Edhe Goebbels do ta kishte pasur zili…

18 Maj 2020, 20:27Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një status në Facebook, Jozefina Topalli shkruante: “76% e familjeve shiptare raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19, ndërkohë që 68% e të intervistuarve shprehen të shqetësuar se, në të ardhmen e afërt, situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë për keq në punësimin apo vetëpunësimin e tyre”.

Nuk e di se cilit sondazh i është referuar zonja Topalli, por këto përqindje janë në sintoni me një të dhënë të sondazhit tim që zvillova në prill, sipas të cilit rezultonte se vetëm 29% e shqiptarëve mendonin se ndihmat ekonomike të qeverisë ishin të mjaftueshme.

Duke e nuhatur këtë stituatë, PD-ja kishte disa javë që po i mëshonte fort pakënaqësisë së popullsisë ndaj gjendjes ekonomike – Basha takohej çdo ditë me njerëz të biznesit të vogël e të mesëm që ankoheshin për gjendjen ekeonomke, ndërkohë që njerzit përkrah tij bombardonin përditë mediat konvencionale e sociale me deklarata e statuse që përforconin mesazhin e Bashës.

Dhe papritmas, në mexhilisin publik u shfaq tema e legalizimit të kanabisit medicinal. Por siç duket, kjo temë nuk ishte aq e fortë sa ta shtynte gjendjen e rëndë ekonomike në plan të dytë e të tretë të diskutimit publik. Dhe fill pas temës së kanabisit medicinal, u shfaq tema (e harruar për ca kohë) e Teatrit Kombëtar. Qeveria ia kaloi atë në pronësi Bashkisë së Tiranës, si një hap paraprak për shkatërrimin e tij. Dhe nuk pati kohë të debatohej për Teatrin, sepse vetëm pak ditë pas VKM-së së qeverisë, në mes të natës, fadromat e Bashkisë, me mbështetjen e policisë, e shkatërruan teatrin.

Tani, nëpër kronika televizive e media sociale, nuk flitet më për gjendjen e rëndë ekonomike, por vetëm për Teatrin Kombëtar. Dhe dihet sesi reagon opionioni publik ndaj kësaj teme – shumica dërrmuese e atyre që votojnë për mazhorancën janë dakord me aksionin e qeverisë dhe anasjelltas, shumica dërrmuese e atyre që votojnë për opozitën nuk janë dakord me aksionin e qeverisë. Dhe për javë të tëra, ky debat do të mbizotërojë edhe në kafenetë shqiptare (jo gjendja e vështirë ekonomike)…

Dikur, Joseph Goebbels, Ministri i Propagandës në qeverinë naziste, thonte se ishte e rëndësishme që qeveria të orkestronte temat që diskutoheshin në birraritë e thjeshta gjermane, sepse pikërisht në një birrari të tillë bavareze kishte lindur partia naziste, e cila e përmbyti rendin paraardhës ekzistues.

Sikur sot të ngrihej nga varri Goebbels, ndryshimin aktual të temës së diskutimit në kafenetë shqiptare me siguri do ta kishte pasur zili…

18 komente në “Edhe Goebbels do ta kishte pasur zili…”

    1. Erlind says:

      Tani ky tipi po del te na lavderoje sondazhet qe ben vete …

      1. Albi says:

        ore ti thuj ca te dush, po ky eshte argumentim qe ha llogjike….

    2. Fisniku says:

      Edhe ky kalemxhiu Zaloshnnja eshte pjese e propagandes gebelsiane te Rames ashtu sic jane edhe drejtuesit e PD-se!
      Nese PD-ja do te kishte kauze te saj interesat e popullit,me te sakte,me te ndjeshme dhe me te kapeshme se sa rindertimi i shtepive te demtuara nga termeti nuk ka!
      Argumenti dhe fakti,qe do ta vinte Ramen me shpatulla per muri do te ishte ballafaqimi se si veproi udheheqja komuniste per eleminimin e pasojave te termetit te 1979-tes dhe si po vepron Rama!
      Shteti diktatorial nuk perdori propaganden mashtruese gebelsiane sic beri Rama,qe bridhte tere diten neper ndertesat e demtuara,vetem per te terhequr prej hunde tere medien,qe te mos fokusoheshin tek realiteti,tek masat fillestare te pushtetit vendor dhe Emergjencave Civile!
      Nuk shki ne zonat e demtuara as Enver Hoxha dhe As Mehmet Shehu,por u emerua Komandant i rindertimit vetem sekretari i Pare i PPSH,te Shkodres,Muho Asllani dhe askush nga qeveria!
      Ndersa qeveria u muar qe diten e pare me organizimin e dergimit te specialisteve dhe materialeve te ndertimit ne ato zona dhe nuk u kerkoi njeri fshatareve te demtuar qe te apikonin per rindertimin!
      As dergoi njeri eksperte pas ekspertesh per te saktesuar se kush do prishej,apo te riparohej,ndersa njerezit rrinin jashte,pa strehim e cadra!
      Krahasoni veprimet e shtetit diktatorial komunist me veprimet e sdhtetit demokratik te sotem,se kush i erdhi realisht popullit ne ndihme dhe kush u tall!
      Ndersa shteti diktatorial i dorezoi celsat e shtepive vila 100 mije banoreve te demtuar,te pajisura me mobilje,dysheke,batanie,ene kuzhine etj,brenda 5 muaj e gjysem,shteti i ashtuquajtur demokratik akoma nuk ka filluar te ndertoje as themelet sepse nuk ka bere projektet dhe se nuk i kane ardhur eurot e botes!
      Ku ishte e ashtuquajtura Emergjence Civile ne Shqiperi,kur ajo sa here ka patur fatkeqesi natyrore,si permbytje,zjarre e termete asnjehere nuk ka qene ne gjendje te bente asgje?
      Ku ishte drejtori i Emergjencave Civile qe as sot nuk e kemi pare e degjuar te veproje,por u krijuan ministri te reja me nje minister ,nje ish minister te shkarkuar per pa aftesi,duke i dhene miliardat e termetit dhe covid-19 per t’i menaxhuar?
      Kete te kape opozita dhe ta vere Ramen me shpatulla per muri,se pse ka vepruar me keq se shteti diktatorial komunist!
      Por nuk eshgte kjo arsyeja!
      Arsyeja e vetme eshte sajimi i konflikteve te kota,qe te terhiqet vemendja e popullit nga hallet e verteta,aq me teper qe tani po tentohet mashtrimi i radhes gjoja i Reformes Zgjedhore,ku dy partite kryesore nuk duan te ndryshoje sistemi aktual zgjedhor,qe u siguron atyre fitoren maksimale ne zgjedhje dhe nxjerr jashte loje partite e vogla dhe te pavarurit!
      Po ekspertet e jurisprudences shqiptare,ku jane?
      Pse heshtin per shporrjen e ketij sistemi antidemokratik?
      Doemos se edhe ata jane pjese e propagandes gebelsiane,qe heshtin duke propaganduar se gjoja nuk eshte sistemi zgjedhor ai qe vendos por vullneti politik dhe ndergjegja e njerezve!
      A e kuptoni se jemi nen efektet e nje propagande NAZISTE sot?

    3. Dajti says:

      Njeriu si demagog

      Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar, Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: “Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t’i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera.”

      Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë. Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, “siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane”, thotë biografi Ullrich.

      Kujt i ngjan Hitleri sot nga politikanet shqiptare?

  1. Epirioti II says:

    ZOT na ruaj nga te marret !!! (qe kujtojne se dine te bejne sondazhe dhe te kuptojne mendjen e mprejte te populli shqiptar)

    ZOT na ruaj nga te papergjegjshmit !!! (qe fusin ne gojen apo penen e tyre Goebbelsin apo Hitlerin per çdo argument qe pjell truri i tyre sa i trumcakut).

    ZOT na ruaj nga pushtët !!! (qe duke flirtuar me histori nazistesh u bejne atyre nderin me te madh, pasi ja u shesin brezave te rinj qe nazizmi ishte dicka e ngjashme me keto qe sheh cdo dite ne TV dhe portalet shqiptare).

    Ore Eduamut Zaloshnja, nazizmi ishte dehumanizi ekstrem i races njerezore.
    Ore Trupjerdh Zaloshnja, ju mediat shqiptare, pjesa me e degjeneruar moralisht e shoqerise shqiptare llapni e llapni, helmoni e helmoni, drogoni mendjen e nje pjese te vogel te shoqerise dhe kujtoni se te tjeret ja u vene veshin.

    Do nje statistike reale:
    KAM PYETUR SOT 42 VETA:
    1. Ishit Pro apo Kunder shembjes se Teatrit ?
    Vetem 6 (14%) thane kunder 11 (26%) te dyzuar dhe pjesa tjeter 60% (GJASHTE DHJETE) ishin PRO shembjes

    2. A te intereson me debati per teatrin dhe pse?
    35 prej tyre (83%) thane qe nuk na intereson per dy arsye kryesore: tashme u prish/mbaroi dhe eshte super i politizuar.

    Tani ti statisticienuc qe je. mund te mendosh qe norma e gabimit eshte shume e larte, dhe “sample drawing” ishte jo shkencor, por nuk prish pune vazhdo mendo, se ti kur mendon Pjerdh dhe kur pjerdh Lirohesh thote populli.

  2. ABC KORCA says:

    Nuk e di a njihet e drejta e autorit???…por ” edhe gembelsi do u kishte zili” eshte thenja ime qe e perdor kur mendoj behet propagande e shpifur
    Mire beni qe i perdorni,por mire do ishte dhe ti shpjegoni se cfare eshte ” propaganda gembels”,ose te pakten shkruani ndonje rresht ku te thoni ” sic thote nje komentues”
    (ngaqe shumica e komentuesve kane nivel te larte dhe dine shume gjera?…qe te mos kekoni kot …nje grup pune u ngrit me urdher te shtetit amerikan per te studjuar se si arriti hitleri ti mbushte mendjen popullit gjerman per te luftuar dhe vrare ne menyre makabre dhe te pashoq der ateher…grupi doli ne konkluzion se nuk ishte hitleri por ishte gembelsi qe me ane te propagandes mundesoi te gjithe ate mobilizim gjerman…dhe me e vecanta nga konkluzioni ishte se sado propagande dhe cfaredolloj mjetesh te perdoren qe ketej e tutje…do ishte shume e veshtire,per te mos thene e pamundur qe nje popull te manipulohet ne ate menyre,duke i njohur keshtu gembelsit nje aftesi propagande te pashoq.
    Ngaqe e kuptoj se shume komentues e ngaterrojne fjalen propagande…propagande do te thote manipulim…trushpelarje ne shqip shqip
    +++ qe kur grupi studjues doli ne kete konkluzion…manipulimi i mazes kaloi ne duart e amerikanve,si pershembull: na tha ne shqiptarve u solla demokracine, por per njerzine se ku do hanin e pinin asnje fjale….urraaa shqipot se na soli demokracine… duke harruar lirine dhe buken e goje.
    Kjo eshte propaganda,dhe e demostroi me se miri edi+ pd+lsi me prishjen e teatrit kur ne realitet shqiptaret po luftojne per buken e gojes)

    1. Nick says:

      Mo u merakos per te drejten e autorit se nuk ta merr njeri ty…ti flet per njerin qe quhet gembels, te tjeret flasin per nje gebels

    2. Erhard says:

      Ja kush ishte shefi i Goebels-it, (qe ne te gjitha cilesite i ngjan piktorit Edi Rama ) ,sipas biografit te tij ,Volker Ullrich, ne librin e tij : “Adolf Hitler – Vitet e karrierës”:

      Njeriu si demagog
      Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar, Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: “Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t’i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera.”

      Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë. Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, “siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane”, thotë biografi Ullrich.

  3. SALI PROTOPAPA says:

    Po k,y debil si guxon te thote se shumica qe voton PS eshte dakord per prishjen e teatrit

    O I PA TRU—Ne qe kermi votu PS e kemi votu se premtimi i pare i saj qe kompensimi per shporten jetike dhe rritja e pensioneve
    A e di ti debil se im ate punoi nje jete si mjek kirurg e tani merr vetem dyqind mije leke pension aq sa dhe per buke thate nuk i del.

    1. Nik says:

      Po leri keto o Sali Protopapa, se yt ate kirug, i ka mbushur thaset me para. Ai ka jo vetem per vete por edhe per ty sa te mos mbarohen. S’ka nevoje fare per pension ai. Te pakten pula nuk do te te mungoje gjithe jeten se ate ballisti e shijon me shume.
      Tung

  4. ? says:

    Se ç’ lidhje ka Rama me Gëbelsin ? futja kot, gri sallatë sa të iki dhe kjo natë…

  5. kasemi says:

    Disa gazetare, midis tyre edhe ju zaloshjna, jo vetem nuk jeni gazetare, po edhe njerez nuk jeni. Permend shumice te pd dhe shumice te ps dhe nuk thua te verteten qe qytetaret shqiptare ne shumice absolute ishin per shembjen e teatrit (ndersa shumica e lesh e lise, nja 2-3 % te qytetareve ishin kunder shembejes, e cfare mund te diskutohet ketu). Edhe ai plehur, genjeshtari dhe debili bushati (nipi i kapos) mbreme ne open (perkrahur nga vasili, plehra gazetare) nuk la fjale pa shpifur e share kunder bashkise, qevrise bile edhe qytetareve (deri ne sharje me familje), dhe kur n/kryetari i bashkise e vuri me shpatulla per muri bushati u pergjigj se jane genjeshtra pa shpenzime. Po kush jeni ju more, kush ju lejon ju te beni emisione te tilla ne media, kur nuk ju plotesohet deshira juaj shani e fyeni shqiptaret pa i vene fre fare gojes, plehra.

  6. Zalo Zaloshnja says:

    Kur i eshte mbush mendja dhe ketij kushos tim Ed mafishes se eshte ekspert sondazhesh! Dil or Edi dil ne popull te marresh vesht se si rron, sa falas e ka Shendetesine e premtu, sa i eshte rritur rroga a pensioni , sa i eshte permiresuar a katranosur Mirqenia dhe….bej nje sondazh se sa % e rinise ja ka mbathur e po ja mbath kembeve nga ‘Shqiperia qe duam’. Beje kete or kusho Edi te marresh vesht realitetin se po fluturon me pras ne prapanice.

  7. rripitipitytytyrripity says:

    Dhe autori po ben pikerisht te njejten gje per te cilen akuzon te tjeret, po shmang temen e prishjes teatrit duke u perpjkur ta devijoje te buka ne tavoline. Nje langua i vertete i Lali vemjes dhe tutorit te tij!

  8. rripitipitytytyrripity says:

    Dhe autori po ben pikerisht te njejten gje per te cilen akuzon te tjeret, po shmang temen e prishjes teatrit duke u perpjkur ta devijoje te buka ne tavoline. Nje langua i vertete i Lali vemjes dhe tutorit te tij!!

  9. rripitipitytytyrripity says:

    Dhe autori po ben pikerisht te njejten gje per te cilen akuzon te tjeret, po shmang temen e prishjes teatrit duke u perpjkur ta devijoje te buka ne tavoline. Nje langua i vertete i Lali vemjes dhe tutorit te tij!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje