Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministri Edi Rama artsitëve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar dhe opozitës jashtëparlamentare që iu bashkuan protestës.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se protesta e vërtetë ishte deri në momentin që mblodhi të gjithë bashkë ata që e donin me të vërtetë teatrin, ndërsa shtoi se me ironi se tani janë “Luli dhe Monika atje për të pastruar vendin nga korrupsioni”.
“Protesta e vërtetë ishte ajo që mblodhi aty të gjithë bashkë dhe kushdo që merrte mikrofonin, nuk kishte një fashë të lajmeve të shpejta.
Naim Frashëri i madh, se ju e dini për atë që ka bërë “Bagëti e bujqësi”, se nuk e dini që ka bërë dhe të tjera. Naim Frashëri është fakt, u sëmur dhe humbi jetën në atë skenë si rezultat i ftomës që nuk e ndali dot që të vazhdonte e të rrinte atje. Këta njerëz shkruan publikisht një peticion ku me nënqeshjen, ja dhe mustaqet që sjellin zërin nga sheshi, i ke dhënë para, në këtë vend blihet gjithkush, korruptohet gjithkush edhe nëse quhet Robert Ndernika, por vetëm Luli dhje Monika janë aty për ta pastruar vendin nga korrupsioni, këta janë të vërtetët.
Të shplashë teatrin nga lart poshtë e nga poshtë lart, sa në breg e sa në kodër, je në barrikadën e rezistencës së një lufte finale të revolucioni, dhe është shumë e thjeshtë, shihini dhe thoni: ky që flet kush është. Teatrin e duan, se larg qoftë të them unë që plaku dixhital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur. Luli është një aktor i lindur, të them unë që nuk do tetarin Ilir Meta, si mund ta them këtë?
Ai është gati të vendosë ballin në Kushtetutë e të bëhet njësh me shqiponjën e të shfaqet mbi një mal të lartë, me Çim Pekën si çantë dhe të na turret të na hajë mëlçinë. Lere pastaj një Budinë e madh edhe një Budinë e vogël, aktorë që pas fjalimit turren të përqafojnë Lulin, këta janë ta pavarur. Për herë të parë kanë informacione sepse po i sheh Luli.
Këta të infiltruar ishin futur në partinë e punës si diversantë, kërkonin skenën, nuk kishte skenë ën atë kohë, ajo ishte skena. Këto vlejnë për t’i thënë njerëzve shihini kush janë këta artistë që flasin. Shyqyr që nuk qe nevoja ta kthenin dhe atë sallë në spital, se aty mund të kishin përballuar koronën ose pacientëve do ja kishin ngrënë veshin miu se ngrënia e veshit atje vjen si rezultat i bashkimit të minjve në revoltë. Në cilin vend në botë miu ishte njëso si artisti popullit? O do i hanin veshin ndonjë pacienti minjtë ose do i kapte ftoma nga nxehtësia“, tha Rama.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka thënë se “Ngrënia e veshit atje ishte rezultat i bashkimit të minjve në revoltë”.
“Artisti luante dramën, miu lëvizte në këmbët e tij dhe u bënte karshillëk figurantëve, o do i hanin veshin, ose do ti kapte ftohma nga nxehtësia, imagjinini sikur të ishte pavijon ajo sallë dhe të kishte pacientë. Dy vjet e gjysmë ajo nuk ishte godina e shtetit por institucioni i shtetit i zaptuar nga këta që u përgatitën nga Partia e Punës dhe më pas ia hodhën. Ëshë ai ai që thotë mamaja më lindi në komunizëm u bëra pionier por unë vendosa do lind me Saliun dhe shokët e tjerë, edhe unë isha sigurisht”- tha ai, duke shtuar se “Kam 21 vjet që e pres momentin ku do pastrohet ajo fushë, jo për të sjellë Fushën kompaninë por për të ndëtuar TK të ri që do të jetë I denjë për ata shumë pak njerëz që shkojnë në teatër e duhet të shtohen”- tha Rama.
Sipas tij, “po të shohësh sa bileta shiten në vend dhe sa I blejnë të njëjtët njerëz, thua po aty e kishin pse nuk e mbushnin, pse nuk ra ai teater nga dalldia e tyre që të shihni të paktën Desdemomën, pse Desdemonën jo, nuk vajti njeri. Ke vajtur ti Ralf se ke shoqëruar ambasadën franceze, dhe ajo ca të bëj i vinte ftesa, kemi kënaqsi tu ftojmë te mustqaqet e cellos dhe vinte e shkreta dhe pastaj ikte e lutej për shpirtin e Molierit”- tha Rama.
Rama vazhdo nderto.Tani per tani nuk krahasohen me ty keto funderrina.Me kete lloj opozite ti rrin te pakten edhe 8 vjet te tjera.Keshtu vazhdo e nderto ,bej rruge e transformo qytete..
Flet Kryetari i minjeve,ai qe mblodhi te gjith gangnsterat,llumin e shoqerise shqiptare e i beri Deputete dhe Kryetare Bashkie!
Mbi treqind kriminele te”rilindjes”jan larguar deri tani nga zyrat shtetrore,falë denoncimit te opozites dhe presionit te
partnereve perendimore.Nje shtet mafioz,rast i vetem ne Bote.
O zigur eshte Edi jo Sala,ti qenke trap po trap i pagdhendur