Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me betimin të tre prokurorëve të SPAK te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Me anë të një mesazhi në tëitter ambasadorja Yuri Kim u ka uruar suksese prokurorëve të rinj të SPAK, ndërsa thekson se progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi.
“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta për promovimin në Prokurorinë e Posaçme. Progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpjetohet hap pas hapi. Presim SPAK”, shkruan ambasadorja Kim.
Populli te shikosh sa e pret SPAK-un,znj ambasadore..!!!!!!
Mos u mundo kot zonja ambasadore , nuk ka per te ndodhur asgje , mos shpreso kot , jane te bashkuar te gjithe majtas dhe djathtas kunder drejtesise se re nuk do kete perendi ti caje , eshte fare e thjeshte dhe ska asgje te komplikuar ne mes , jane te gjithe te njollosur kush pak e kush deri ne fyt. Nuk u intereson asnjerit te krijohet dhe te funksionoje drejtesia e re ,prandaj te gjithe luajn theater , dhe besome , jane aktore te shkelqyer ………