Basha reagon ndaj premtimit të Ramës për rindërtimin e teatrit: Je burracak, ordiner, hajdur dhe lakuriq. Do të fshehësh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve

21 Maj 2020, 15:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot planin e qeverisë për ta rindërtuar Teatrin e vjetër sipas projektit origjinal.

Sikurse tha shefi i ekzekutivit, godina do të jetë në funksion të fëmijëve si qendër kulturore.

Por këtë plan duket se nuk e ka pritur mirë kreu i Partisë Demokratike, i cili e ka kauzë të tijë rindërtimin e Teatrit siç ishte.

Përmes Twitter, Lulzim Basha shkruan:

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.

10 komente në “Basha reagon ndaj premtimit të Ramës për rindërtimin e teatrit: Je burracak, ordiner, hajdur dhe lakuriq. Do të fshehësh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve”

  1. Aleks says:

    Pusho Lyrzime. Mjaft se na hape barkun! Idiot

  2. Johani says:

    Po lylysh vetem ti dhe kriminelet keni te drejte te beni çfar doni,protestove edhe per lazaratin,edhe per kendin e lojrave edhe per astirin ,shkaterrove çdo gje sa ishe ne pushtet,tash kur fale zotit ske asnje pushtet pos poshtersite tuja vazhdo shaje e fyeje si çdo her se shqiptaret ta tregojne vendin si deri me tash.

  3. Keqardhje says:

    Z. Basha!
    Kundes kur komenton me terma te tille! Rama e tha sot vete pse eshte futur dhe qendron ne politike! Dhe mu duk krenar per veten e vete!
    Do te thote qe ai nuk eshte ne politike me tutor si puna jote dhe se nuk eshte ne politike per te fshire mutrat dhe krimet e te tjereve si puna e Rr. Kombit, si firma per vjedhjedn e detit kudo, si mbulimi i vrasjes se 4 qytetareve shqiptar ne 21 Janar! Tek te gjitha keto ti perdoresh, dhe personalusht te quaj viktim. Mirpo kjo s’ ndihmon shume, sepse tregon munges karakteri dhe burrenie!

  4. Julian Marko says:

    E pidh te semes si erdhen punet , te te akuzoje Luli per vjedhje , kulmi , thua se kaluan 100 vjet nga vjedhja galopante e rruges se kombit , ku vune krahe dhe fluturuan 230milion dollare , per te mos shkuar me mbas ku vjeri i Lul rockes me kompani ne bashkepunim me satrapin Sali dhe te tjere bene baterdine e shekullit , vjeri i Lulit …..dhe Lul gerneta te te akuzoje per vjedhje …….

  5. Niki says:

    Nuk e kuptoj , nje nivel foshnjor i ipa imagjinushem i zotit Basha

  6. O Lul, nderro dicka.. says:

    Perdor gjuhe politikani o kryeopozitar, apo dhe per te folur te jep mesim berisha me kryemadhin

  7. Ed says:

    Ti je thjesht nje CAR!!!

  8. Dean says:

    Lilo?! Betohu këtu para popullit Shqiptar që do e prishësh nga themelet Teatrin që do ndërtoj Rama. Ta dij si Legen se ka të bëj me Lul Bashën,Jo llafe.

  9. Jurgeni says:

    O zot ky me kete fjalor kur eshte ne opozite , imagjinojeni tani kete kryeminister.

  10. rexha 10 says:

    GJEJA ME E BUKUR ESHTE KURE SHANE HAJDUTI _HAJDUTIN.PO TI MORE LULUSHE I KE MARE ATIJE VENDI VETEM PER TE LOBUAR KUNDER SHQIPRISE KUSHEDI SA MILIONA.KE BERE EDHE TRADHTI KOMBETARE NE VENDET TE NDRYSHME PER TE MOSE U BERE SHQIPRIJA KANDIDATE E BE.TE PAKTEN DO ISHTE ME E NDERSHME TE THUASH SE SA KA VJEDHUR RAMA ,DHE SA KE VJEDHUR TI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje