Nga Alfred Peza
Kishte vite që punonte për këtë ditë. Të paktën që nga momenti kur i shpalli luftë të hapur mazhorancës socialiste, përmes kthimit të të gjitha dekreteve që buronin prej saj në Parlament dhe Qeveri. Por vetëm tani, pas rrëzimit të godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar në Tiranë, Ilir Meta ia doli që të merte në duart e tij skeptrin e liderit real të opozitës shqiptare.
Atë që nuk e arriti dot kur refuzoi të firmoste emërimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, shkarkimit të Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe emërimit të Gent Cakajt në vend të tij, Kreu i Shtetit e ka arritur sot.
Atë që nuk e arriti dot, kur çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe firmosur dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit që as nuk u bënë e as nuk u përmendën më, Presidenti i Republikës e arriti pari thirri për një takim në Vilën Nr. 4, liderët e “Opozitës së Bashkuar”.
Atë që nuk e arriti dot as kur paralajmëroi protestën e 8 dhjetorit në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, as kur premtoi nisjen e turit të tij nëpër Shqipëri, e as kur realizoi mitingun e 2 marsit 2020 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, përfaqësuesi i unitetit të popullit tentoi ta realizojë duke keqpërdorur edhe takimet me ambasadorët e huaj.
Mjafton të lexosh njoftimin që qarkulloi pas takimit me Lulzim Bashën dhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare, për ta parë më qartë e për ta kuptuar më mirë këtë zhvillim të ri. “Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për “Opozitën e Bashkuar”,- thuhet në të.
Pra Ilir Meta tani nuk e fsheh më, që pozicionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, e ka zëvendësuar plotësisht me atë të liderit të opozitës. Për aq kohë sa në takim, e ka cilësuar shembjen e godinës së teatrit Kombëtar “si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për “Opozitën e Bashkuar”.
Nëse të njëtën do ta deklaronte Kryetari i Partisë Demokratike, gjithçka do të ishte krejt normale, në fushën e lojës politike. Edhe nëse do ta thoshte përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, apo kushdo drejtues tjetër i partive aleate pjesëmarrësve në këtë takim, përsëri do të ishte e njëjta gjë. Por, kur këtë e thotë vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë këtu ndryshon puna.
Sepse në një shtet demokratik, kur mer përsipër të flasësh edhe për vlerat europiane, ose do të jesh Kryetar i Shtetit, ose do të jesh Kryetar Partie. Ose do të ishe përfaqësuesi i unitetit të të gjithë popullit shqiptar, ose do të jesh vetëm përfaqësuesi i unitetit të popullit opozitar. Ose do të jesh President i Republikës, ose do të jesh lideri i “Opozitës së Bashkuar”.
Por nuk përfundon me kaq. Sepse njoftimi më pas vijon me fjalët: “Presidenti Meta theksoi rëndësinë që “Opozita e Bashkuar” të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Nëse Ilir Meta do të ishte në pozita të tjera me përfaqësuesit e opozitës, e jo ashtu siç ai e ka vendosur përfundimisht veten “de facto”, gjuha “politikisht korrekte” që përdoret në të tilla raste është ajo e inkurajimit, e bërjes thirrje dhe e nxitjes së “Opozitës së Bashkuar”, për të dhënë kontributin e saj në tryezën e reformës zgjedhore.
Siç shihet, edhe në këtë rast Ilir Meta ka përdorur gjuhën e faktit të kryer dhe jo atë të njeriut mbi palët politike. Çka edhe i shkon më shumë me sa duket, pozicionit të tij aktual me këtë grupim politik si lider i saj, pavarësisht se është e papajtueshme me pozicionin e tij zyrtar si Kryetari i Shtetit.
Si çdo e keqe që e ka një të mirë, edhe në këtë rast e mira është se jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se jo Lulzim Basha më, por Ilir Meta vetë është lideri real i opozitës në vend. Ndaj tani duket të jetë thjeshtë çështje kohe, që kjo edhe të formalizohet, pasi të lerë zyrën e Presidentit për të dalë në rrugë, aty ku ndodhet prej më shumë se një viti edhe “Opozita e Bashkuar”.
Po pse publikoni shkrimet e keti palacos Socialist ne emer hajdut ne vepra. Vodhi 1.5 miljon euro . Eshte nje ndyresir produkt i korrupsionit 30 vjecar .
O peza
Po sikur eshte bere nja 2 -3 here deri tani sipas teje meta lider opozite.
Prape o peza
Kaq delenxhinj i dini rilindasit ju.
Meqe ra llafi
Peza ti nga ato 1 milione eurot qe kurseve me rroge 800.000 leke do i investosh te kullat, apo atje eshte vetem lideri global, ju llumrat e tjere sputhni gje????
z.Alfred Peza ra PS ne pushtet vodhe 1 milione euro,ku asnjehere nuk je hetuar nga prokuroria dhe denuar nga gjykata ne burge dhe konfiskimin e pasurise me kete sic jane president,kryeminister,minister,deputet ,kryetar parti politike.., jane hajdut qe kane shkaterruar dhe varferuar vendin dhe popullin?!
Larg qofte te vi ajo dite!
Cfare tragjedia do ishte per demokratet e vertete…..
Ilir Meta eshte kryetari i opozites qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit. Kete nuk njeri ne republiken e shqiperise qe nuk e di kete fakt .
Te vjen te qash vetem kur e mendon…
Ilir Meta HAJDUTI i floririt qe nuk di te ngopet me pushtet…. Sa e TRISHTE…..
Te puthi ne bythe kushtetuten Likja ate te bej
Bravo. Ke kapur thelbin…
Mendoj se do ishte fatkeqesi nese ndodh jo vetem per PD por edhe per te gjithe shqiptaret.
Ne fakt Meta meriton te jete pas hekurave sot
Atehere po do ishte fundi i Shqiperise !!!!!!!!
Perse nuk e shkarkoni hajdutin qe vec president nuk eshte…
E tha bukur rama sot: ai eshte vecse nje komedian
Le te vij ne krye te opozites se lesht do marri vota nga demokratet
META NUKE KA PER TU BERE KURRE LIDERI I OPOZITES, SEPSE ESHTE MESUAR TE HAJE SA MAJTAS ,APO DJATHTAS ,DO TE SHKRIHET FARE DHE DO BEJE NJE PARTI TE RE.ESHTE PS QE NUKE PO DINE ME VEPRU ,EDHE PSE MORI GATI 63% TE VOTAVE DREJTUSI I SAJ RAMA DE FAKTO E BERI PRESIDENTE KRYETARIN E LSI.THUAJ ME MIRE QE SHYQYR QE SHQIPRIJA ESHTE REPUBLIKE PARLAMENTARE ,SE ME VENDOSJEN E ILIR METES PRESIDENTE DO TE KERKONTE QE NE VENDE TE VEZES SE PULES TE BENTE VEZE GJELI.KJO SEPSE KAQE TRU KANE COBANET E MALEVE.PRANDAJ TI ORE MIKU IME I KE SHKRUAJTUR NJA 20 HERE KETO FJALE ,VETEM KE NDRYSHUAR TITULLIN.