Kryedemokrati Lulzim Basha reagon menjëherë pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, se ka zëra për një marrëveshje sekrete për të sabotuar reformën në drejtësi.
Pak minuta pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu mbështetjen ndaj deklaratës së Kim, Basha ka një akuzë më të drejtpërdrejtë.
Kryedemokrati drejton gishtin nga parlamenti, dhe thotë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.
Ja çfarë deklaroi ambasadorja Kim:
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.
Si iu përgjigj Rama:
“Jam dakort. “Ferri është bosh dhe gjithë diajtë janë këtu”, shkruan Rama duke cituar Shekspirin.
Ke rrezikon reforma ne drejtesi? Bashen,Saliun me familje,Monaliken,Ramen une nuk e di, ndoshta edhe ai,po te kishin hjenat ndonje fakt ja kishin nzjerr deri tani,te vetem skandal qe ja faturojne Rames,eshte per faktin qe doli ne plazhet nudiste,me ate kapen edhe sot,me bolet e Rames.Kurse ata dinozauret e politikes Shqiptare,rrezikojne shume.Akuza qe i bejne ata Rames,eshte qe nuk ra dakord me ata per te bere nje fare amnistie.Kjo eshte e gjitha.Teatri,Astiri,studentet, qe kane qene protesta per shqetesime te verteta ne fillim,deri ja ja vidhnin monalikja me cirakun e Saliut,te gjitha jane prerekste per te bere rremuje,rremuje qe fashistet shqiptaret me dyshen monalikja e Sali beu,kercenojne nderkombetaret me destabilizim.Jo me kot shkojne takojne Albinin,ne nje periudhe shume te keqe per Kosoven,qe te mund te shantazhojne nderkombetaret,qe ta mbyllin gojen,dhe te pranojne,si e kan bere shume here,edhe ndryshimin e reformes.Une do te doja,qe Amerika,jo vetem ne permjet ambasadores,ti beje publike,emrat e atyre qe nuk i lejon te hyjne ne Amerike,dhe ta beje te qarte,publikisht,kush po kerkon ndryshimin e reformes.Ne qofte se SPAKU,NUK ARRESTON PA HUMBUR KOHE,SHKAKTARET E KATRAHURES QE PO AFRON,ATEHERE,KEMI MARRE FUND,persona qe i kane bere deme kolosale shqiperise,dhe aktualisht me nje rrezikshmeri publike shume te larte ,duhet tu hiqet mundesia ,qe te mund te veprojne e te krijojne rrezikshmeri,dhe kjo behet vetem nepermjet arrestimit te tyre, por edhe qe te mund te hetohet normalisht.