa që luhet në atë skenë, natyrisht, nuk është vetëm drama, por muzika, efektet, dekori, veshjet e aktorëve, shkurt, një ansambël mjetesh që mundësojnë shfaqjen e një drame, komedie, apo çfarëdo lloji tjetër që mund të luhet në skenë. Dalngadalë kështu krijohet edhe tradita. Mirëpo tradita nuk është godina, por janë aktorët, pjesët që luhen aty, rekuizita, gjithë ai ansambël që përmenda më lart. Ne, shqiptarët, nuk ngritëm asnjëherë një godinë që ta quanim Teatër Kombëtar. Për ironi të fatit, dy shenjat më të dallura të identitetit tonë, Universitetin dhe Teatrin Kombëtar, ne nuk i konceptuam si artefakte nacionale, por i morëm të gatshme. Godina ku për shumë kohë ka qenë Universiteti i Tiranës dhe sot Universitetit Politeknik, ka qenë Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë pushtuese italiane që u ruajt si e tillë edhe nga pushtuesit gjermanë. Godina e ish-Teatrit Popullor në fillim dhe Kombëtar më pas, u ndërtua nga pushtuesit italianë si një ambient kulturor me emërtimin pas pune-dopolavoro. Ndaj vlera e asaj godine në traditën shqiptare do të duhej të ruhej pikërisht kështu. Për t’u thënë brezave të ardhshëm se shqiptarët deri në vitin 2020, pra, që në ngjizje të tyre, nuk ndërtuan dot një godinë të tyren për Teatër Kombëtar dhe një godinë të tyren për Universitet, por ruajtën godinat që ndërtuan pushtuesit italianë e gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në këtë formë do të duhet të ruhej dhe mund të ruhet ende ish-godina që u shkatërrua këto ditë.

Historia e Çarli Çaplin dhe teatri ynë

Kush e ka vizituar vilën dhe muzeun e Çaplinit, njërit prej aktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, në Veve të Zvicrës,  ka mësuar shumë gjëra, kurse në shqiptarët në këtë kohë pandemie dhe në kohën e ngashërimit mbarëpopullor për teatrin që nuk e kemi më, mund të mësojmë të paktën dy-tri gjëra. 

Kinemaja e Çaplinit u krijua në pjesën më të madhe në Amerikë. Atje ishin interierët, vendet e xhirimeve, kamerat, dekori e kështu pa fund. Mirëpo tradita e gjallë e këtij aktori ishte ai vetë dhe loja e tij e magjishme. Në Veve të Zvicrës, pra, në vendin ku ai nuk luajti asnjë prej pjesëve të tij të magjishme gjendet gjithë tradita e kinemasë së tij. Në krah të vilës së tij, zviceranët, por edhe ai vetë, kanë ndërtuar atelietë, vendet e xhirimeve, setet, kanë bërë me dhjetra statueta të tijat në rolet e magjishme, është shkopi i famshëm, kapelja, pra është gjithçka që ka krijuar ky artist i madh. Sepse tradita nuk është statike, ajo bartet. 

Unë mendoj se edhe ne e kemi këtë mundësi. Kështu, godina e re që do të ndërtohet, në një anë të saj mund të riprodhojë me besnikëri ish-godinën e vjetër në përmasa më ta vogla, natyrisht, dhe ajo të shërbejë si një muze virtual non stop brenda të cilit ti mund të dëgjosh zërin e Mihal Popit, Kadri Roshit, Prokop Mimës, Sandër Prosit apo Pjetër Gjokës e Ndrekë Lucës e të gjithë me radhë se nuk dua të bëj lista këtu. Brenda saj mund të rindërtohet me besnikëri gjithë tradita e teatrit shqiptar siç ndodh në shtëpinë e Moxartit në Vjenë, në vilën e Çaplinit në Veve të Zvicrës, etj.  Kjo godinë e re duhet ta ketë patjetër në hyrje të saj edhe riprodhimin e ish-godinës së vjetër që duhet të shërbejë si muzeum virtual. Jam i sigurt që ai muzeum do të jetë unikal në Europë dhe do të na përfaqësojë të gjithëve. Pastaj, cilido mund të zgjedhë të shkojë të shohë një shfaqje, apo të vizitojë muzeun e teatrit shqiptar që u ngjiz në një godinë të cilën pushtuesit italianë e kishin menduar si vend argëtimi pas pune.

Ndërsa, sa i takon protestës së opozitës dhe lotëve që po derdh ajo për teatrin, kjo është një dramë e njohur që as në këtë rast, publiku shqiptar nuk e zgjidh dot, sepse thjesht nuk e pëlqen atë dramë. Më shumë do që të dijë për teatrin shqiptar.    

(TemA)

20 komente në “Teatri ynë dhe drama e opozitës”

  1. Ndroqi says:

    Opozita do sebepe per te krijuar kauza per te ardhur ne pushtet,dhe teatri eshte sebepi i radhes,gjera qe kjo opozitei riciklon here mbas here.

    1. Fatos says:

      Zoteri ne NUK kemi opozite.
      Luli mona e gjithe sorrollopi i ketyre jan vec ushtare te paguar nga rama per te “lozur” rolin e opozitarit.
      Ka nevoje urgjente per nje fryme te re politike!

    2. Protestuesi profesionist says:

      99% e atyre ne proteste nuk kane pare nje shfaqe teatri ne jeten e tyre. I vetmi teater qe kane ndjekur dhe ndjekin jane protestat per prishjen ose rindertimin e ndonje objekti ne Tirane.
      Titujt e komedive me regjizor Sali Berisha. Mbikalimi i Zogut te zi . Lojrat e kalamajve tek Liqeni.Sheshi Skenderbej. Unaza e madhe me cun cubin e Fariut. Stadiumi kombetar Dhe tani Teatri Kombetar.

    3. Shqiptar says:

      Ylli Rama eshte kryeminister por jo ARTIST, Edi Rama mund te jete dashamires i artit sepse ka mbaruar ate palo shkolle tre vjecare te artit ne Tirane ne kohen e dulles qe cdo gje mund te ishte por jo shkolle arti. nqs Edi Rama i nderuar z.Ylli ka bere disa vizatime zhgaravina nuk do te thote te jete artist. Me art ai nuk eshte marre asnjehere. Edi Rama eshte nje politikan dhe me artin e me pikturen ka deshiren ndoshta per te bere dicka por praktikisht ska bere asgje. Tani meqenese eshte kryeminister duhet te jete dhe artist. Apo Ylli e ke thjesht per ti bere qefin xhaxhi Rames qe nuk je vetem nje komandant legjendar por dhe nje artist qe dhe Piccasso te ngriheshe nga varri do ta kishte zili. Yllo aman te keqen mos na hapni barkun me keto perralla dhe artikuj “made in Albania”. behuni pak me europiane se mbetet dhe ne epoken e Inteligjences Artificiale anadollake me ngjyra otomane. Mjaft ju lepite sistemit atij qe vjen dhe atij qe iken. NQS nuk e nxirrni dot buken e gojes nderoni profesion. Ose me ndershme eshte te shkoni ne emigracion dhe te lani prapanicat e pleqve e te fitoni me djerse dicka se sa te shkruani plehra te tilla. Edi Rama sot eshte neser nuk eshte,pas tij do vije nje tjeter ndoshta me i keq se ai. Mentaliteti agresiv ,intrigant,anadollak ,i keq do te thosha i politikaneve made in albania nuk ka per te ndryshuar. Arsyeja eshte qe ky komb ka politikanet qe meriton. Po ashte dhe gazetaret e analistet e ketij nje gjeneze kane ndoshta me keq se politikanet. Kjo per fat te keq sepse ky lloj brumi eshte.

  2. Berti says:

    Drejte dhe sakte! Qe u shkrua shume eshte e vertete keni kontribuar dhe ju vete jopak. Pak, perfshi dhe kete shkrim, jane te sakte e llogjike.

  3. Fast foodi says:

    Do dhe nje robt ne pidh bashke me sufllaqen?

  4. ?????? says:

    Opozita don rremuje qe te shpetojne gjen e vjedhur edhe pik .maskarenjt e opozites jam maskarenj

  5. Drini says:

    Propozim shume interesant Ilir.E di qe do te sulen sepse keta duan te jesh me ta ose te mbyllesh gojen.Eshte bela e madhe te jetosh dhe punosh ne shqiperi si intelektual.Sot lexova nje shkrim te Astrit Cermes qe thoshte pak a shume se te dyja partite kane qene kunder prishjes se teatrit kur kane qene ne opozite Kur kane ardhur ose kur kane qene ne pushtet kane qene per prishjen.Por ndersa Amerika e bene Astrit Cermen comfortable to speak his mind. Ju Ilir keni nje kurajo te madhe qe shprehni cfare mendoni dhe meritoni falenderime per kete

  6. Tani says:

    Ky
    Nuk ngopet duke lehur per padronin.
    Rama bam e Yzeiri ham.

  7. Tartufi says:

    Ky I fosilizuari Yzeiri na jepka mendjen te ruhen zerat dhe figurat e plehanerise se artit pederastik komunist te teatrit ! Caplini kjo krijese komedike e vlerave super – star ,,,,u debua nga USA si komunist i ndyre dhe i peshtire,,,,,bota mashtruse Zviceriane e kuptoi shume mire ,se nje museum per kete komunist te ndyre komedik do te bjere mijra vizitore nga e gjithe bota ,qe nuk do ti a dije per Caplinin si komunist i qelbur ,por per te kujtuar vleren artistike te tij. Fosilija Yzeiri ,kush do te shkoje te vizitoje muzeumin me zerin e Ndrek Luces me shoke kur intrepetonte priftin tone katolik si mashtrus dhe armik te popullit shqiptar ?

  8. Artur says:

    Bravo Yzeiri, nga te paktet qe shkruajne per njerezit normal!
    Arturi

  9. Artur says:

    Bravo Yzeiri, sakte dhe me brume! Vetem se shtepia e Mozart eshte ne Salzburg!
    Arturi

  10. nord.al says:

    E dini se nuk e ka keq ” tartufi”.

  11. Jimi says:

    Ilir! Ne teresi jam me nje mendje me ty, por aty ketu nuk bie dakord. Ne Veve te Zvicres u be muze vila e Caplinit, por nuk besoj se Zvicera kishte nevoj te prishte vilen per te ndertuar teatrin, pasi ai prej kohe nuk mungonte dhe ishte ne vendin e duhur dhe brenda patrametrave e shijeve te zviceraneve. Tirana kryeqendra e Shqiperise pas gati njeqind vjetesh, nga nje fshat i prapambetur dhe pa fizionomi dhe pas nje pune titanike te brezave, edhe sot e kesaj dite ende nuk po mund te krijoj dote profilin e saj europian!? Nuk duhet mohuar qe nga periudha fashiste e pushtimit, trasheguam nje mori objektesh, te cilat edhe sot e kesaj dite i rezistojne kohes moderne europiane. Por kjo nuk do te thote se egziustenca e kesaj karakatine prej pupulite, te quajtur Teater, deri ne ditet e sotme,per njemije e nje arsye, duhej te qendronte ne kembe edhe ketej tutje dhe per te vetmen arsye se ne te kane luajtur artistet e medhenj te realizmit socialist, te drames e te filmit.!? Per keta artiste une kam konsideraten me te larte, pikerishte se ajo eshte epoka e cila iformoj i edukoj dhe me ne fund i afirmoj si artiste te medhenj, por jam cuditerisht i cuditur me keta antikomuniste qe dalin ne mbrojtje te ketij teatri, ne bte cilin kane performuar keta artistye te realizmit socioalist , te cilet me punuen dhe vepren e tyre kerkonin te mbrujtnin njeriun e ri te edukuar me idealet e partise!? Ketu ka “Dicka” qe kercet i dashur Ilir! Te mos duash te ndertohet nje veper moderne, me te gjitha paramertrat bashkekohor dhe ne vendin e duhur, ashtu si ne gjithe boten, kjo duket absurde!?Ajo vertet ishte nje relike historike, qe pa deshire u trashegua deri me tani, por pa ndonje vlere, as arkiekturore, e as histiorike .

    1. Tartufi says:

      Jimi,,,,,,,,hajvani,,,,te them hajvani se pas kaq viteve qe shikon dhe degjon,,,,,,,nuk more vesh kush eshte anti-komunisti !!!! Teatrin o burdellon italiane ku u lojten karikaturat e shtipjes se shqiptarit e mbrojne mbeturinat e komunizmit qe sot quhet opozite ,,,,,,se kerkojne ta prishin neser ata per te bene nje dore para,,,,,,,por ju u a lagi kallami i gjate perpara tyre. Kur futesh te komentoshe dhe te prezantohesh,,,,,,,e para e punes duhet te dalloshe dhe ti ndashe krijesat. Bashipozuku komunist si sekretar i parties se saj i kthyer ne demokrat ,,,,,nuk eshte anti komunist,,,,,,por eshte mashtrus,,,,,,qe anti-komunistit nuk ja lag dot Jimi hajvani .

  12. Jimi says:

    Ilir! Ne teresi jam me nje mendje me ty, por aty ketu nuk bie dakord. Ne Veve te Zvicres u be muze vila e Caplinit, por nuk besoj se Zvicera kishte nevoj te prishte vilen per te ndertuar teatrin, pasi ai prej kohe nuk mungonte dhe ishte ne vendin e duhur dhe brenda patrametrave e shijeve te zviceraneve. Tirana kryeqendra e Shqiperise pas gati njeqind vjetesh, nga nje fshat i prapambetur dhe pa fizionomi dhe pas nje pune titanike te brezave, edhe sot e kesaj dite ende nuk po mund te krijoj dote profilin e saj europian!? Nuk duhet mohuar qe nga periudha fashiste e pushtimit, trasheguam nje mori objektesh, te cilat edhe sot e kesaj dite i rezistojne kohes moderne europiane. Por kjo nuk do te thote se egziustenca e kesaj karakatine prej pupulite, te quajtur Teater, deri ne ditet e sotme,per njemije e nje arsye, duhej te qendronte ne kembe edhe ketej tutje dhe per te vetmen arsye se ne te kane luajtur artistet e medhenj te realizmit socialist, te drames e te filmit.!? Per keta artiste une kam konsideraten me te larte, pikerishte se ajo eshte epoka e cila i formoj i edukoj dhe me ne fund i afirmoj si artiste te medhenj, por jam cuditerisht i cuditur me keta antikomuniste qe dalin ne mbrojtje te ketij teatri, ne te cilin kane performuar keta artistye te realizmit socioalist , te cilet me punuen dhe vepren e tyre kerkonin te mbrujtnin njeriun e ri te edukuar me idealet e partise!? Ketu ka “Dicka” qe kercet i dashur Ilir! Te mos duash te ndertohet nje veper moderne, me te gjitha paramertrat bashkekohor dhe ne vendin e duhur, ashtu si ne gjithe boten, kjo duket absurde!? Ajo vertet ishte nje relike historike, qe pa deshire u trashegua deri me tani, por pa ndonje vlere, as arkiekturore, e as histiorike .

  13. Raul says:

    Ne protesten per gerdallen bordello 80 vjecare me derrasa dhe tallazh mbledhur gjithe horrat dhe llumi i Tiranes sa filluan te rrahin njeri tjetrin dhe per pak sa Strazua desh te nxirrte patllaken dhe te vendoste rregull. 230 vete gjithsejt, braktisje totale per bordellon nga populli i Tiranes. Turp per Nafijen qe zhgarravitet neper rruge dhe mjeranet qe i shkojne prapa. Leshilikes dhe Nafije Fallxhorja doktoresha horoskopike kurre ska rene nen nivelin 0.01% perkrahje. Kurre me pushtet kesaj levizje neonaziste qe bashkohet me neonazistet e Bojken Abazit. Ne te semes sharebajgat e haremit naziskin te Jales Nora bythderrja gjithollog’ja dhe Epshurr Edhjet barkderr brahimkari.

  14. Turpe lule kerko falje publike per sjelljet e tua says:

    Sa keq rrezuan teatrin po tani me cfare do meret lulja dhe monika .
    Mire monika ka zbritur nga malet ne tirane dhe i japim te drejte po ky gomari luli i lindur ne tirane e kuptoje qe ka qene familje puntori dhe dinte vetem llac e tulla po te pakten te ishte i qytetruar ne veprime se po tregohet me fshatare se berrisha……. turpe lule

  15. rripitipitytytyrripity says:

    vetem tek gazeta e meros gjen palo shkrime te tilla. militant ke lindur, militant do vdesesh o ilir!

  16. rripitipitytytyrripity says:

    vetem tek gazeta e meros gjen palo shkrime te tilla. militant ke lindur, militant do vdesesh o ilir!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje