Nga Artur Ajazi
Teatri Kombëtar, ndoshta ishte shansi i fundit, që Lulzim Basha kishte për të prodhuar paksa politikë rruge akoma mes artistësh “blu” dhe mes atyre që ende e mbanin shpresën tek ai se “një ditë do të qeverisim ne”. Ai e ka humbur shansin e fundit, duke bërë pjesë të interesave të tij politike dhe komerciale, edhe pse përkohosisht një grup të vockël aktorësh, pa ndonjë kontribut të gjatë brënda ish-Teatrit Kombëtar.
Partia Demokratike , duhej të ishte e fundit, që të ishte bashkuar me ata që “mbronin trashëgiminë kulturore”, duhej të ishte e fundit që dilte në sheshe dhe medie, duke treguar se “është me aktorët dhe artistët”, duhej të ishte e fundit që duhej të dilte në mbrojtje të atyre, që sa ishte në pushtet u bëri kërrdinë. Që sa ishte në pushtet, ish-ministrat e Kulturës dhe drtejtorët e atij dikasteri në qendër dhe në rrethe, firmosën shkatërrimin, tjetërsimin, dhënien me qera dhe shitjen e kalave, bazilikave, vendeve të shenjta dhe vendeve ku bëheshin rite fetare, duke ngritur biznese private, që firmosën shkatërrimin e kinemave në pothuajse të gjitha qytetet, dhe që investimet për rehabilitimin e tyre, pothuajse ishin zero.
Lulzimi e ka humbur edhe shansin e fundit, tek ka dalë me flamurin e tij ish-opozitarist, duke u bërë edhe “kryetari” i mbrojtësve të teatrit. Duke e trajtuar edhe kulturën dhe njerësit e saj, siç trajton Fatmirin, Dashin, Agronin dhe Monikën, duket se kryetari PD nuk e ka kuptuar se, në Shqipëri ka nisur të funksionojë shteti ligjor, dhe se është shumë e zorshme të fitosh elektorat duke u ulur në bulevarde, apo duke bllokuar akse rrugore. Një parti që i ka vënë shkelmin vlerave kulturore sapo erdhi në pushtet në 1992, një parti që sa ishte në pushtet toleroi e stimuloi largimin e profesorëve, specialistëve dhe njersve të artit dhe kulturës, një parti që sa ishte në pushtet, mbushi çdo zyrë të Ministrisë së Kulturës me militantë dhe abuzantë partie, sot del dhe mbron “vlerat e trashëgimisë kulturore”.
Një parti si Partia Demokratike, që i ktheu kalatë dhe muzetë në restorante dhe kafene, apo që shembi kinematë në të gjitha rrethet duke i kthyer në qendra biznesi, nuk mund të rishfaqet si “shpëtimtare” në kohën kur ligji zbatohet. Duke patur gjithmonë “hallin” e pushtetit, duke nxituar të tërheqë edhe “delegatët” e tij nga zgjedhorja, Lulzimi mendoi se ndoshta mund ti bënte presion kryeministrit Rama, duke shfrytëzuar gjithmonë edhe zemërimin e një grupimi të vogël aktorësh pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Të mësuar me protestat e ish-opozitës së dikurshme, duke nisur nga parku i Liqenit, tek sheshi “Skendërbej”, apo me investimet e shumta në Tiranë dhe të gjitha qytetet e vendit, shqiptarët tanimë e kanë të qartë se, i vetmi qëllim konseguent i Lulzim Bashës, ka qenë dhe mbetet pushteti.
Duke mos patur dritë në fund të “tunelit”, dhe duke humbur çdo shpresë në forcat e tyre për ta “rrëzuar” Ramën me forcë dhe votë, ish-opozitarët nuk po lënë rast pa shfrytëzuar, për ti dalë në mbrojtje kujdo që shkel ligjin e Kushtetutën, vetëm të fitojnë pak mbështetës. Të mbetur në vetminë e tyre, të mbetur një grusht njerësish që nuk ngjallin më as shpresë, besim dhe frymëzim tek shqiptarët, ish-opozitaristët (milionerë) ndoshta kishin llogaritur se prishja e Teatrit Kombëtar nuk do të bëhej kurrë, por ja që gabuan. Lulzimi e humbi edhe shansin e fundit për ta inkuadruar politikisht atë, si “prijës popullor”. Tani fjalën sërish e ka Doktori….
Gabohesh!
Lulzim Basha nuk ka humbur asgje.
Te qenit i mefshte, i perdorshem, pa kurajo dhe mbi te gjitha humbes, Lulzim Basha i garanton kujdo status quo-ne.
Basha eshte teveqeli i arte qe nuk rrezikon askend dhe ju duhet te gjitheve.
Sali Berishes me familjen nje kukull ne krye te PD i garanton paprekshmerine dhe pronesine e perjetshme mbi Tokn e Xanun te partise.
Edi Rames, mbreterimin ne pushtet.
Ilir Metes, presidencen dhe nr 2 te politikes, pas Rames.
Dhe askush nuk ka ndermend ta sakrifikoje, edhe pse te gjithe mund ta fshijne qe nga Saliu e deri tek Meta e Rama, por teveqeli i arte qe politika e mafjes sajoi, ruan ekuilibrin, luksin dhe pushtetin e gjithe te tjereve pa e rrezikuar kurre.
Do haje gjate deri diten qe do te ngordhe Saliu, gjithmone nese nuk ngordh PDja perpara tij.
I ke rene pikes…..Me me vlere eshte ky koment, se sa i gjithe shkrimi
Shume e sakte!
Sa kohe te jete ne politike rama-saliu-meta, lulushi do haje buke e do shtoje vilat.
ku ka shens ky mre Turoo
ky me ata debila qe ka pas 35 vitesh vjen pushtet
kur te vije gjyshi im
Aman o Basha! Te lutem,te lutem mos shko ne “komisjonin politik zgjedhor”. Te pergjerohem.Do votoj per PD familjarisht bile edhe me fis.Sepse jam I bindur se ne se PD apo LSI merr pjese,ajo ben gjithecka qe eshte e mundur qe reforma zgjedhore te deshtoj.Po kam frige se si zakonisht OPOZITA JASHTPARLAMENTARE perseri do mashtroj e do marrin pjese per reformen zgjedhore e perseri do largohet.