Vaksina kundër koronavirusit, Von Der Leyen: Duhet të jetë për të gjithë, jo luks

20 Maj 2020, 09:11Bota TEMA

“Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektive”, kjo ishte deklarata e bërë gjatë Asamblesë së OBSH, nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”, ishte thirrja e saj para Asamblesë së 73 të OBSH.

Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që të kishte e para vaksinën në fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje