ABSURDI: Aleanca për Teatrin transformohet në Lëvizjen për të hequr vettingun dhe ONM nga Kushtetuta

21 Maj 2020, 19:12Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Që beteja për Teatrin ishte politike, kjo dihej që kur nisi para 20 vitesh.

Madje ajo nuk ka qenë betejë PS-PD, por edhe betejë e brendshme politike brenda PS-së që në kohën kur Edi Rama u bë ministër Kulture dhe shpalli idenë për të rrëzuar Teatrin dhe ndërtuar nga e para.

Grupime të ndryshme në PS i shfrytëzonin një pjesë artistësh që ishin edhe të inkuadruar në parti, në këtë përplasje me Ramën.

Ndërkaq, Aleanca për Teatrin, e ngjizur prej dy vitesh, u krijua dhe u forcua si një pol politik pranë Partisë Demokratike tashmë, pasi largoi apo nuk afroi në të artistët që nuk janë të djathtë apo ata që janë të majtë, por të pakënaqur me Ramën.

Madje kohët e fundit, nga ky grupim u larguan edhe mjaft pjesëtarë të njohur, ngaqa siҫ duket hapësira sa vinte edhe ngushtohej edhe si pasojë e sinjaleve që vinin nga opozita.

Në qëndrimet e fundit, grupimi i Aleancës duket hapur që është shumë pranë PD-së, por jo vetëm, ajo po hyn edhe në skutat politike të ekuilibrave të opozitës, kur nga Teatri devijon në ҫështje që nuk duhet të jenë as kauza politike të opozitës që synon pushtet.

Në deklaratën e sotme të Aleancës për Teatrin për shembull, përveҫse sulmohet Rama për prishjen e Teatrit, ky grupim i futet edhe argumentit të Reformës në Drejtësi, ҫ’ka dukshëm ngjan me reagimet e disa grupeve të interesit të opozitës, me të cilët duhet të thuhet se edhe Lulzim Basha ka ruajtur distancimin social.

“Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë, dhe tani po rrezikohet të mbetet edhe pa gjykata apeli. ‘Reforma në drejtësi’, pavarësisht qëllimeve e motiveve me të cilat nisi, është sot një dështim total! Ajo jo vetëm nuk ka fuqizuar qytetarët, por ka hequr çdo kontroll ndaj abuzimeve të Kryeministrit”.

Pasi bën thirrje për një koalicion për të rrëzuar “diktaturën e Edi Ramës”, kjo aleancë shkon edhe më tej kur kërkon:

– Shfuqizimin e të gjitha amendamenteve të Kushtetutës të kryera pas vitit 1998;

– Hartimin e një kushtetute të re, të mbështetur në parimet e demokracisë direkte.

Pra nga Aleancë për Teatrin, kjo tashmë është kthyer në një aleancë kundër reformës në drejtësi, pasi kërkon në mënyrë të qartë që jo vetëm të rrëzohet Edi Rama, por edhe Kushtetuta apo edhe ndryshimet që nuk i ka kryer kryeministri aktual.

Që nisin që me ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 2005, e deri në ndryshimet e vitit 2007, 2008, të vitit 2013, e në fund ato të vitit 2016 për Reformën në Drejtësi.

E në dy kërkesat e fundit, duket se ky grupim nga Basha po i afrohet më shumë Metës, i cili pritet që të lanҫojë një forcë të re populiste, ku kërkon hartimin e një Kushtetutë të re që ka të përfshirë “demokracinë direkte”.

Një term abstrakt i përdorur rëndom vitet e fundit nga forcat populiste në Europë, të cilët kur erdhën në qeverisje, ju kthyen sërish normalitetit të demokracisë përfaqësuese.

Megjithatë, të gjitha ndryshimet që duhen apo duan mund të vlejnë, por e pakuptueshme është se përse Aleancës për Teatrin i duhet shfuqizimi i Reformës në Drejtësi, duke qenë se është një aksion politik i mbështetur fort nga SHBA dhe BE.

Nëse ka kontestime për mënyrën e zbatimit të reformës, ok mundet që të kërkohej një largim i njerëzve në Gjykata apo prokurori, por duket e ҫuditshme përse kërkohet ndrysyhimi i pjesës së Kushtetutës që ka garantuar vettingun dhe ONM-në…

20 komente në “ABSURDI: Aleanca për Teatrin transformohet në Lëvizjen për të hequr vettingun dhe ONM nga Kushtetuta”

  1. Troshani says:

    Kjo pune dai ku te dal,e nisem ,bejme formulen K C K

    1. Doni says:

      O ju dhjeft populli Shqipetare juve kriminelave dhe kryehajdutave te PD-LSI. Leshin ne burg do merni ta keni te sigurt.

  2. patjeter do heqim te gjitha ,

    as Prokurore e Gjykate sdo ket mo ,
    dhe ju te turreni e kafshon cdo Bole ne Xhiro
    ptuuuuuuuuuuuuuuuu surrat mut
    qen e hajdut .
    e pat tani se kush jae kta ,lehsit e bythecit basha ?
    ktyre ju do shkerdhy fara ,po lleshi s’eshte nga ata cuna
    tja fusi hune e bath ktyre

  3. ppa says:

    Ne fakt, me sa ndoqem ne mitingun e djeshem pati edhe disa shfaqje qe shkonin edhe kunder Bashes; dikush shtroi nevojen e nje force politike kunder gjithe establishmenti aktual (kjo kuptohet qe dobeson opoziten e drejtuar nga Basha); edhe prania e nje perfaqesueseje muslimane ishte nje nuance kunder Bashes, kur dihet qe Kosova, Maqedonia, Bosnja apo Ballkani, kane edhe frymezime muslimane. gje qe nuk shihet mire nga Perendimi; pra ne pergjithesi, keta aktore te rinj, kane per ta bere me te veshtire “sallaten” e perfaqesuesve te PD ne zgjedhjet e ardhshme, qe po ti shtosh edhe garnituren pikante te LSI , do e bente gjellen e ofruar nga opozita me pak oreksndjellese.

  4. ndue says:

    Kjo eshte nje organizate plerash qe duan te ngjallin PD dhe LSI.

  5. p.m.p. says:

    NDIQINI PAS O POPULL, SEPSE XHENERIKET E TEATRIT NUK J´UA PASKAN ME HILE! HAJDE POLITIKE QESHARAKE ME KLLOUNA HAJDE.

  6. shoku says:

    Me sa duket kembes se ujkut i ra milli . Populli thot se dobici nje dite do dali ne shesh..

  7. mik says:

    Edhe nje njeri qe per here te pare ka degjuar mbi shembjen e teatrit diten qe ndodhi fakti, i ban pyetjr vetes : Pse e gjith kjo propogande, e gjithe kjo zhurme per me i dhane te drejte shkaterrimit te teatrit ?!
    Nqs prishja e teatrit ishte nje veprim i drejte, atehere e drejta mbron vetveten, nuk ka nevoje qe brenda 5 ditesh te shkruhen qindra artikuj, e te mbahen fjalime poshte e perpjete deri ne Parlament, per me i mbush mendjen njerzeve se prishja e teatrit ishte e justifikueshme !! Vete fakti i zhurmes qe bahet nga te dyja palet, tregon se asht ba nje padrejtesi, perndryshe pse pretendohet me mbrojte diçka qe ne vetvete asht e drejte.
    Çdo gja qe shkaterrohet me dhune te pa-nevojshme, nuk ka si te jete e drejte. Aq ma teper ne 4 e gjysem te mjesit.
    PS : E verteta e ketij artikulli asht pordh me rigon.

    1. Atdhetar says:

      Nqs e verteta mbron vetveten atehere edhe aleanca per pd nuk kish pse shpallte teatrin toke te xanun dhe te mos lejonte artistet e vertete te teatrit, per 2 vjet e gjysem, jo te benin shfaqje aty por as te hynin te merrnin gjerat e tyre personale apo kostume per ti perdorur ne shfaqjet e tyre tek arturbina. As nuk do te benin propagande studio me studio qe prej 2 vjet e gjysem, as nuk do te benin mitingje ne kohe pandemie e as nuk do te sulmonin personalisht ne menyrat me te ulta deri edhe Robert Ndreniken, qe pervec nje nga ikonat e aktrimit shqiptar eshte dhe nje nga burrat me te mire qe ka dhe ka patur shqiperia.

  8. XHH says:

    Vetem i uroje ambasadores Amerikane force dhe vendosmeri ne shpartallimin e ketyre maskarenjeve qe gjoja i ha meraku per Teatrine por prblemi eshte ne vend tjeter
    Me cdo kushte duan qe te anullojne reformen ne drejtesi sepse do ti godi shume fort Vepem nos u dorzo se po u dorezove e more me qafe ate popull qe i ka syte tek Amerika

    1. Njeriu says:

      Haha haha, kur bien maskat! Hahahah militantë e mercenarë, nga llumi i shoqërisë që vetëpërcaktoheni dhe intelektualë, por çirreni se ju ka th/dhënë partia. Vetëm në Shqipëri ndodh kaq shpesh që njerëz të vetë-prezantohen si intelektualë, një fenomen i pazakonshën tjetërkund! Pa surpriza ama, s’pritet tjetër gjë nga një shoqëri që nxorri breza të tërë me universitet kafejneve dhe lek me marrë klasën.

  9. Beje shaka says:

    Ca te bejne te shkretet! Kane hallin qe ne kete prag pensioni te futen tek listat e Bashes per Deputet! Por i ka zene frika nga Berisha. Se mos i fut ndonje sterkembsh Bashes dhe …pastaj si dihet! Prandaj duan te krijojne Parti!
    Por me sa duket s kane gje vije!
    Sot ishte fundi! Rama e talli lezetshem s…. me keta, Lulin, presidentin, Qim Peken, por harroi End Bushatin!
    Tos Lubonja ka hallin e lekeve per fjalimet qe mban. Eshte i kushtueshem.

  10. Desada says:

    Nuk e di pse ne keto lloj ptotestash afrohen lloj lloj koqesh. Kane filluar te mbajne fjalime si ne mitingjet elektorale, lu asgje nuk i lidh me kauzen e tyre.

  11. ben says:

    Sikur na the ndonje gje te re.
    Keta aty e kishin hallin qe ne fillim se do u “digjen” shefat nga vetingu.
    Sa per Teatrin: “ajo ishte lojaaaaa” – do thoshte i madhe Ndrek Luca.
    Vetem se ne nuk jemi si ai detari i Ndrekes qe nxitonte te shpetonte komisarin nga fortuna ne det. I kemi lexuar trute e ketyre gomereve si te nje libri te hapur.

  12. ky turi qen ,

    eshte thjeshte nji shkerdhate ne sherbim te atyre
    qe duan ta fundosin Shqiperine .
    Ktu ka vetem nji zgjidhje .
    Rrembeni cte keni dhe shkerdhejauni gjakun ku ti shikoni
    kta bij kurvash Antishqiptare ,ndryshe do vdeisni per buke te gjithe
    ktu do jemi kei me pa cfar ju kan rezervuar kriminelat e Lalzit
    pos i ´dogejm te gjlle kta bij kurvash Shqiperia mori fund

  13. Lel says:

    Keta duhet te kerkojn dhe qe ne kushtetut te sanksionohet qe titullin e fito Tirona

  14. Johani says:

    Ska asgje te keqe qe levizja e turpit rreth teatrit qe te rikthehet ne parti sepse shqiptaret qe e duan vendin fitojne me shume pasi siq edhe dihet shume aktor te saj si budina,babalja,liqi api luci si e ka emrin jane militant te PD-s,andaj une i them budinit vazhdo se si ti edhe shume te tjere Kane fituar trasht e sules si Kreshnik spahiu,apo shume mender kryetar partish qe ne fakt Jane edhe paterica te bashes,si shehu, mediu,vasill duke e disa fazlliq tjer,andaj rruge e mbare ne ferrin tuaj por aman merr edhe mender opoziten qe sot udheheqet me kater kryetar e disa kriminel qe her jane aktor e her regjisor dhe pasi vrasin denojne viktimen.

  15. Ladi says:

    Po sikur….. medek Basha ( Sali vdekja) te mari pushtetin,do u hedhi ndonje kocke zagareve Budineve dhe Liçajve, ta zëmë ministra,zv/ministra apo tenderaxhinj? Se besoj.Ka shume zagar ne radhe para tyre.

  16. Tani says:

    Keta kerkojne podhin e nanes vete. Por cfare aleance traoi eshte kjo.

  17. Sa te thella paskan qene keto pune or italiani Budina dhe hollandezi Lulzim says:

    Kjo Aleanca per teatrin i nxorri kembet. Nuk e paska patur hallin tek teatri, por si te rrezoje kete qeveri dhe te sjelle ne pushtet autoret e 21 janarit, Gerdecit, 97-es, shkaterrimit te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje