Nga Frrok Çupi
Po kapen herë në një fije, herë në tjetrën, për të krijuar kaos. Pse duan ta hedhin ngrehinën që mbajmë mbi kokë në këtë vend?
Asgjë nuk kanë të qartë ‘pse?’; mendoj se as për të bërë ndonjë gjë më të mirë se kaq, as për të marrë pushtet, as për të krijuar një figurë që ia dinë formën. Jo, mjaft që ajo çfarë është- të bjerë poshtë e të hapet ‘trupi i vendit në një spital’. Viti 1920 është shënuar në Berlin si ‘periudha vibrante’, ku u bë gati për të mirëpritur shpëtim nga Nazizmi… Mortaja botërore ishte akoma një parti e vogël që sapo ishte krijuar në shkurt të atij viti.
Berlini ’20 ka nisur me degradimin e artit:
Një dorë aktorësh janë përdorur nga politika për të ndezur konflikt në emër të ‘teatrit të vjetër’. Janë zgjedhur aktorët e rangut të fundit, të tjerët nuk mund të përdoren ashtu. Në një teatër të lodhur nuk mund të ketë art vital. Pas kaq dekadash- siç kanë thënë gjithë korifenjtë e Teatrit tonë,- erdhi momenti për ta ngritur Artin Teatror me një shtëpi të re ku mund të luhen Eskili, Makbethi, Arthur Miller. Aktorët e dorës së dytë nuk mund t’i luajnë… Ndahemi edhe nga një periudhë e keqe e teatrit komunist. Që nga Teatri i Madh mund të kualifikohet një shoqëri më e mirë… Ja pra ky është momenti që këta nuk e duan të riun. Në Berlinin e dalë nga Lufta e Parë, sapo kishte lulëzuar ekspresionizmi, kultura e sofistikuar, artet e bukura, arkitektura. Në një film kushtuar kësaj periudhe ‘vibrante’, edhe ai i titulluar ‘Berlin 1920’, arti degradoi, u kthye në gjirize, Berlini u bë me 500 klube nate ku mblidheshin homoskeualët dhe të droguarit; u shtuan vrasjet e epshit. ‘Skena’ e qytetit u bë gati për dekadencën.
Vritet shefi i Policisë:
Po bëjnë thirrje për vrasjen e policëve në Tiranë…
Pasi sulmuan shefin e Policisë, vranë avokatin më të shquar të qytetit, në një atentat të frymëzuar nga komunistët e Berlinit. Berlini ishte mbushur me gangsterë, nazistë, stalinistë, trockistë dhe vrasës me pagesë. Goditje mbi njerëzit e ligjit vjen pas artit, por në prag të kaosit total. A po i dëgjoni çfarë deklaruan sot politikanët e opozitës jashtëparlamentare? Vasili tha se ‘kemi filmuar çdo polic’ dhe kërcënoi se nuk do të ketë më vend për ta. Deputet i dytë i të njëjtës parti, pas pesë minutash, tha se ‘policët do ta paguajnë kokë për kokë’, siç kishte deklaruar zonja e parë para 20 orësh. Thërritet ‘burg’, vrasje’, ‘vdekje’, Tani pritet që të frikësohet polici, të kthehet gjakmarrja, të bjerë ligji dhe shteti, të hyjnë në skenë vrasësit, islamistët, militarët? Në shkollën e Jalës partia ka instruktuar prej vitesh një lloj njeriu të esktremit pa formë. Në vitin 1920 Berlini numëronte 62 banda të krimit të organizuar, homoseksualizmin e kishin aplikuar si modë mes ushtarëve të tyre, qyteti ishte nyje e drogës. Pastaj u duartrokit nazizmi…
Rrëzohet besimi, dmth., rrëzohet sistemi:
Presidenti i Republikës ka lëshuar tre thirrje të rrezikshme: E para, parlamenti ‘është një bandë’, e dyta- ‘po shikoj grup terrorist të strukturuar’ dhe qeverinë e quajti ‘mafie’. Një gazetë, dhe pastaj disa media, kanë shpërndarë opinionin se kryeministri ‘duhet të burgoset’ pa gjyq. Edhe ish- presidenti duke ardhur sot në miting ka shkruar në fb ‘vdekje, vdekje, vdekje!’. Bombat molotov që plasën dje te xhamia ishin bërë gati nga radikalë kundër institucionit… Nëse goditet shteti në kolonat mbajtëse, atëherë Tirana bëhet gati për një kaos si në prag të nazizmit. Të gjithë faktorët që kanë hyrë në skenë janë ‘ish-a’. Ish- deputetë, ish- artistë, parti ish- parlamentare, vetë presidenti i republikës është më shumë ‘ish’ se sa ‘është’, procedura për shkarkimin ka nisur pasi ai vetë ka shpallur vetëvrasjen. Ish-at janë rreziku më i madh për sigurinë e njeriut.
Mashtrimi:
Mashtrimi është njësoj si tenja dhe minjtë e teatrit të vjetër, mashtrimi gërryen vitalitetin qytetar. Disa e morën si një ‘patologji’ mashtrimin e kryetarit të PD se ‘do ta rikonstruktojmë teatrin e vjetër’, si të nmgjallë një të vdekur. Por nuk është punë e një gënjeshtari. Patrologjia po përdoret si minë për të rrëzuar sistemin. Rreth teatrit po dëgjohen histerizma dhe thirrje për vrasje. Kauza e teatrit u ngrit mbi prova ‘fake’ dmth., mbi mashtrime. Mashtrimet hidhen në treg për të degraduar njeriun dhe shoqërinë. Njeriu i mashtruar dhe në turmë është i dhunuar në palcë. Berlini u qullos, u hutua, mbeti e pa shpresë; prandaj ngjizi Nazizmi.
Depresioni:
Nëse nuk do të kishte shumë të vdekur nga epidemia ‘Covid’, atëherë do të krijoheshin shumë- shumë depresivë. Viti 1920 koincidonte me epideminë e ‘etheve Spanjolle’ ku humbën rreth 60 për qind e evropianëve. Edhe Berlini u godit keq. Ka një koincidencë me epideminë e koronavirusit këtu. Vendi ynë ia doli më së miri deri më sot. Por faktorët që po tentojnë depresionin, deklaruan në miting që ‘të hiqen maskat’. Vdekjet e shumta e hodhën në kaos ‘Berlinin’ e jo më Tiranën. Nga kupola ‘vibrante’ po deklarojnë numra false se ‘kanë vdekur shumë herë më shumë njerëz’ nga epidemia. Në Berlin, në vitin ’20 ra numri i popullsisë, kishte disa herë më shumë gra se burra për shkak të luftës dhe epidemisë, u shtua grabitja e fëmijëve, u shtuan sëmundjet venale…
Po këta pse po e bëjnë këtu?
As duan pushtet- e dinë se nuk ua jep populli, as mund të qeverisin, edhe sikur…,- por rrëzimi dhe shkelja për ta quhet fitorja e parë. Por duan të fshehin krimet e tmerrshme që kanë bërë, përballë një Drejtësie që pritet të mbërrijë.
O frocak—-Vetem ti nuk ke te drejte te flasesh per cka po ndodh tek ne sepse qendron ne balle te atyre qe kane kontribuar per te degjeneruar gjithcka pozitive e vitale te shoqerise demutkratike.
Nese thua se ishat jane rreziku me i madh per sigurine e njeriut ti je nje egzemplar i ishave…..
Mbylle malok i qelbur e i shitur…….
frok caku-dua te bej nje paralelizem midis asaj qe keni shkruar per zotin Frrok Cupi dhe disa ish anetareve te PPSH-se.
Jo te gjithe ata qe benin pjese ne PPSH ishin komuniste, ose e thene me ndryshe, jo te gjithe ata qe kerkonin dhe anetaresoheshin ne partine komuniste ishin te bindur se komunizmi ishte ideali i tyre. Anetare te PPSH beheshin disa kategori njerezish:
1. komuniste me bindje tek teoria utopike e Karl Marksit dhe Frederik Engelsit per barazine midis njerezve nen udheheqjen e proletariatit.
2.karrieristet qe kerkonin te benin karriere edhe kur aftesite e tyre itelektuale dhe profesionale nuk ishin ne lartesine e duhur (keshtu ne kishim ministra qe ishin mjelese te dalluara apo kaldaiste e shofere). Kjo kategori nuk e kishte te veshtire te nderronte drejtimin edhe ne kohen e demokracise, ku shembulli tipik eshte ish Doktorri komunist qe dikur bente luften e klasave dhe mbas 90-tes na u be antikomunisti me i flakte.
3. ata qe kerkonin te mbijetonin-kjo kategori ishte me e madhja nga ish anetaret e PPSH-se. Keta ishin njerez te ndershem qe punuan tere jeten per ti sherbyer familjeve te tyre dhe vendit. Me renien e komunizmit, keta ishin te paret qe u larguan ne mase nga PPSH-ja.
Keto kategorite e mesiperme perbejne grupimet edhe ne partite e sotme ne Shqiperi dhe kudo ne bote.
Tani te vij tek zoti Cupi-mendoj se Frrok Cupi hyn ne kategorine e trete, ku ai investoi te PD-ja duke besuar si shumica e shqiptareve, se PD-ja do te ishte ajo qe do te conte Shqiperine ne rrugen e demokracise se vertete. Ashtu sic u zhgenjyen, shumica e popullit, eshte zhgenjyer edhe Frrok Cupi qe u distancua nga udheheqja kriminale e PD-se.
Foli ky qelbesira e Zerit te Popullit, ky lepirsi i c’do qeverrie. Kete edhe ne telefon t’a marresh behesh pis.
Bravo, te lumte! Po na bene te kuptojme mire se cfare perfaqesojne berishistet, metistet dhe bashistet me CO.!
Jane mallkimi i kombit, turpi dhe fatkeqesia shqiptare. Ajo qe nuk kuptoj une se si eshte e mundur qe keta njerez i shkojne nga pas! Sigurisht eshte interesi!
Edhe nje here faleminderit per shkrimin tuaj ikone dhe mjaft domethenes. A do te arrijne shqiptaret valle te kuptojne Berishen, Ilirin, Lulin se cfare perfaqesojne ne te vertete dhe planin e tyre per te risjelle pranveren e vitit 1997!?
Po ata valle e kane menduar ndonjehere se kjo qe kene nder mend te bejne, t’u kthehet atyre vete, si nje bumerang?!
Te shikojme!
Z.Cupi je gjigandi i penes e ke qendisur ashtu si din
vetem drejtesia mendoj se nuk do te vije dhe me
Krajen e shkoders eshte frikacak
ty te lumte, respekte
Nje analize brilante nga Z.Cupi. Kaosi eshte ajo cfare duan korrupsioni, deshtaket dhe zjarrvenesit e Shqiperise. Ajo cka me shqeteson eshte permanenca e tensionit te larte shoqeror, nuk ka kurre nje detante edhe ne mort edhe ne fatkeqesi, sikur dikush i mban urat e zjarrit ndezur. Nje karakatine ne mes t eTiranes, nje fyerje e shijes shoqerore dhe bukurise shpierterore te shqiptareve, behet casus per qurravitjet e mehdive figurante dhe budineve qe nuk u qyteteruan ne zemer te rilindjes europiane por u fashistizuan dhe klithin vetem vdekje. Ky eshte momenti shoqeror, ky eshte ai kaosi qe e beri shtresen e mesme ne Gjermani te perkrahte Hitlerin, ne Sanje Frankon dhe ne Kili, Pinocetin. Per te mos vajtur aq larg, Budinen futeni te aktroj “Arturo Ui” ne nje salle te mbyllur.
Zoti Çupi shumë bukur shkruan e analizon
por me analogjitē e tua e fut lexusesin në
një tynel tē gjatë e të errët.
Kanē nevojē njerëzit dhe pêr një qiri tē ndezur
që ta verbojë errësirēn
Respekt tani sesa kurrë
Z. Çupi jeni gazetar qe dalloni shume nga gazetaret e sotem. Nivel shume i larte shkrimi. Shkolle gazetarie.
O Frrok je pene e arte. Exelent. A ka shtet ne planetin me 192 shtete ku gruaja e presidentit zhgerryhet rrugeve si fallxhore duke bllokuar rruget se do akoma me shume pushtet se ai i burrit dhe vjen ne proteste me makine 180 mije euro dhe jeton ne nje vile me 14 banjo nje nga te cilat per macen sasha.
Zoti Cupi jeni gjigand, ata qe dalin ne mbrojtje te asaj STALLE jane ordiner qe i terheq partia nga hunda. Aty ka pseudo artiste qe dihet si e kane mbaruar shkollen qe pretendojne qe kur te vije partia e tyre ne pushtet te kapin ndonje kocke. E them me bindje qe 90% e atyre qe mblidhen aty nuk kane shkuar nje here te vetme ne teater. Ka dhe si tipi LIRIM ZALLA nje i deshtuar dhe pa asnje vlere qe ne portokalli ishte me ordineri dhe e flaken si lecke.
Ok Cupi!
Frrok Çupi,mëndja më brilante e gazetarisë Shqiptare.
Bravo zoti Frrok