Sandër Lleshaj: Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka dhunuar

21 Maj 2020, 21:47Politika TEMA

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, deklaroi në “Ditari” në A2 se policia nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestës së 17 majit.

“Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka patur dhunë. Duhet të dimë diçka, shteti ka ligje dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë përbën vepër penale.

Edhe kundërshtimi i organizuar përbën vepër penale. Individë të caktuar kanë shkuar te policia, kanë vënë dorë mbi të dhe pastaj ankohen se janë shoqëruar. Kur policia kërkon të neutralizojë fizikisht dikë, të ul në tokë dhe të lidh”, tha Lleshaj.

“Nuk mund të ndodhë që çdo person, qoftë student, profesor, akademik, t’i japë vetes të drejtën që sa herë nuk është dakord me diçka, të marrë gurin në dorë. Kjo nuk mund të ndodhë. Në momentin që qytetari godet, e ka humbur të drejtën në raport me policin”, shtoi ministri.

4 komente në “Sandër Lleshaj: Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka dhunuar”

  1. Po Policia ate ka per detyre t´ruajtjen e Rendit me cdo mjet edhe me dhune

    kte e shofin cdo dite TV te Europes o Njerez Mesjetare !
    Perse cfar prisni te bej Policia ne Protesta te dhuneshme ,

    ti ferkoj bythet Damave;
    qe mes presohen para e pas 4-5 qejfllin trapi ne Proteste ????
    hajde TV hajde .

    Jo po te sjelli edhe barrela e tavolina portative me ju bo Masazhe Policia vandaleve

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Sakte e ke ti or mik po ku marrin vesh anadollaket.

  3. V.F.L.P says:

    Pa shko dhe nxit dhune ne vende demokratike si Gjermani,France,Angli e.t.j dhe aty do shikoni si reagon policia.Le te shkoj nje “intelektual” shqipetar te gotas nje polic ne ato shtete dhe ta shikoj sa me kulture do ta haje drurin.

  4. Ministria e L(L)eshit says:

    Po o Lleshaj, se besoj se ka njeri kundershtim me ketë apo ne princip..
    Por problemi eshte mbasi policia ka neutralizuar dike dhe ka arritur ta ndaloj…
    Psh, qe vazhdon edhe nëpër fugona te haj ndonje shpullë e goditje apo ta bej rrugen deri ne komisiariat ne ajer..apo dhe brenda ne komisariat per dhunë te ushtruar ilegalisht dhe jo ligjerisht,
    Ndryshe s’ka si shpjegohet qe te gjithe dalin te nxire prej andej..( i dime ato, u goditen tek lavamani, rreshkiten ne korridor, apo demtuan veten etj,etj)
    Pikërisht ky nuk eshte shteti ligjor,
    S’po thote njeri si eshte ligji dhe se nuk eshte e drejte ajo gje ne terren…
    Dhe pikerisht ketu qendron problemi zbatimit te ligjit, pasi ne Shqiperi te gjitha policite e cdi kohe apo partie mendojne se njerezit e duan me dhune…
    Kjo gje si doktrine dhe nuk e kursejne ate..
    Prandaj Shqiperia ka problene ne te kuotusr dhe zbatuar shtetin ligjor..dhe eshte vite drite larg te te qenit Euope minimalisht nga keto standarte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje